Në katër vite 2018 – 2021 në Universtitetet Shqiptare janë graduar me gradën Doktor Shkencash 1120 studiues. Nga këta 713 janë gra ndryshe 64% e totalit ndërsa burra janë 36% ose 407 studiues.



Tabela: Numri i të diplomuarve në “doktoraturë ose ekuivalent” sipas gjinisë
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Por në ndryshim me realitetin statistikor sa i përket gradimit në nivelin Doktor, gratë janë më pak të angazhuara si staf akademik në universitete. Këtu burrat kanë mazhorancën me 58.8% ndërsa gratë janë vetëm 41.2% e Stafit Akademik Universitar (vitit 2020). Ndër vite situata e Grave të angazhuara në nivel Akademik si pedagoge apo staf akademik është përmirësuar por ende nuk është në balancim total.



Tabela: Pjesa e grave në mesin e mësuesve të arsimit të lartë dhe profesorëve
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në sistemin e Drejtësisë raporti numerik vijon të qëndroj në favor të burrave, ku viti 2020 shënon 46% e trupave të gjykatave janë zonja kundrejt 54% Burra.



Tabela: Pjesa e grave dhe burrave gjykatës/e
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Një tjetër pozicion në karrierë janë pozicioneve manaxheriale në administratën publike, ku gratë përbëjnë pakicën. Për vitin 2020, vetëm 35% e këtyre pozicioneve ziheshin nga gratë dhe pjesa tjetër nga burrat.



Tabela: Pjesa e grave dhe burrave në pozicione manaxheriale në Administratën publike
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në politikë e konkretisht në nivel Parlamentar, në zgjedhjet e fundit për Deputet Gratë shënuan një fitore me 47 mandate nga 140 deputet që ka kuvendi ku në përqindje rezulton 33.57. Ligji elektoral detyron subjektet të respektojnë diskriminim pozitiv në hartimin e Listave Zgjedhore duke garantuar kandidime të paktën me 30% për grupin gjinor.

Të dhëna më të detajuara janë në Excel-in më poshtë. Balanca gjinore në edukim është një fakt i rëndësishëm sa i takon barazisë dhe mundësi të ekuilibruara për grupet.

Open Data Albania ka publikuar të dhëna në lidhje me Raporte dhe Balanca gjinore në kategorinë Tema Raporte Gjinore apo tema Demografi.

Shkarko excel: Grupet gjinore dhe Karriera në Profile Akademike, Drejtësi si dhe Poste Menaxheriale
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha