Minimumi jetik tregon vlerën që i nevojitet një qytetari ose familjeje (në rastin kur të dhënat merren për familje) për të jetuar një jetë bazike. Vende të ndryshme kanë vlerë minimum jetik të ndryshëm.

Bashkimi Europian për të matur minimumin jetik përdor treguesin  pragu i rrezikut të varfërisë. Pragu i rrezikut të varfërisë llogaritet në vlerën e 60 % të medianit të të ardhurave të ekuivalizuara të disponueshme të familjes.

Të dhënat e marra në këtë artikull janë nga Eurostat, që llogarit këtë vlerë për vendet e BE-së dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shteti në Shqipëri nuk i ka dhënë fuqi ligjore Minimumit Jetik. Nëse Minimumi Jetik do të pranohej me akt ligjor, vetë Shteti përmes skemave publike të mbrojtjes sociale do duhej të garantonte Pensionistët dhe përfituesit e Ndihmës Sociale dhe Ekonomike me të ardhur mujore jo më pak se Minimumi. Në fakt në Shqipëri janë rreth 85% e pensionistëve kryesisht në fshat që e kanë pensionin më të ulët se niveli Minimum Jetik i përllogaritur nga Eurostat për Shqipërinë. Po njësoj përfitues të ndihmës ekonomike (ku familja nuk përfiton në asnjë rast më shumë se 8000 lekë) janë të diskriminuar kundrejt nivelit të Minimumit të përllogaritur nga Eurostat për Shqipërinë.

Përsa i takon vendeve të BE-së, vendi me nivelin më të lartë të minimumit jetik për vitin 2021 është Luksemburgu, me një vlerë 2 124 euro/muaj për individ. Vendi i dytë me kufirin më të lartë të minimumit jetik të matur në formën më lart është Danimarka me vlerën 1 604 euro/muaj. Pasojnë Holanda, Irlanda, Austria e me rradhë.

Vendet me vlerën më të ulët të minimumit jetik brenda familjes Europiane janë Rumania (242 euro/muaj), Bullgaria (258 euro/muaj), Hungaria (331 euro/muaj).

Mesatarja e minimumit jetik për të gjitha vendet e BE-së të marra së bashku është 869 euro/muaj për vitin 2021.



Tabela: Minimumi jetik në vendet e Bashkimit Europian, për vitin 2021
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vlera e minimumit jetik dukshëm është rritur vit pas viti 2012 deri 2021, çka tregon se janë rritur kostot e jetesës minimale. Konkretisht mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2012 shënon vlerë të minimumit jetik 679 euro/muaj ndërsa në vitin 2021 shënon 869 euro/muaj, rritje me 28%  të kostove të jetesës.



Tabela: Minimumi jetik i vendeve të BE-së përgjatë viteve 2012 – 2021 (Euro/muaj)
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Trendi rritje vjetore e minimumit jetik, tregon se shumica e vendeve të BE-së kanë pësuar rritje përgjatë 2021. Për një pasqyrim sa më të saktë të realitetit në shqyrtim është marrë ecuria dy-vjeçare. Kjo pasi viti 2020 ka një sërë problematikash me fillimin e krizës së shkaktuar nga Covid 19, duke çuar në recension ekonomitë. Vendet me thellim dy-vjetore më të madhe të minimumit jetik brenda BE-së janë Lituania (27%), Rumania (25%) dhe Bullgaria (22%). Vendet me normën më të ulët të rritjes dy-vjetore janë Franca (1%), Italia dhe Finlanda (2%).



Tabela: Rritja vjetore dhe dyvjeçare e minimumit jetik në vitin 2021, për vendet e BE-së
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përsa i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor, Eurostat ka filluar matjen e këtij indikatori në periudhë më të vonë kohore. Për Shqipërinë në web faqen e EUROSTAT gjejmë të dhëna të llogaritura pas vitit 2017. Për vitin 2020, vlerën e minimumit jetik më të lartë e ka Mali i Zi, me 196 euro/muaj për individ. Vendi i dytë me kufrin më të lartë është Serbia me 187 euro/muaj për individ. Pason Maqedonia e Veriut me 149 euro/muaj për individ. Pastaj vjen Shqipëria me vlerën 126 euro minimum mbijetese për individ. Kosova nuk ka të llogaritur këtë indeks për vitin 2020, por për vitin 2018 e ka pasur në nivelin 103 euro/muaj për individ. Eurostat nuk llogarit këtë tregues për Bosnje-Hercegovinën.

Ky tregues për 2020, përcakton se një shtetasi shqiptar rezident në Shqipëri përgjatë një muaji i nevojiten të paktën 126 euro/muaj për të bërë një jetë bazike.



Tabela: Vlera e minimumit jetik, vende të BE-së dhe BP-së, 2020
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Minimumi jetik për vendet e Ballkanit Perëndimor (Euro/muaj)
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Jetesa është shtrenjtuar në vend pasi në 2017 ky minimum përllogaritej nga Eurostat në vlerën nga 88 euro/muaj. Rritja në 126 euro/muaj në vitin 2020 do të thotë që për këdo që jeton në minimume varfërie pamundësia është thelluar me 43%. Rritja e Asistencës ekonomike, Pensioneve dhe Ndihmës për 2017 deri 2020 do duhej të ishte me të njëjtin nivel.



Tabela:Rritja vjetore dhe dyvjeçare e minimumit jetik në vitin 2021, për vendet e Ballkanit Perëndimor
Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: EUROSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rreth 85% e pensionistëve shqiptarë jetojnë në minimumin jetik që ka përllogaritur Eurostat për Shqipërië. 10% e falimjeve jetojnë në ekstreme. Të dhënat janë zyrtare nga Intituti i Sigurimeve Shoqërore për Mbrojtjen Sociale. Qeveria refuzon ta njohë me ligj Minimumin Jetik pasi kjo do ta detyronte të rriste Pensionet dhe Ndihmën Ekonomike. Janë 576 000 Pensionist (85% e pensionistëve në vend) dhe 61 445 Familje që jetojnë nën nivelin e minimumit jetik prej 126 euro për frymë ose 15 586 lekë (kursi 2020). Fakti që 85% e pensionistëve marrin më pak se minimumi jetik i përllogaritur nga EUROSTAR bëhet i ditur në dokumentin e Qeverisë Shqiptare që shoqërojnë ndryshimet e Buxhetit të Shtetit për vitin 2022 Mars, njohur si Paketa e Rezistencës Sociale. Ndërsa numri i familjeve me ndihmë ekonomike prej 61 445 Familje është publikuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bashkë me faktin se ndihma ekonomike për familje pa të ardhura është nga 2 108 Lekë deri 7 689 Lekë në rastin që familja ka 6 apo më shumë anëtarë. Me këta indikator të minimumit jetik dhe të shtresave individ dhe familje që jetojnë në këto limite duket se Shqipëria është nga vendet më të varfra të Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Për këto të dhëna kanë punuar data analist pranë Open Data Albania I. Brasha, B. Lesi dhe G. Rruci

Metodologjia e përdorur për të ekuivalizuar të ardhurat e disponueshme, metodologji që përdoret nga EUROSTAT është si më poshtë: 1- Të gjitha të ardhurat e familjes, të ardhura nga çfarëdo lloj forme mblidhen dhe hiqen të gjitha taksat dhe detyrimet ndaj të tretëve duke ngelur në fund vetëm të ardhurat e disponueshme Neto. 2- ekuivalizimi bëhet duke pjesëtuar vlerën totale të të ardhurave neto me numrin e ekuivalizuar të anëtarëve të familjes. Anëtarët e familjes llogariten si më poshtë: anëtari i parë madhorë ka koeficientin 1, anëtarët e tjerë madhorë (mbi 14 vjeç) kanë koeficientin 0.5, kurse anëtarët e tjerë kanë koeficientin 0.3. Këta koefiencientë mblidhet dhe pastaj kjo shumë i pjesëtohet totalit të të ardhurave neto të familjes. Në fund ajo që rezulton është kufiri i rrezikut për të qenë i varfër, që cilësohet në disa raste edhe si minimumi jetik.

Shkarko excel: Minimumi Jetik, qasje krahasuese, vende të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha