Në vitin 2021 rezultojnë të regjistruar në universitete 123 880 studentë, nga të cilët 94 487 (76%) studentë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe pjesa tjetër, 29 393 studentë në institucionet e arsimit të lartë jopublik.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërkaq, në vitin 2021 janë diplomuar 32 690 studentë, ndër të cilët 24 402 (75%) në IAL publike dhe 8 288 (25%) në IAL jopublike.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në total regjistrimet në Arsimin e Lartë dhe Universitar kanë rënë në harkun 2021 e krahasuar me 2016. Institucionet Publike kanë shënuar 19 % më pak regjistrime në vitit 2021. Ndërkohë Institucionet dhe Universitetet jopublike kanë shënuar rritje të numrit të regjistrimeve për 2021 me 20%. Në total për Arsimin e Lartë Universitarë, regjistrimet në këtë hark kohore 2016 – 2021 kanë rënë më 12%.



Tabela: Numri i studentëve të regjistruar në universitet publike dhe private në vitet 2016-2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2016 të regjistruarit në arsimin e lartë publik përbënin 83% të totalit ndërsa në vitin 2021 përbëjnë 76%, duke sjellë kështu një rritje të peshës së institucioneve të arsimit jopublik në vend.



Tabela: Përqindja e studentëve të regjistruar në universitet publike dhe private në vitet 2016-2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

I njëjti trend qëndron për numrin e të diplomuarve,  në vitin 2021, krahasuar me vitin 2017 janë diplomuar në arsimin Publik të Lartë 12% më pak. Për të njëjtën periudhe diplomat në Institucione të Arsimit të Lartë dhe Universitarë jo publike janë shënuar rritje me 10%. 



Tabela: Numri i studentëve të diplomuar në universitet publike dhe private në vitet 2017-2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Universiteti i Tiranës ka numrin më të lartë të studentëve të regjistruar për vitin 2021, me 24% (23 140 student) të totalit të të regjistruarve.

Pason sa i takon numrit të të regjistruarve Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 21% (19 654 student) të totalit të regjistrimeve. Universiteti Politeknik renditet i treti me 15 285 studentë (16%).



Tabela: Studentë të regjistruar në universitetet publike, 2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Edhe në numër diplomimesh për vitin 2021, Universiteti i Tiranës renditet i pari me 8 229 studentë ose 34% të totalit të të diplomuarve në institucionet e arsimit të lartë publik.  Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan pason me 2 552 (10%) studentë të diplomuar. Përsa i takonte numrit të regjistrimeve në universitet, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” ishte i renditur i katërti.

I treti me numrin më të lartë të të diplomuarve për vitin 2021 është Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, me 2 349 (10%) të diplomuar.



Tabela: Studentë të diplomuar në universitetet publike, 2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, shënon rënie prej -53% në diplomime për vitin 2021 krahasuar me 2016. Universiteti Bujqësor i Tiranës ka -48% më pak të regjistruar, i ndjekur nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan me -33%.

Regjistrimet janë rritur në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës me rritje 123%, Universiteti i Sporteve me rritje 15%, Universiteti Politeknik me rritje 7%, dhe  Universiteti i Arteve Tiranë me rritje 2%.



Tabela: Studentë të Regjistruar sipas Universiteve, Ecuria 2016 – 2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Analiza në bazë të numrit të të diplomuarve tregon se Universiteti “Fan S.Noli” Korçë po nxjerr më shumë të diplomuar se më parë. Gjithashtu, Universiteti i Arteve, Universiteti i Sporteve dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, kanë nxjerrë më shumë të diplomuar në vitin 2021 kundrejt  2016.

Nga ana tjetër, universitetet që kanë shënuar më pak të diplomuar janë Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë (-32%), Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan (-32%) dhe Universiteti i Tiranës (-19%)



Tabela: Te diplomuar sipas Universiteteve Publike ecuria 2017 – 2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Institucioni “Albanian University” ka numrin më të madh të Studentëve në Universitete Jo Publike për 2021, konkretisht 3 849 studentë, ose 13% e totalit për institucionet jopublike. Pason me 12 % (3 500) e student janë të regjistruar në Universitetin Europian të Tiranës, e në vend të tretë është Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë me 11% rreth 3 089.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

E njëjta tendencë vërehet edhe tek numri i të diplomuarve. 18% e të diplomuarve në IAL-të jopublike në vitin 2021 janë diplomuar në Alabnian University, 14% në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe 13% në UET.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ulje të numrit të studentëve të regjistruar kanë pësuar: Albanian University (-45%); Kolegji Profesional i Tiranës (-21%); Kolegji Universitar Logos (-19%); UET (-17%); Kolegji Universitar Bedër (-15%); dhe University NEW YORK, Tirana (-2%)



Tabela: Ecuria e numrit të studentëve të regjistruar sipas universiteteve jopublike, 2016-2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Ecuria e numrit të studentëve të diplomuar sipas universiteteve jopublike, 2016-2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tkurrja e Numrit të Studentëve në vend mesa duket prek universitete Publike apo Shtetërore, ndërkohë që tregu privat i studimeve universitare shënon rritje të numrave në regjistrime.

Shkarko excel: Regjistrime dhe të diplomuar sipas universiteteve publike dhe private 2016 deri 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha