Open Data Albania po hulumton në lidhje me Aksionerët e Bankave të Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë. Bankat e Nivelit të Dytë, janë shoqëri që ushtrojnë veprimtari  në bazë të Ligjit nr. 9662 / 2006 Ligji për Bankat në Republikën e Shqipërisë. Ato licencohen nga Banka Qendrore.  Aksionarët e këtyre shoqërive, të licensuara si Banka, mund të jenë persona/subjekte juridik ose individë që zotërojnë aksione si pjesë e kapitalit të bankës.

Në datën 31 janar 2023, numri total i aksionerëve bankar, persona individë dhe juridik është nëntëdhjetë. Prej të cilëve, 21 janë persona juridik dhe 69 aksioner janë individë.

Kapitali total i aksionarëve persona juridik të Bankave të Nivelit të Dytë arrin vlerën 85.3 miliardë lekë në 31 janar 2023 dhe përbën rreth 91.7% të totalit të kapitalit bankar. Vlerën më të lartë të kapitalit e ka shoqëria turke Çalik Holding Anonim Sirketi, me 32.3 miliardë lekë, e cila është aksionar i vetëm i Bankës Kombëtare Tregtare BKT. Kapitali i zotëruar nga Çalik Holding A.S. përbën rreth 35% të totalit të kapitalit bankar dhe rreth 38% të kapitalit total bankar të zotëruar nga subjektet juridike. Në vend të dytë për peshën më të lartë në kapitalin total qëndron aksionari austriak i Bankës Raiffeisen, Raiffeisen SEE Region Holding GmbH, me vlerë kapitali rreth 15% të totalit të kapitalit bankar dhe rreth 17% të totalit të zotëruar nga subjektet juridike. OTP Bank Nyrt, banka Hungareze, aksionar i vetëm i Bankës OTP Albania, rezulton në vend të tretë për peshën më të lartë në kapitalin total bankar prej rreth 7% (6.7 miliardë lekë), dhe përbën rreth 8% të kapitalit bankar të zotëruar nga subjektet juridike.



Tabela: Bankat e Nivelit të dytë, Aksionar Juridik dhe Kapital date 31 janar 2023
Burimi: QKB, Ekstraktet për secilën Bankë; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shoqëri të tjera aksionare me një vlerë kapitali mbi 5 miliardë lekë janë edhe Balfin – Balkan Finance Investment Group, shoqëri shqiptare dhe aksionar i vetëm i Bankës së Tiranës; Pro Credit Holding AG, shoqëri gjermane dhe aksionar i vetëm te Banka ProCredit; Intesa Sanpaolo S.p.a, shoqëri italiane dhe aksionar i vetëm te Banka Intesa Sanpaolo Albania. Subjekti juridik me kapitalin më të ulët është Saudi Brothers Commerce Co, aksionar i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë me kapital rreth 9.2 milion lekë.



Burimi: QKB, Ekstraktet për secilën Bankë; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: QKB, Ekstraktet për secilën Bankë; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndër 21 aksionar juridik të bankave tregtare, 9 prej tyre janë subjekte të huaja me vlerë kapitali prej 68.5 miliardë lekë që përbën rreth 80% të totalit të kapitalit të subjekteve juridike.  Aksionar subjekte të regjistruara në Shqipëri, edhe pse në mazhorancë në numër, zotërojnë vetëm 20% të kapitalit total të kontrolluar nga subjektet juridike, me vlerë rreth 16.8 miliardë lekë.



Burimi: QKB, Ekstraktet për secilën Bankë; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Aksionarët individë zotërojnë 8.3% të totalit të kapitalit bankar. Nga 69 aksionar individë për bankat tregtare, vetëm tre prej tyre kanë shtetësi të huaj.

Individi me kapitalin më të lartë është Renis Tershana, aksionar i Bankës Credins, me vlerë kapitali rreth 2.1 miliardë lekë. Ky kapital përbën 27% të kapitalit total bankar të zotëruar nga individët dhe 2.2% të kapitalit total të tregut bankar. Aleksandër Pilo, aksionar po i Bankës Credins, është i dyti për vlerë më të lartë kapitali, prej rreth 882 milion lekë, që përbën 11.5% të kapitalit bankar të kontrolluar nga individët dhe rreth 1% të totalit të kapitalit bankar. Në vend të tret rezulton Kristina Pilo, aksionare e Credins Bank me një vlerë kapitali rreth 567 milionë lekë dhe që përbën 0.6% të totalit të kapitalit bankar dhe rreth 7% të kapitalit bankar të kontrolluar nga individët.



Tabela: Bankat e Nivelit të dytë, Aksionar Individë dhe Kapital date 31 janar 2023
Burimi: QKB, Ekstraktet për secilën Bankë; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: QKB, Ekstraktet për secilën Bankë; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të tjerë aksionar individ me vlerë kapitali mbi 100 milionë lekë janë Monika Milo, Emi Santo, Egi Santo, Maltin Korkuti, Elisabeta Hysi, Petrit Kasapi, Anyla Kasneci, Elena Haxhiymeri, Lefter Sallata, Shefki Doma dhe Ashim Doma. Individi me vlerën më të ulët të kapitalit është Gjergj Bushati, aksionar po i Bankës Credins, me një vlerë prej 1.2 milionë lekësh.

Ndër totalin e aksionarëve individë të tregut bankar, 32% janë të gjinisë femërore dhe 68% janë meshkuj. Kapitali total i zotëruar nga femrat arrinë vlerën 2.3 miliardë lekë, rreth 29% të totalit të kapitalit të zotëruar nga aksionar individë. Kapital aksionar më të lartë nga individët e gjinisë femërore ka Kristina Pilo, aksionare e Bankës Credins me vlerë kapitali rreth 567 milionë lekë.



Burimi: QKB, Ekstraktet për secilën Bankë; Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Individët e huaj, zotërojnë një kapitali me vlerë rreth 32.5 milionë lekë, që përbën vetëm 0.5% të kapitalit total të kontrolluar nga individët.

Për çdo shoqëri financiare banka të nivelit të dytë që operojnë në vend, në portalin e hapur dhe të aksesueshëm Open Corporates Albania, rubrika Shoqëri Financiare Banka, funksionon një pasaportë e tyre, e mirëstrukturuar për themelimin, objektin e veprimtarisë, aksionarët ndër vite, origjinën e kapitalit, çështjet ligjore, performancën ekonomike dhe dokumentat kryesore. Databaza gjithashtu jep dhe informacion në lidhje me pagesat që kanë përfituar këto banka tregtare nga buxheti i shtetit.

Shkarko excel: Aksioner në Banka të Nivelit të Dytë, Individë dhe Subjekte Juridike 31 Janar 2023
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli