Në vitin 2022 në Sektorin Bankar, banka tregtare të nivelit të dytë punojnë 6 737 punonjës (gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë). Krahasuar me 2018 në tërësi numri i të punësuarve në sektor është rritur me 8%. Aktualisht janë njëmbëdhjetë Banka Tregtare aktive. Numri total i të punësuarve në banka në 5 vjeçarin e fundit është rritur në secilin vit. Përjashtim bën viti 2018, i cili numëron 650 punonjës më pak krahasuar me vitin 2017. Ky reduktim erdhi si shkak i reduktimin në numrin e bankave që operojnë në vend. Në korrik 2018 Banka Amerikane e Investimeve bleu Bankën NBG Albania dhe në shtator 2018 Banka Veneto u përthith nga Banka Intesa Sanpaolo Albania. Rritjen më të lartë shënon viti 2020 me 191 punonjës më shumë krahasuar me vitin paraardhës.



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim punësimin në secilën bankë, në dhjetor 2022 Raiffeisen rezulton me numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin bankar, me 1 275 punonjës, që përbëjn rreth 19% e totalit të të punësuarve në bankat e nivelit të dytë. Në vend të dytë qëndron Banka Credins me 1 052 të punësuar (16% e totalit), pasuar nga Banka Kombëtare Tregtare me 979 të punësuar (15% e të punësuarve total). Banka me peshën më të ulët në totalin e të punësuarve në sektorin bankar në 2022 rezutlon Banka e Bashkuar e Shqipërisë me vetëm 90 të punësuar.



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në një krahasim me 2018, shohim që Banka Kombëtare Tregtare nga banka me peshën më të lartë në punësim, në 2022 ka kaluar në vendin e tretë. Banka Raiffeisen dhe Banka Credins, që në 2018 rezultonin përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë, në 2022 janë ngritur me një pozicion.



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Me zgjerim të përvitshëm të stafit rezultojnë Banka Credins, Banka e Parë e Investimeve dhe Banka OTP Albania. Zgjerimin më të lartë krahasuar me vitin paraardhës shënon Banka OTP Albania, në 2022 me 339 punonjës më shumë krahasuar me vitin 2021. Ndërsa shkurtimin më të lartë të stafit shënon Banka Kombëtare Tregtare në 2019 me 339 punonjës më pak, krahasuar me 2018. Në pesë vite bankat kanë rreth 8% më shumë staf (493 punonjës më shumë në sektorin bankar). Me shkurtim të stafit rezutlojnë Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka ProCredit, përkatësisht me 313 dhe 16 punonjës më pak. Ndërsa të gjitha bankat e tjera rezultojnë me zgjerim të stafit. Me zgjerimin më të lartë rezulton Banka OTP Albania me 399 punonjës më shumë, pasuar nga Banka e Parë e Investimeve me 242 punonjës.



Tabela: Numri i të Punësuarve sipas Bankave 2018 dhe 2022
Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndryshe nga punësimi, numri i degëve të këtyre bankave tregtare shfaqet rënës. Me përjashtim të vitit 2021, në secilin vit numërohen më pak degë se në vitin paraardhës. 2018 është viti me reduktimin më të lartë të numrit të degëve, duke numëruar 56 degë më pak se në 2017. Në pesë vite sektori i bankave të nivelit të dytë është tkurrur rreth 6.4%, konkretisht me 27 degë.



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Numërohen 396 degë të bankave të nivelit të dytë në fund të 2022. Për numrin më të lartë të degëve, kryeson Banka Raiffeisen, me 74 degë, rreth 19% të totalit. Në vend të dytë qëndron BKT me 64 degë, pasuar nga OTP Albania me 61 degë dhe Credins me 50 degë. Me numrin më të vogël të degëve, rezutlon Banka e Bashkuar e Shqipërisë me vetëm 6 degë.



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim numrin e degëve sipas bankave, në 5 vjeçarin e fundit rezulton se tre bankat më të mëdha të sektorin bankar të nivelit të dytë janë në proces tkurrje të numrit të degëve. Banka Kombëtare Tregtare, me numrin më të lartë të degëve në 2018 prej 93 degësh, në fund të 2022 rezulton me 30 degë më pak. Banka Credins 8 degë më pak në 2022, krahasuar me vitin 2018, ndërsa Raiffeisen me 2 degë më pak. Zgjerimin më të madh në numrin e degëve në këtë periudhë shënon Banka OTP Albania, me 26 degë më shumë nga viti 2018. Banka e vetme që ka mbajtur numër të njëjtë degësh në këtë 5 vjeçar është Banka e Bashkuar e Shqipërisë.



Tabela: Numri i degëve të Bankave të Nivelit të Dytë, sipas bankave 2018-2022
Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat për këtë hulumtim janë marrë nga Raportet e Shoqatës Shqiptare të Bankave. Gjithashtu për informacion më të detajuar mbi strukturën e Bankave të Nivelit të Dytë të sistemit bankar në lidhje me themelimin, objektin e veprimtarisë, aksionarët ndër vite, origjinën e kapitalit, çështjet ligjore, performancën ekonomike dhe dokumentat kryesore, mund të aksesoni databazën me të dhëna të hapura Open Corporates Albania.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli