Dyzet e gjashtë përqind e të punësuarve në Shqipëri janë grupi gjinor Gra. Ky indikator është rritur fare pak në vite duke qëndruar në nivele mbi 45%.
Burimi: INSTAT, Kalkulime të Open Data
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nëse shohim punësimin e grupeve gjinore në Sektorë apo Aktivitete Ekonomike sipas nomenklaturës së INSTAT rezulton se gratë kanë 74% të punësimit në Arsim e po aq në sektorin Shëndetësi dhe Veprimtari të tjera sociale.
Të punësuarat gra në aktivitetin e shërbimi në shtëpi përbëjnë 71% të të punësuarve. Gratë përbëjnë mazhorancën e të punësuarve edhe në Aktivitetet Financiare dhe Sigurimit 62%, Industri Përpunuese 61%, Aktivitete të organizatave ndërkombëtare 59%, dhe në Aktivitete të tjera shërbimi 59%.
Burimi: INSTAT, Kalkulime të Open Data
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Krahasuar me pjesën që gratë zinin në punësim sipas sektorëve për vitin 2016, rezulton që pjesa e tyre është rritur në vitin 2021 në sektorin Art, Argëtim dhe zbavitje nga 22% në 39%, në sektorin për Pasuritë e patundshme nga 38% në 43%, në Arsim” nga 69% janë rritur në 74% të punësimit.
Nga ana tjetër rezulton që burrat janë në shumicë në katërmbëdhjetë grup Aktivitete Ekonomike. Industria Minerare me 88% burra dhe 12 % të punësuara gra; ndërtimi me 83% të punësuar burra kundrejt 17% gra janë dy sektorë me prioritet punësimin e burrave ku gratë janë më pak të angazhuara. Me më pak se 30% e punësimit sektorial grupi gjinor Gra janë edhe Furnizimet me Energji Elektrike, Gaz, Avull dhe Ajër i Kondicionuar; aktivitete të kanalizime përpunim mbetje dhe rregullime dhe transport- magazinimi
Gratë përbëjnë 33 % e punësimit të deklaruar në sektorin Bujqësi dhe 39% në administrimin publik dhe mbrojtje.
Thuajse baras janë gratë dhe burrat në Akomodim dhe Aktivitete të Shërbimit dhe Ushqimit. Në nivel 45% qëndron punësimi për gratë në sektorin Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete Profesionale, Shkencore dhe Teknike 47% apo Aktivitete Administrative dhe Shërbime Mbështetëse 48%.
Burimi: INSTAT, Kalkulime të Open Data
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Për sa i përket profesioneve grupi gjinor Gratë mbizotëron në profesione si Punëtore shërbimi dhe e ndihmës, ku 84% e të punësuarve janë gra; Nëpunës zyre, ku 80% e të punësuarve janë gra.
Gratë përbëjnë më shumë sesa 70% të të punësuarve në profesione si Asistentë të specializuar të shëndetësisë 78%, në Mësues si Specialistë të mësimdhënies 77%, si Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme që përbëjnë 77%, si dhe në Punonjës në industri 71%.
Burimi: INSTAT, Kalkulime të Open Data
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Janë shumë pak gra në profesione si Drejtues automjeti dhe punëtorë të makinave industriale 0.1%; Punëtor të punimit të metaleve dhe montimit të makinerive 1%; Profesionist ne elektro teknologji 4%; Nënoficerë dhe të tjerë në forcat e armatosura 10%, Oficerë të forcave të armatosura 17%; Bashkëpunëtorë profesionistë në inxhinieri dhe shkencë 19%.
Në 2016-ën gratë përbënin vetëm 22% të të punësuarve në grup-profesionin Nëpunës, ndërkohë që në 2021 situata ka ndryshuar duke përbërë 80% dhe duke lënë burrat në minorancë.
Gjithashtu, pjesa e të punësuarve gra në Nëpunës të shërbimit të klientëve është rritur me 13 pikë përqindje nga 54% që përbënin në vitin 2016, në 67% në vitin 2021.
Gratë përbënin 34% të të punësuarve si Specialistë ligjor, shoqëror, kulturor, specialist të rendit dhe të tjera të ngjashme në vitin 2016, ndërkohë që në vitin 2021 përbëjnë 45%.
Rritje ka pësuar edhe pjesa e të punësuarave gra në profesionet: Drejtues administrativë dhe komercialë ku nga 34% në vitin 2016 në 43% në 2021, në Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë (nga 29% në vitin 2016 në 38%).
Burimi: INSTAT, Kalkulime të Open Data
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Llogaritjet për të gjetur pjesën e të punësuarve burra dhe gra sipas këtyre kategorive janë bërë nga Open Data Albania sipas metodologjisë së mëposhtme. Të dhënat e pagës mesatare sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve që publikon INSTAT janë përdorur për të gjetur pjesën e grave të punësuar në secilin aktivitet dhe profesion të listuar sipas formulës së mëposhtme:
Ky koeficient proporcioni është përdorur për të gjetur ekzaktësisht proporcionin e grave dhe burrave sipas aktiviteteve dhe profesioneve, sipas formulës së mëposhtme:
Proporcioni i burrave është 1 – proporcionin e grave.
Ndër vite pjesa e të punësuarave gra në total nuk duket që ka pësuar ndryshime të rëndësishme, duke qëndruar në nivelet 45-46%.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha