Ligji për Buxhetin e Shtetit 2023, planifikon 84 918 punonjës buxhetor, 343 buxhetor më shumë se në Planifikimin e fundit me Akt Normativ (Nr 12. datë 29.07.2022) dhe 702 punonjës më shumë se buxheti fillestar për vitit paraardhës 2022. Buxheti i Shtetit 2022 u rishikua katër herë por ndryshime në numër buxhetorësh u shënuan vetëm në ndryshimet e Korrikut.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nga 2018 e në vijim numri i Buxhetorëve është planifikuar me rritje. Nga 81 753 punonjës buxhetor Fillestari 2018 në 84 918 ne Planifikimi Fillestar 2023. Ndryshime brenda vitit në numrin e punonjësve buxhetor të planifikuar, është aplikuar në vitet 2018, 2021 dhe 2022. Vite ku nuk janë shënuar ndryshime gjatë vitit dhe është respektuar planifikimi fillestar për numër punonjësish buxhetor, janë 2019 dhe 2021. Në secilin prej viteve 2019 apo 2021 rritja është aplikuar në buxhetin fillestar të përgatitur në dhjetor. Rritja më e theksuar e numrit të Punonjësve Buxhetor shënohet në Buxhetin Fillestar 2021, rritje me 1 291 punonjës krahasuar me Buxhetin fillestar 2020.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ministritë janë institucionet më të mëdha buxhetore në vend. Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e vartësisë është dikasteri me numrin më të lartë të punonjësve buxhetor, përkatësisht 36.5 % të të gjithë punonjësve buxhetor janë në varësi të kësaj ministrie (31 005 punonjës). Dikasteri i dytë për numër punonjësish është Ministria e Brendshme, me 15 248 ose sa 18% e totalit të punonjësve buxhetor. Pason Ministria e Mbrojtjes me 8 863 punonjës, ose sa 10.4% e Totalit. Vazhdojnë Ministria e Financave dhe Ekonomisë me 6 040 punonjës (7.1% e totalit), Ministria e Drejtësisë me 5 378 punonjës (6.3% e totalit), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 4 338 punonjës (5.1% e totalit).
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shtesat e punonjësve i shohim të lidhura me shkaqe si nevoja për forcim të sigurisë kibernetike dhe zgjerimit të institucioneve të reja pas reformës në drejtësi. Konkretisht Shtesa në Planifikim kundrejt planifikimit të mëhershëm (Akti Normativ nr. 12/2022), kanë pësuar institucione si: Agjencia Kombëtare për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike me 61 punonjës të shtuar; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është shtuar me 35 punonjës; Këshilli i Lartë Gjyqësor është shtuar me 30 punonjës dhe po aq janë shtuar në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit ku përfshihet edhe Byroja e hetimit. Edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka 25 punonjës më shumë, ndërsa Ministria e Financës ka një shtesë me 17 punonjës.
AKCESK apo Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike është institucioni me rritjen më të lartë të numrit të punonjësve për vitin 2023. Nga 24 punonjës që ka në vitin 2022, sipas Buxhet 2022, në vitin 2023 planifikohen 85 punonjës, pra 61 punonjës më shumë. Me qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare, parashikimi ligjor konsideron numër në rritje të ekspertëve dhe punonjësve që do të jenë pjesë institucionit. Institucioni është tashmë në vartësi të Kryeministrit, rregulluar kjo me Ndryshime Ligjore Akt Normativ nr. 18/2022. Në të njëjtin Akt Normativ parashikohet një shtesë page deri 800 000 (tetëqind mijë lekë mbi pagën) për buxhetor si drejtori i përgjithshëm dhe nëpunësit e njësive teknike të AKCESK.
Tabela: Ndryshim Numër Punonjës Buxhetor sipas Institucionit Buxhetor, Buxhet Fillestar 2023 vs AN korrik 2022
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Sipas parashikimeve për Total Vlerë Paga dhe Total Punonjës sipas Institucioneve, mund të përllogarisim pagën mesatare në Institucion. Këtu SPAK dhe Byroja e Hetimit kanë mesataren më të lartë me 240 624 lekë. Në vend të dytë janë po institucione të drejtësisë si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioneri Publik dhe Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me pagë 196 465 lekë. Gjykata Kushtetuese ka një mesatare page mujore për stafin e saj gjyqtar dhe pjesë e administratës prej 160 887 lekë. Pagën mesatare më të ulët e kanë punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, 65 695 lekë; Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, 68 998 lekë.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Trendi sa i takon numrit të buxhetorëve është rritës vit pas vitit. Në këtë parashikim sipas Buxhetit të Shtetit nuk janë listuar disa institucione publike si Banka e Shqipërisë, Instituti i Shëndetit Publik, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Pushteti Vendor etj. Duke mos qenë drejtpërdrejt buxhetor ato nuk listohen në Ligjin për Buxhetin.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha