Në vitin 2022 Paga Mesatare e Punonjësve Publik u rrit vetëm plus 1 571 Lekë. Kjo është rritja me e ulët vjetore për sektorin në harkun kohore 2000 deri 2022 ku rritja mesatarisht  ka shënuar 2 505. Kjo rrije e pagës mesatare sektori shtetërori për 2022 është përllogaritur nga ekipi Open Data Albania duke kalkuluar të dhëna të disponoheshme për punësimin. ndërsa INSTAT nuk ka zbardhur ende pagën mesatare të vitit 2022.

Rritja e pagës mesatare vjetore nominale për vitin 2022 në sektorin publik është më e ulët sesa mesatarja e rritjes vjetore për vitet 2000-2022.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Paga nominale, që do të thotë sasia e parave që secili i punësuar paguhet (e barabartë me pagën bruto). Por Paga Reale është një koncept tjetër ekonomik që mat rritje apo rënie reale. Paga reale është paga nominale e rregulluar me nivelin e ndryshimit të çmimeve. Pra, me ato para që ne marrim, sa të mira mund të blejmë realisht, për shkak të rritjes së çmimeve. Përllogaritja vlerëson se paga mesatare reale në sektorin e punësimit Publik (shtet) në vitin 2022 jo vetëm nuk është rritur por për shkak të rritjes së çmimeve sipas raportimeve zyrtare është zvogëluar. Ky zvogëlim ndodh për herë të parë për Pagën Reale Sektori Shtet që prej vitit 2000. Konkretisht rritja e pagës mesatare në sektorin publik është më e ulët sesa niveli i rritjes së çmimeve, çfarë do të thotë se paga reale është zvogëluar.

Paga reale mesatare në sektorin publik është ulur me minus 4.4% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Kjo do të thotë që punonjësit në sektorin publik mund të blejnë 4.4% më pak të mira (produkte, ushqime dhe të tjera) sesa në vitin 2021, për shkak të uljes së pagës reale mesatare.

Ulje të pagës reale ka pasur edhe në vitin 2016, por ulja ka qenë më masën -0.3%, krahasuar me vitin 2015.

Rritja më e lartë e pagës reale ndër vite është shënuar në vitin 2007, me 14.1%.

Për 23 vite (2000-2022) rritja mesatare vjetore e pagës reale është 4.4%, ndërsa për dhjetëvjeçarin e fundit (2013-2022) rritja shënon vetëm 1.2%.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndryshe nga Sektori i Punësimit Shtet, Privati si sektor ka shënuar rritje me pagën mesatare. Në vitin 2022 paga mesatare vjetore për punonjësit me pagë në sektorin privat rezulton 58 200 lekë. Ky vit shënon edhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë nominale dhe reale që nga fillimi i matjes së saj. Përkatësisht në vitin 2022 paga mesatare është rritur në vlerën 6 342 lekë ose 12% më shumë sesa në vitin 2022. Rritja reale e pagës mesatare në këtë sektor është 5.5%.

Vite që kanë shënuar ulje të pagës reale në sektorin privat janë vitet 2016 (ulje reale me -0.3%) dhe viti 2017, me ulje reale -1.3%.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Paga mesatare vjetore për të gjithë punonjësit e regjistruar në sistemin e tatimeve me pagë për vitin 2022 rezulton 61 889 lekë. Rritja reale e pagës mesatare për vitin 2022 shënohet 1.5%, rritje kjo e ardhur tërësisht nga rritja në sektorin privat (+5.5%), pasi rritja në sektorin publik ishte negative (-4.4%).

I vetmi vit që shënon ulje të pagës reale mesatare është viti 2016, kjo për shkak edhe të mos-ndryshimit të pagës minimale për 4 vite rresht (në shqyrtim janë marrë vitet 2014-2022).



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Reforma e pagave e njoftuar nga Qeveria Shqiptare synon rritjen e pagave në nivelin 900 euro deri në vitin 2024. Rritja e pagave është e nevojshme në vitin 2023, kjo për shkak edhe të rritjes së lartë të çmimeve (6.7% inflacioni gjatë vitit 2022). Gjithsesi, politikat e pagave duhen shqyrtuar me kujdes në kohë inflacioni sepse mund të nxisin më tej duke shkaktuar në një zinxhir inflacionit që është i vështirë për tu ndalur.

Shkarko excel: Paga Mesatare Reale në sektorët e punësimit Publik dhe Privat
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha