Ky artikull synon të analizojë ecurinë ndër vite të pagës minimale zyrtare, si dhe ndikimin në nivelin e pagës mesatare mujore për një të punësuar në sektorin privat, në sektorin shtetëror dhe në shpenzimet buxhetore për personelin.

Në prill 2023 merr fuqi Vendimi i Këshillit tw Ministrave për të rritur minimale zyrtare nga 34 mijë në 40 mijë lek (348 euro). Ky është vendimi i treti në harkun Mars 2022 – Mars 2023, që Qeveria miraton për rritjen e pagës minimale zyrtare. Në një vit rritja totale  shkon 33%, rritja më e lartë në dy dekadat e fundit. Gjatë periudhës 2002-2022 rritja e pagës minimale është bërë çdo 12 – 18 muaj, përveç periudhës 2014-2017 që ka pasur vetëm një rritje 9% në vitin 2017.



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga analiza e pagave mesatare në sektorin shtetëror për periudhën 2002-2022, rritja e nivelit të pagave është frenuar gjatë periudhës 2013-2016, si rezultat i politikave shtrënguese nga ana e qeverisë për zbatimin e reformës territoriale në 2014. Kjo politikë shtrënguese është pasqyruar si në mbajtjen e nivelit të pagës minimale të pandryshuar, ashtu edhe në reduktimin e peshës së shpenzimeve buxhetore për personelin.



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në raportimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), shpenzimet buxhetore për personelin (paga dhe sigurime) zënë më pak se 18% të totalit të shpenzimeve buxhetore faktike në 2022, nga 22% në 2013. Reduktimi më i lartë i shpenzimeve për personelin në sektorin shtetëror është bërë në 2016 (rënie 7%), pas ndarjes së re administrative dhe transferimit të disa funksioneve nga pushteti qendror në nivel lokal, kryesisht në strukturë dhe numër punonjësish në administratën publike, pasi niveli mesatar i pagave nuk ka patur ndryshime në 2016. Shpenzimet buxhetore të personelit janë rritur me 8% në 2017, duke ndikuar rritjen e nivelit të pagave në sektorin shtetëror me rreth 10%, rritja më e lartë në periudhën 2010-2022.   



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2021, rritja e shpenzimeve buxhetore për personelin ishte 8%, por pagat mesatare në sektorin shtetëror u rritën me 6.4%, ndërsa rritja reale e pagës ishte 4.4% sipas Instat, për shkak të inflacionit dhe rritjes së nivelit të çmimeve të konsumit. Ky efekt është më i ndjeshëm për 9-mujorin e parë 2022, ku rritja e pagës mesatare në sektorin shtetëror është 7%, ndërsa rritja e pagës reale vetëm 0.3%.



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Instat raporton se paga mesatare mujore bruto ishte 61,613 lekë (530 euro) në tremujorin e tretë 2022, me një rritje 9% krahasuar me të njëjtën periudhë 2021, ku rritja më e lartë është në sektorin privat 12%, ndërsa në sektorin shtetëror 5%. Pavarësisht tendencës në rritje të pagave në sektorin privat në 2022, hendeku i pagave është i lartë midis punësimit në sektorin shtetëror, me pagë mesatare mujore bruto 70 593 lekë (610 euro) dhe punësimit në sektorin privat, me pagë mesatare mujore bruto 57 613 lekë (500 euro).



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për periudhën 2014-2021, hendeku i pagave mesatare mujore bruto midis sektorit shtetëror dhe atij privat është thelluar në 17 mijë lekë në 2021, nga 11 mijë lekë në 2014. Në terma të pagës mesatare mujore bruto, hendeku përbën 29% të pagës mesatare në 2021 nga 24% në 2014. Hendeku është thelluar në 2017, me rritjen e nivelit të pagave në sektorin shtetëror, rritje që nuk është reflektuar në sektorin privat, duke e bërë më pak konkurrues tregun e punës në sektorin privat. Numri i të punësuarve me pagë në sektorin privat ishte rreth 374 mijë apo 70% e të punësuarve me pagë në vitin 2021. Instat nuk ka publikuar statistika për nivelin e pagave në sektorin privat përpara vitit 2014, për të bërë analiza më afatgjata mbi hendekun e nivelit të pagave mesatare mujore bruto.



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në tremujorin e tretë 2022, rreth 43% e të punësuarve kontribues (të punësuar me pagë dhe të vetëpunësuar) përfitojnë një pagë mesatare mujore bruto nën 40 mijë lekë, nga 59% e të punësuarve që merrnin këtë pagë në vitin 2014. Për të njëjtën periudhë, vetëm 11% e të punësuarve kontribues marrin një pagë mesatare mujore bruto mbi 95 mijë lek, nga 6% e të punësuarve që merrnin këtë pagë në vitin 2014.  



Burimi: Drejt. e Përgj. e Tatimeve, kontribuesit në Sig.Shoq; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rreth 340 mijë të punësuar kontribues, apo 43% e kontribuesve në total janë me pagë nën 40 mijë lekë dhe janë subjekt i këtij vendimi. Por rritja ndikon në kosto më tw larta për sektorin privat ku hendeku i pagave është edhe më i theksuar.

Shkarko excel: Paga minimale dhe ndikimi tek paga mesatare në sektorin shteteror dhe privat, shpenzime buxhetore personeli 2010-2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Elivar Golemi