Ky Dataset u përgatit në kuadër të eventit Datathon Albania 2023

Të dhënat, grafikët, vizualizimet dhe gjetjet u punuan nga ekipi rinor, pjesë e Open Data Youth Network.

Ky Datathon realizohet si pjesë e projektit “Open Data Access and Transparency Project activities in sectors exposed to the risk of corruption” mbështetur nga Sida – Sweden International Development Cooperation Agency

Donatorët e Fushatave zgjedhore janë subjekte private shoqëri, persona juridik apo fizik që dhurojnë fonde, mallra apo shërbime për subjektet elektorale kandidat apo parti.

Në njëmbëdhjetë vite, 2011-2021, tre partitë më të mëdha në vend, PS, PD, dhe LSI/PL, kanë deklaruar listën emërore me 1 431 emra dhe vlerë totale donacionesh 234 264 338 lekë. Nga këto dhurime, 53 276 253 lekë janë donacione vjetore, pra për aktivitetin normal të tre të partive politike kryesore, ndërsa pjesa tjetër, 180 988 085 (77%) lekë janë financime vullnetare për aktivitete të fushatave zgjedhore.

Donacionet përbëjnë rreth 13% të të ardhurave totale me financim Publik për Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim (234 milion dhurime vs 1.8 miliard lekë financim publik për njëmbëdhjetë vjeçarin). Të dhëna mbi Financimin me Fonde Publike nga Buxheti i Shtetit për Partitë Politike mund të aksesohen në artikullin link Artikull i publikuar më herët në faqen data.al.

Janë evidentuar 1 431 donatorë për tre partitë më të mëdha në njëmbëdhjetëvjeçarin 2011-2021, nga të cilët PS 277 donatorë me vlerë 111.2 milion lekë, 777 PD me vlerë 53.5 milion lekë, si dhe 377 LSI/PL me vlerë totale 65.5 milion lekë. Si donacione janë regjistruar edhe 6 donatorë media por nuk janë marrë në shqyrtim për shkak se nuk janë donacione tipike, por janë detyrime që kanë pasur partitë, nuk i kanë shlyer dhe nuk janë bërë as veprime të tjera për arkëtim(janë klasifikuar si veprime që kategorizohen dhurime.

Vetëm 58 (pesëdhjetë e tetë) donator kanë ofruar shumë në vlerën maksimale të lejuar me ligj, 1 000 000 lekë, përgjatë njëmbëdhjetëvjeçarit për tre partitë e mëdha.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tabela: Donator Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim/PL 2011 -2021, në lekë



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Janë identifikuar në total 40 donacione nga shoqëri biznesi për tre partitë e mëdha, përkatësisht 34 donatorë për PD-në, 5 për PS-në, si dhe një për LSI/PL-në.

Vlera totale e donacioneve nga subjekte juridike apo shoqëri biznesi është 5.47 milion lekë, nga të cilat 2.4 milion për PS-në, 2.07 për PD dhe 1 milion lekë për LSI/PL-në.

Tabela: Donacione nga shoqëri Biznesi, sipas partive, 2011-2021, në lekë



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë 2011-2021 janë deklaruar donacione nga Partia Socialiste në vlerën 111 221 050 lekë me 277 donator ku 51 prej tyre kanë dhuruar në vlera në limitin maksimal që lejon ligji.

Tabela: Donator Partia Socialiste 2011 – 2021, në lekë


Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për Partinë Demokratike rezulton që donacione kanë dhuruar 777 donator në vlerën totale të 53 504 192 lekëve (janë hequr donacionet jo tipike, siç janë mediat). PD karakterizohet nga donator me vlera jo te larta dhe larg kufirit maksimal që lejon Ligji.

Tabela: Donator Partia Demokratike 2011 – 2021, në lekë


Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia e tretë më e madhe në vend ish Lëvizja Socialiste për Integrim ka siguruar 69 539 096 lekë donacione përgjatë njëmbëdhjetëvjeçarit 2011-2021. Pra, ish-LSI ka arkëtuar vlerë më të lartë donacionesh krahasuar me PD hark kohor 2011-2021.

Tetë individë apo subjekte kanë dhuruar në vlerën maksimale të lejuar me ligj.

Tabela: Donator Partia e Lirisë/LSI 2011 – 2021, në lekë


Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Deklarimi i Listës së personave dhe shumave përkatëse për rastet kur donacionet janë më të vogla se 100 000 lekë nuk është i detyrueshëm me ligj, prandaj në disa raste nuk janë deklaruar).

Donatorët e PS kanë një mesatare për dhurim prej 401 520 lekë, kjo mesatare më e lartë se  LSI  me 184 454 lekë apo PD me mesatarisht vetëm 68 860 lekë për donacion.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Gjatë 2011 – 2021 janë mbajtur 6 palë zgjedhje, 3 Zgjedhje Vendore dhe 3 Zgjedhje të Përgjithshme.

Fushata Zgjedhore e vitit 2011 ka vlerën më të lartë të donacioneve, përkatësisht 54 851 591 lekë me numër më të madh donatorësh prej 728.

Mesatarja më e lartë e dhuruar për donator është shënuar në fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit 2013, përkatësisht 819 244 lekë. Pra është shumë afër vlerës maksimale të lejuar me ligj që të dhurohet nga individët apo subjektet.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Open Data Albania databazë e zotëruar nga AIS ka zbardhur vit pas viti të dhëna mbi financime dhe kosto të fushatave zgjedhore dhe partive politike. Një grup artikujsh mund ti lexoni në Rubrikën Shpenzime Elektorale ose në rubrikën Procese Zgjedhore. Me dëshirën për transparencë dhe përmirësim të situatave zgjedhore Organizata ka krijuar metodologji dhe projekte në kërkim fondesh me aktivitete kryesor Monitorim Qytetar në Zgjedhje.

Shkarko excel: Donator te tre Partive Kryesore Politike. Lista 2011-2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania