Open Data Albania po zbardh të dhënat për nivelin e Transfertës së Pakushtëzuar (TP) për Bashkitë nga Buxheti i Shtetit për periudhën 2017 – 2025. Ndarja e TP-së për vitin 2025 sipas bashkive është prezantuar në artikullin e publikuar tek ndiqparate.al.
Transferta e pakushtëzuar (e përgjithshme dhe sektoriale) e planifikuar për tu ndarë gjatë vitit 2025 është 41.97 miliard lekë, me rritje prej 6.14 miliard lekë nga vitit 2024 apo 17.14% më shumë, dhe rritje 92.5% në raport me transfertën e pakushtëzuar të vitit 2017, apo 20.2 miliard lekë.
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Portofoli i financimit nga buxheti i shtetit në formën e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme dhe sektoriale, përbën mesatarisht 48% të shpenzimeve totale për buxhetin vendor për vitet 2017-2025.
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Për periudhën 2017 – 2025, Bashkia Tiranë ka marrë mesatarisht në secilin vit 14% të totalit të transfertës së pakushtëzuar të ndarë për bashkitë. Durrësi dhe Elbasani vijnë më pas, të cilave u është akorduar përkatësisht 5.2% dhe 4.4% e totalit të transfertës së pakushtëzuar.
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nëse shohim shpërndarjen sipas bashkive për transfertën e pakushtëzuar të përgjithshme, vlera që merr bashkia Tiranë rritet në një mesatare vjetore prej 15.2%, ndërsa mesatarja vjetore që i akordohet bashkisë Durrës rritet në 5.4% të totalit të transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme të ndarë për bashkitë për periudhën 2017 – 2025.
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nga të dhënat krahasimore për periudhën 2017 – 2025, Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan janë bashkitë me rritjen më të lartë me bazë vjetore të vlerës së transfertës së pakushtëzuar, përkatësisht me rritje mesatare vjetore 408 milion lekë, 162 milion lejë dhe 109 milion lekë.
Nga ana tjetër, për rritjen më të lartë në peshë janë bashkitë e vogla që pozicionohen në krye të listës. Bashkia Pustec rezulton me rritje mesatare vjetore 14.4%, Bashkia Dropull 13.3% dhe Bashkia Konispol me rritje 12.1%. Vijojnë listën Bashkia Sarandë (11.7%), Bashkia Libohovë (11.6%), Bashkia Kamëz (11.5%), Bashkia Roskovec (11.2%), etj.
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Nëse bëjmë një renditje sipas madhësisë së rritjes të transfertës së pakushtëzuar sipas bashkive nga 2017 në 2025, renditja mbetet thuajse e njëjtë me renditjen sipas rritjes mesatare vjetore.
Burimi: Ministria e Financave, Buxheti në vite: https://arkiva.financa.gov.al/buxheti-ne-vite/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat e përdorura në artikull janë marrë nga tabelat e Projekt Buxhetit 2025 depozituar në Kuvend për diskutim dhe miratim në Komisionet Parlamentare dhe Parlament.
Open Data Albania ka publikuar indikator dhe analiza mbi Buxhetin e Shtetit, Investimet Publike, Shpenzime tё Thesarit tё shtetit duke mundësuar informacion mbi shpërndarjen e parave tё Taksapaguesve. Analiza të tjera lidhur me Buxhetin e Shtetit, mund të aksesohen në web-in ndiqparate.al, tema Financa Publike.
Artikuj për Pushtetin Vendor dhe Bashkitë mund të gjeni në rubrikën Bashki/Qeverisje Lokale.
Shkarko excel: Transferta e Pakushtëzuar për Bashkitë 2017 – 2025Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli