Open Data Albania po analizon të dhëna të Tatimit mbi Të ardhurat Personale, duke u ndalur tek tatimi mbi Pagën. Të dhënat kanë si burim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), dhe janë ndarë në të ardhura nga tatimi për pagat e punonjësve në Administratën Shtetërore dhe punonjësit në Sektorin Privat.

Në vitin 2022 janë mbledhur 28.3 miliard lekë nga tatimi mbi pagat, ose 11.6% më shumë sesa në vitin 2021. Përveçse në vitin 2020, (për shkak të situatës së Covid 19  që kishte numër më të ulët të kontributorëve dhe lehtësi fiskale për bizneset për të mbajtur punëtorët), që rezulton me ulje të ardhurash nga viti i mëparshëm, në vitet e tjera shënohet rritje.



Burimi: DPT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më shumë se një e treta e të ardhurave nga tatimi në paga përgjatë të gjitha viteve të marra në shqyrtim ka ardhur nga punonjësit e sektorit publik. Përkatësisht, në vitin 2022, rreth 35.6% e të ardhurave të tatimit mbi pagat është nga kontributorët e sektorit shtetëror, kurse pjesa tjetër nga sektori privat (64.4%). Në vlerë, janë mbledhur nga pagat në shtet, 10.1 miliard lekë nga tatimet, kurse në privat për vitin 2022 janë 18.2 miliard lekë.

Pagat në sektorin privat kanë rritur kontributin e tyre në tatime me 17.4% në vitin 2022, kundrejt vetëm 2.4% për sektorin publik.

Tatimet nga pagat e punonjësve në sektorin shtetëror kanë shënuar rritje përgjatë çdo viti, edhe atij 2020.



Burimi: DPT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: DPT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Numri i punonjësve në shtet përbën më shumë se një të katërtën e punonjësve total të regjistruar në tatime për vitin 2022, përkatësisht 25.7%. Rezultojnë 184 114 punonjës në shtet, kundrejt 533 013 të sektorit privat për vitin 2022. Edhe pse numri i punonjësve të administratës ka vazhduar që të rritet vit pas viti, pjesa ndaj totalit ka ardhur në rënie nga 31.3% e totalit të punonjësve në vitin 2015, në 25.7% në vitin 2022.

Janë 20 094 punonjës më shumë në administratë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2015.



Burimi: DPT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: DPT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Open Data Albania ka realizuar një krahasim të raportit publik privat në numër punonjësish dhe po këtij raporti në tatime mbi pagën të derdhura sipas deklarimit të punëdhënësve për individët e punësuar.

Punonjës në sektorin shtetëror janë 25.7% të totalit të punonjësve në vitin 2022, tatimet e derdhura për pagat e tyre (tatimi mbi pagën) zë 35.6% të totalit të tatimeve për të gjithë punonjësit.

Në vitin 2015, punonjësit në sektorin publik ishin sa 31.3% të vendeve të punës, kurse tatimet nga paga të tyre ishin 35.3% e totalit. Pra, një diferencë prej 4.1 pikë përqindje. Diferenca është thelluar më shumë në vitin 2020 dhe 2021. Në vitin 2021, punonjësit publik përbënin 26.1% të totalit të punonjësve, dhe kontributet në tatime ishin sa 38.7%. Kemi kontribute 12.7 pikë përqindje më shumë sesa raporti i tyre ndaj total të punësuarve. Në vitin 2022 diferenca është 9.9 pikë përqindje.



Burimi: DPT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Më qartë, një punonjës në sektorin publik ka paguar mesatarisht 54 611 lekë tatime në vit mbi pagën në vitin 2022, ndërkohë që një i punësuar në privat ka paguar vetëm 34 188 lekë tatime mbi pagën. Pra, rezulton që mesatarisht një punonjës në sektorin publik, ka paguar tatime mbi pagën 20 423 lekë më shumë sesa një punonjës në sektorin privat për vitin 2022.

Diferenca më e lartë e pagesave në tatime për pagën midis punonjësve në dy sektor është në vitin 2021, përkatësisht 23 721 lekë, kurse ajo më e ulëta është në vitin 2015, që është viti i parë i marrë në shqyrtim, me 5 802 lekë.



Burimi: DPT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Diferenca e lartë e vlerës tatimore që arkëtohet nga pagat në sektorin shtetëror me atë privat, potencialisht mund të tregojë edhe element të mos deklarimit të plotë të pagës në sektorin privat apo ndryshe një lloj informaliteti në deklarim.

Shkarko excel: Vlera Tatimi mbi Pagat, totali dhe krahasime Sektori Publik vs Privat në Punësim 2015-2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha