Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me ecurinë e të ardhurave të mbledhura nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) për vitet 2005-2020. Të dhënat janë marrë nga Tabelat Buxhetore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Konkretisht të dhënat për të ardhurat e planifikuara janë marrë nga Ligji i Buxhetit vjetor duke ju referuar planit origjinal të Qeverisë, ndërsa të dhënat mbi të ardhurat faktike janë marrë nga tabelat e konsoliduara fiskale, raportuar nga Thesari. Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve. Individët tatohen për të ardhurat e tyre në raste si vijon:
- Paga ka tatim sipas fashave 13 deri 23 % e Pagës së Deklaruar. Deri në vlerën 30 mijë lekë Tatimi Mbi të Ardhurën Personale nga paga është zero;
- Të ardhura nga Dividenti, biznesmenë aksioner të shoqërive që dalin me fitim paguajnë tatim mbi fitimin e ndarë pra Dividentin në masën 8% e dividentit, fitimit nga biznesi;
- Të ardhura të individit nga Qiradhënie ku cdo individ që vjel një qira duhet të bëjë deklarim dhe të paguaj 15% të vlerës si tatim për shtetin;
- Interesat bankare kanë 15 % tatim që paguhet nga individi përfitues por përllogratiet nga Bankat dhe Institucionet Kredimbajtësi;
- Shitja e Pasurive të Patundshme diferenca cmim blerje apo regjistirmi fillestar me cmim shitje aktuale ka gjithashtu tatim 15 % të vlerës detyrim tatimor.
Tatime paguhen edhe për dhurimet, fitimin në lojra fati, të ardhura të tjera të individit. Ky tatim është i sheshtë në masën 15% të shumës së përfituar.
Nga ky tatim që rëndon mbi Individin Shteti ka vjelur në vitin 2020 vlerën prej 33.65 miliard Lekë. Ky vit ka shënuar një ulje në vlerë krahasuar me vitin 2019 ku Tatimi mbi të Ardhurat Personale shënoi 46.12 miliard lekë arkëtime. Në vitin 2020 Shteti kishte planifikuar ti tatonte Individët në vlerën 47.5 miliard lekë por kjo nuk shënoi realizim të suksesshëm për shkak të pasojave me Gjendjen e Jashtëzakonshme prej Pandemisë. Nëse shohim strukturën e vjeljes së TAP sipas nënkategorive rrogtarët kanë peshën më të rëndë si tatim pagues për të ardhurat individuale. 59% e tatimit është tatim i të ardhurave nga paga, Tatimi mbi Individët Biznesmen është vetëm 6% e totalit të Tatim Mbi të Ardhura nga Individ realizuar në vitin 2020.
Të ardhurat nga Tatimi mbi Personat kanë pësuar rritje vit pas viti duke përjashtuar 2020 si vit me efekte pandemie. Ndërkohë pesha e këtij lloj tatimi kundrejt totalit të të ardhurave buxhetore luhatet nga 7.5 deri 10%. Në vitin 2013 Qeveria ndryshoi tatimin mënyrën dhe masën e tatimit mbi të ardhurat personale duke aplikuar tatim progresiv mbi pagat dhe tatim në masë 15% mbi të ardhurat e tjera të individit nga 10 % që ishte masa e tatimit më herët.
Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), janë luhatur ndër vite ndërmjet vlerave 25% – 28.5% të PBB-së. TAP nuk është burimi kryesor për mbledhjen e këtyre të ardhurave buxhetore. Nëse shikojmë peshën që kanë specifikisht të ardhurat e mbledhur nga TAP në Prodhimin e Brendshëm Bruto për periudhën 2010-2020, vërehet se variojnë nga 2% -2.6%, ku vitet që TAP ka një peshë më të lartë në PBB janë viti 2010 dhe 2020 përkatësisht në masën 2.6%.
Për të gjykuar mbi performancën në mbledhjen e të ardhurave, shikojmë realizimin ndër vite të mbledhjes së TAP-it, duke shqyrtuar mbledhjen faktike të të ardhurave nga TAP dhe duke e krahasuar me vlerën totale të planifikuar sipas Buxhetit Origjinal në ligjin e vitit përkatës. Performanca më e mirë në mbledhjen e këtij tatimi ka qenë në vitin 2013, 2014 dhe 2019, ku vërehet tejkalimi i planit origjinal, konkretisht me realizim në nivelin 100.8% , 101.2% dhe 110.1%. Ndërsa në vitet 2010-2012, 2015-2018 dhe 2020 konstatohet mungesë realizimi. Krahas vitit 2010 ku mungesa e realizimit shfaqet në nivele të dukshme me më shumë se 20%, viti 2020 rezulton viti me performancën më të dobët në mbledhjen e këtij tatimi. Konkretisht vetëm 70.9% e planit origjinal është mbledhur për këtë vit.
Për artikuj të tjerë mbi përformancën dhe strukturën e të ardhurave buxhetore, aksesoni rubrika Artikuj ODA.
Shkarko excel: Tatimi mbi të ardhurat personale vlera në Buxhetin e Shtetit, TAP 2005 – 2020Comment and Analysis: Open Data Albania