Shteti arkëton çdo vit 7 deri 10% të të Ardhurave Buxhetore përmes tatimit drejtpërdrejt mbi individin. Ky tatim njohur si TAP apo Tatim mbi të Ardhurën Personale mbahet mbi pagën e individëve të punësuar në institucione shtetërore dhe private; mbi të ardhurat që individët kanë nga arkëtimi i qirave; mbi të ardhurat e kujtdo që aplikon dhe fiton në lojërat e fatit; nga shpërndarja e fitimit të aksionarëve dhe ortakëve individ të biznese; e drejta e autorit dhe të tjera të ardhura personale. Edhe në rastin e një dhurate kur ajo nuk bëhet nga rrethi familjar aplikohet tatim. Po njësoj nëse shitet një objekt me një vlerë më të lartë se çmimi i blerjes fillestare tatimi mbi këtë diferencë konsiderohet e ardhur që tatohet me 15%.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vitin 2022 janë arkëtuar 50.7 miliard lekë nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale, ose 6.9 miliard lekë më shumë se 2021 me rritje vjetore plus 15.7%. Viti me rritjen më të madhe kundrejt vitit paraardhës sa i takon të ardhurave nga TAP është 2019-a, përkatësisht 46.2 miliard lekë, (rritje vjetore plus 26.4%, ose 9.7 miliard lekë më shumë se 2018). Viti 2020 shënon rënie të TAP si shkak i pandemisë dhe efekteve të saj në ekonomitë individuale.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbi gjysma e të ardhurave buxhetore nga TAP për vitin 2022 është siguruar nga tatimet mbi Pagat, përkatësisht 55.8% ose 28.3 miliard lekë.

Të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme për vitin 2022 përbëjnë 13.9% të totalit të TAP, përkatësisht 7.1 miliard lekë. Pason me peshë më të madhe për vitin 2022, tatimi i siguruar nga të Ardhurat e Qerasë, përkatësisht 9.1% ose 4.6 miliard lekë. E katërta për nga vlera dhe pesha është tatimi i mbledhur nga dividendi dhe aksionet, me 4.2 miliard lekë për vitin 2022 ose sa 8.4% e totalit.

Në një periudhë katër vjeçare, 2019-2022, të ardhurat e tatimit nga Paga kanë peshën më të lartë në TAP me 55%, pasuar nga të ardhurat nga dividendi dhe aksionet me 12% dhe nga shitja e pasurive të paluajtshme me 10.2%.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Po ashtu, struktura ndër vite tregon që barra më e madhe e tatimit mbi të ardhurat personale vilet nga Paga. Vetëm në vitin 2019 tatimi nga paga përbënte më pak se gjysmën e të ardhurave nga TAP, dhe kjo për shkak të rritjes së tatimit për dividendin e mbledhur me 7.4 miliard lekë.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2019 arkëtime buxhetore nga e ardhura prej shpërndarjes së dividendit tek individët aksionar shënoi rritje me 200%. Kjo më shumë se një rritje e dividendit të shpërndarë për këtë vit përkon me një lehtësim ligjor që u dha mundësi disa aksionarëve të bënin edhe shpërndarje të fitimit të viteve të mëhershme me këtë masë tatimi prej 8%. Kontrolli i Lartë i Shtetit në Raportin e Zbatimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2019 evidenton se përfitues të kësaj lehtësie janë aksionar të korporatave të mëdha në vend si ONE (ish Telekom Albania) me 2 miliard lekë, Balfin Group me 0.3 miliard lekë, BKT me 0.2 miliard lekë, Infosoft Group me 0.18 miliard lekë, etj.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Duke qenë se kemi të ardhurat e tatimit mbi dividendin, mund të përllogarisim vlerën e fitimit të shpërndarë përgjatë viteve. Rezulton që në vitin 2022 fitimi i shpërndarë (për individët) kap vlerën 53 miliard lekë, me një rritje prej 16.6% nga viti i mëparshëm. Viti 2019 shënon edhe maksimumin me 138.3 miliard lekë fitim të shpërndarë.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rritjen në 7 vite e kanë shënuar arkëtimet nga individë që kanë bërë deklarim për të ardhura personale drejtpërdrejt përmes plotësimit të DIVA, Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave. Pason por me vlera më të ulëta, E drejta e Autorit dhe Pronësisë Intelektuale, me 128% rritje. Me 76% janë rritur të ardhurat nga tatimi mbi pagën në 7 vite. Për tre vite, 2019-2022, tatimi nga shitja e Pasurive të Paluajtshme është rritur me 159%.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga TAP përbëjnë 2.1-2.8% të Produktit të Brendshëm Bruto PBB-së. Më dukshëm është rritur pesha e TAP në Të ardhurat Totale, përkatësisht nga 7.2% në vitin 2015, në 9.4% në 2022.



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Open Data Albania në kuadër të transparencës publikon artikuj me analiza mbi Të Ardhurat, Shpenzimet në Buxhetin e Shtetit dhe të tjerë në lidhje me ndryshimet ekonomike që ndodhin në vend, në seksionet Ekonomi dhe Financa Publike.

Shkarko excel: Tatimi mbi të Ardhurat Personale. Struktura dhe të ardhurat buxhetore 2015-2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha