Projekti me vlerë më të lartë Financimi nga Buxheti i Shtetit 2024 është Kapacitete të Ofruara në Modernizimin e Forcave të Luftimit. Projekt me vlerë 10.16 miliard lekë për 2024, parashikohet që të mbyllet në vitin 2026. Financimi është plotësisht i huaj i ndarë 4 miliard lekë grant dhe pjesa tjetër 6.16 kredi. Nuk është specifikuar financuesi.

Ndërtimit të Portit të Ri Porto-Romano Durrës me Prokurues Autoritetin Portual Durrës do të jetë projekti i dytë me vlerën më të lartë për vitin 2024, përkatësisht 8.6 miliard lekë, me afat përfundimi vitin 2026 dhe do të realizohet me financim të jashtëm, përkatësisht me kredi. Nuk është bërë njoftim mbi formën apo burimi e kreditimit, financimit. Çështje të paaftësisë për përthithje të financimeve dhe instrumenteve të ndihmës nga organizma Europian, për projekte që lidhen me korridore të rëndësishme, bëhen më të theksuara në kontekstin e kësaj vepre. Ky port parashikohet me një total shpenzimesh prej 43 miliard lekësh dhe do të zgjasë edhe përtej planit afatmesëm 2024 – 2026. Vepra është pjesë e Korridorit 8. Po Pjesë e këtij Korridorit në Buxhetin e Shtetit 2024 si prioritet Buxhetor, është parashikuar edhe Aksi Rrugor Elbasan Qafë Thanë, i ndarë në 6 projekte të ndryshme në Listën e Investimeve Publike për 2024. Vlera e parashikuar për 2024 është 604 milionë lekë, vlera totale e të 6 mini-projekteve është 17.53 miliard lekë përgjatë gjithë kohështrirjes. 1.12 miliard lekë janë parashikuar të Investohen në këto projekte në vitin 2025, dhe 2.04 miliard lekë për 2026. Financimi është i brendshëm, me para nga Buxheti i Shtetit. Edhe këtu mungon aftësia për të vënë në lëvizje mekanizma të asistencës së huaj në Investime.

Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë për 2024 ka përkatësisht 5.19 miliard lekë. Afati i përfundimit është shtyrë me një vit nga 2024 në 2025. Ky projekt ka startuar në 2022.

Në vendin e katërt renditen përsëri Investime në Mbrojtje, përkatësisht Armatim i Lehtë Municion dhe Pajisje, vlerë për 2024, rreth 4.76 miliard lekë. Autoritet Prokurues Institucioni i Forcave Tokësore, vlera totale e Investimit ndër vite 33.47 miliard lekë.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kontrata e Koncesionit PPP për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, plan 3.5 miliard lekë është investimi i pestë në renditje sipas me vlerave për  2024, plotësisht financim i Brendshëm.

Projekti për mbështetje në sektorin energjetik (Aparati i MIE (OSHE dhe OST), ka peshën 2.35 miliard lekë në vitin buxhetor 2024 dhe në total 20.54 miliard lekë.

Buxheti i Shtetit do të financojë me 2.29 miliard lekë projektin për rritjen e Kapacitetit të Avionëve pa pilotë të armatosur (Dron /UAV) së bashku me sistemet e komandim kontrollit. Vlerë Total Projekti 7.7 miliard lekë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të rakordojë 2.05 miliard lekë për Projekte të Reja Investimi 2024.

Projektet e Programit IPA me financim të huaj prokuruar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile planifikohen 2.01 miliard lekë në vitin 2024.

Renditet i dhjeti me vlerë më të lartë Investimi për vitin 2024, projekti Ndërtim segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloçë, financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim, me vlerë 1.79 miliard lekë të parashikuar për vitin 2024, kurse në total arrin në 26 miliard lekë. Afati i përfundimit pritet të jetë viti 2026.

Qeveria Shqiptare ka propozuar shpenzime për Investime Publike të vitit 2024 për Projekte me total shpenzime 120.458 miliard lekë (njëqind e njëzet miliard lekë përafërsisht 1.16 miliard Euro). Janë 1 101 projekte te listuara nga të cilat 964 me Buxhet për 2024. Vlera Investime Shtetërore 2024 përbën 4.95% të Produktit të Brendshëm Bruto, PBB vjetor ose 16.37% të totalit të Shpenzimeve Buxhetore të parashikuara.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Institucionet me më shumë Projekte Investime Buxhetuar 2024. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është institucioni me portofolin më të madh për Investime 2024. Përkatësisht, FSHZH do të kontraktojë 16.55 miliard lekë ose 13.7% të totalit të Investimeve Publike të Parashikuara për vitin 2024. Në vend të dytë sipas vlerës së parashikuar qëndron Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 13.6 miliard lekë ose sa 11.3% e Investime Totale 2024.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Secili Institucion ka angazhuar këtë portofol investimesh në një numër projektesh për të cilat janë parashikuar shpenzime për 2024.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Investime për Qeverisje Vendore. Buxheti i Shtetit ka planifikuar për 2024 Investime për 48 nga 61 bashkitë në vend. Tirana, Pogradeci, Vlora dhe Kruja kryesojnë me vlera më të larta parash të transferuar për Investime nga Buxheti i Shtetit. Në total vlera e Investimeve të planifikuara për bashkitë në vitin 2024 është vetëm 6.14 miliard lekë. Këtu nuk janë parashikuar investime me fonde të vetë bashkisë por vetëm ato të buxhetuara drejtpërdrejtë nga Buxheti Qendror. Bashkitë me 0 lekë financim nga Buxheti i Shtetit për 2024 janë: Delvina, Elbasani, Durrësi, Fushë-Arrëz, Kurbini, Libohova, Lushnja, Përmeti, Përrenjasi, Selenica, Shkodra, Tropoja dhe Vora.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Excelin bashkangjitur ka listën e plotë të projekteve, renditjen e tyre sipas secilit Institucion Buxhetor si dhe vlerën përkatëse të parashikuar në Projekt-Buxhetin 2024.

Investimet sipas Projekteve nuk përmbajnë Shpenzime për Programin e Rindërtimit me 7 miliard lekë për 2024.

Artikuj të tjerë në lidhje me Buxhetin e Shtetit, mund të aksesohen në NdiqParate.al seksioni Financa Publike.  

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha