Në këtë artikull listojmë disa nga procedurat e prokurimit publik të mbajtura nga institucioni që menaxhon zgjedhjet, pak muaj përpara procesit zgjedhor të 11 Majit 2025, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Gjatë periudhës nëntor 2024 – maj 2025, KQZ ka njoftuar 35 procedura prokurimi me një vlerë totale fondi limit prej 2,325,521,199 lekë (dy miliardë e treqind e njëzet e pesë milion e pesëqind e njëzet e një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë).

Të dhënat janë marrë nga faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP).

Nga këto 35 procedura prokurimi për logjistikën zgjedhore të zhvilluara gjatë periudhës nëntor – maj:

  • 23 procedura janë të tipit negocim pa njoftim, të cilat përfaqësojnë 89% të vlerës së përgjithshme të fondit limit.
  • 7 procedura janë tendera të hapur mbi kufirin e lartë monetar (ndërkombëtarë).
  • 5 procedura janë tendera të hapur të thjeshtuar.

Data.Al: Prokurime Zgjedhore sipas Llojit të Procedurës dhe Konkurueshmërisë, Zgjedhje 11 Maj 2025 (vlera në lekë).



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tenderi me Vlerën më të Lartë. Prokurimi me objekt: “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit” ka një fond limit prej 1,008,333,333 lekësh dhe është zhvilluar përmes procedurës me negocim pa njoftim. Operatori ekonomik i përzgjedhur dhe më pas i kontraktuar është DHL INTERNATIONAL (ALBANIA). Vlera totale e kontratës pa TVSH është 912,679,991 lekë.

Renditja e Procedurave Sipas Vlerës së Fondit Limit

  • Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe shërbimet mbështetëse të saj: Fond limit: 208,333,333 Lekë, Operator ekonomik i suksesshëm: INFOSOFT SYSTEMS (i vetmi pjesëmarrës).
  • Shërbim për ngritjen e sistemit për regjistrimin e procesit të numërimit të votave në QNV, QNVJ dhe transmetimin në kohë reale në KQZ: Fond limit: 149,983,980 lekë Operator ekonomik i suksesshëm: R & T (i vetmi pjesëmarrës).
  • Përditësime dhe përmirësime softuerike në Sistemin Elektronik të Identifikimit të Votuesve (SEIV), përfshirë shërbimin për furnizim, vendosje dhe zëvendësim pjesësh të pajisjeve PEI: Fond limit: 125,995,943 lekë. Operator ekonomik i suksesshëm: SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V. (i vetmi pjesëmarrës).
  • Shërbime të suportit dhe përditësime për Votimin Elektronik për zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025: Fond limit: 110,342,551 lekë, Operator ekonomik i suksesshëm: SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V. (i vetmi pjesëmarrës).

Data.Al: Renditja e Prokurimeve Publike për Zgjedhjet 2025 sipas Vlerës së Fondit Limit (në lekë)



Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Disa nga shërbimet e tenderuar janë tashmë të paguara nga Thesari i Shtetit dhe figurojnë të listuar si shpenzime të Institucionit Zgjedhor KQZ në portalin Spending Data Albania.

Shkarko excel: Prokurime Publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Procesin Zgjedhor Parlamentar Maj 2025
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Loida Hasa