Open Data Albania, po hulumton mbi konkurueshmërine e Tenderave të zhvilluar nga 61 Bashkitë/Njësitë e Qeverisjes vendore, konkretisht tenderat të cilat janë zhvilluar me një operator të vetëm ekonomik.
Kjo analizë përfshin tenderat e shpallur nga data 20 Korrik 2015 deri në Shtator 2016. Periudhë që përkon me ndarjen e re administrative territoriale.
Në total janë zhvilluar 207 procedura me 1 konkurent të vetëm dhe Fondi Limit total për këto procedura është 1.9 miliard lekë. Numrin më të lartë e ka Qeverisja vendore Tiranë: 22 tendera me fond limit 159 milionë lekë. Më pas renditen qeverisja vendore Elbasan dhe Korçë, përkatësisht me 15 procedura të zhvilluara me një operator të vetëm.

Tenderat me konkurent te vetëm karakterizohen nga mungesë eficence që vjen si pasojë e mungesës së konkureshmërisë ose në raste të caktuara, si pasojë e kritereve kufizuese apo klienteliste nga ana e Autoriteteve Kontraktore.


Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania

Për sa i përket totalit të Fondit Limit të shpallur për tenderat me 1 konkurent të vetëm, kryeson Qeverisja vendore Vorë me 238 milion lekë, për 5 tendera të shpallur. Më pas renditen Qeverisja vendore Rrogozhinë me 207 milion lekë për 3 procedura, dhe Qeverisja vendore Malësi e Madhe, 201 milion lekë për 4 procedura.


Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania

Diferenca midis vlerës së ofertave fituese dhe fondit limit është një indikator i rëndësishëm mbi efiçencën e shpërndarjes së Fondeve Publike. Sa më i ulët niveli i konkurueshmërisë, aq më e ulët është kjo diferencë. Kjo pasqyrohet edhe në tabelën e mëposhtme. Për Njësitë Mallakastër, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Skrapar, Kukës, Klos, Rrogozhinë, Vorë, Kuçovë, Kolonjë dhe Has, diferenca në % për tenderat e zhvilluar me 1 operator të vetëm ekonomik është 0%.
Marzhi i kursimit total nga procedurat me 1 konkurent të vetëm eshte 0.1%, ndërkohë që për totalin e tenderave, ky marzh është shumë herë më i lartë, 10%.

Diferenca në % midis Fondit Limit dhe Vlerës Fituese



Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania

Në analizën e mësipërme, nuk janë përfshirë tenderat e lëndëve djgëse, për të cilat oferta fituese përcaktohet me Marzh Fitimi, dhe jo vlerë fikse. Sic duket dhe në tabelën e mëposhtme, Tenderi Blerje gaz për Sobë gatimi (Bashkia Durrës) është finalizuar me marzhin më të lartë të fitimit 45 %. Operatori Ekonomik i shpallur fitues, është kompani M. B. KURTI SHPK. Administratori i së cilës. është në hetim për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentash për Tenderat e ushqimeve në Burgje.


Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania

Operatori Ekonomik Shpresa-Al SHPK, kryeson listën e kompanive, sipas vlerave të kontratave të fituara me mungesë konkurence (1 konkurent në garë), me 4 Tendera me Vlerë totale fituese 44.6 milion lekë. Tenderat, në të cilat kjo kompani është shpallur fituese si operator ekonomik i vetem në garë janë: “Transporti i fëmijëve të shkollës Luigj Gurakuqi Tiranë”, “Blerje automjet për nevoja të Bashkisë Tropojë”, “Blerje Solar për DNP 2 Tiranë” dhe Blerje Karburant për DNP 1 Tiranë”.

Nëse do të konsiderojmë tendera që kanë konkurueshmëri të lartë, sipas filtrave të kërkimit në Open Procurement Albania, janë 75 procedura me më shumë se 10 operatorë ekonomik në garë. Tenderi me numrin më të lartë të operatorëve konkurues (31 operatorë), është “Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare Bajram Curri 2” me Fond Limit 120 287 000 lekë, dhe vlerë fituese 80 470 382 lekë. Diferenca midis Fondit limit dhe vlerës fituese për këtë tender është 33%, si pasojë e konkurueshmërisë të lartë.

Më shumë të dhëna për Tenderat dhe konkurueshmërinë e tyre mund të gjeni në portalin Open Procurement Albania.