Pjesemarrja e femrës në poltikë dhe akoma më tej, përqindja e femrave në parlament është një ndër indikatorët më të rëndësishëm, i cili së bashku me raportin e femra/meshkuj të regjistuar në shkollën fillore, të mesme dhe të lartë si dhe me pjesën e femrave të punësuara jo në sektorin bujqësor, ndihmon në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e femrës .

Normalisht, në një popullsi, 50% e secilës përbëhet nga femra, pjesmarrja në pozicionet vendimmarësee të dy sekseve duhet të ishte në të njëjtat kuota. Por në fakt, shifrat përgjithësisht në botë flasin për shoqëri të drejtuara nga meshkujt,  ku pjesmarrja e femrës po mund të imponohet kryesisht nëpërmjetorganizatave ndërkombëtare. Për këtë arsye, në Platformën Beijing  është rekomanduar që shtetet të mundësonin te paktën nivelin 30% të vendeve në parlament për femrat, fakt ky i përmendur jo rrallë nga partitë politike në prag fushatash elektorale në Shqipëri. Ato sigurohen gjithmonë të nënvizojnë faktin se femrat duhet të jenë një zë jo i vogël në vendimmarrje dhe në parlamentin shqiptar.

 

Burimi: Kombet e Bashkuara
Komentet dhe përpunimi: ODA

Paradoksalisht, duke patur parasysh se % e vendeve që zënë femrat në parlament ndihmon për të gjykuar mbi demokracinë e një vendi, Shqipëria pjesmarrjen më të lartë të femrave në parlament e ka pasur para viteve ’90. Vitet pas zhvillime të vrullshme të ’90-s janë shoqëruar me ulje të pjesmarrjes së femrave në organin legjislativ shqiptar, për të arritur minimumin në vitet 2000-2004 me 5.7 %. Përmirësime të rëndësishme duket se kanë sjellë zgjedhjet e vitit 2009, duke e cuar në 16.4% numrin e vendeve të rezervuar për femrat, por prapë jemi larg zotimit të politikës për nivelin 30%.

Arsyet kryesore pse gjithmonë vendoset theksi mbi pjesmarrjen e femrave në politikë, e mbi të gjitha në parlament janë të shumta. Së pari, mundësia e barabartë për pjesmarrje është e drejtë e gjithsecilit. Përvec kësaj, studimet tregojnë se shtetet që kanë më pak se 30% të vendeve në parlament nga femrat janë më pak demokratike dhe më shumë diskriminuese. Së dyti, femrat dhe meshkujt kanë perceptime të ndryshme mbi prioritetin e politikave të një vendi (Thomas 1991; Caroll 2001). Faktet tregojnë se femrat janë më të përfshira në ligjet nga të cilat përfitojnë gratë, fëmijët dhe familjet. Për rrjedhojë barazia në përfaqësim mundëson mbrojtjen më të mirë të femrave dhe cështjeve të tyre. Elementi i tretë, shumë i rëndësishëm, është se evidencat flasin për përimirësim të qeverisjes dhe ulje të korrupsionit falë pjesmarrjes së femrave.

Përfshirja e femrave në listën zgjedhore në sistemet propocionale me listë të mbyllur  është një hap i mirë për sigurimin e pjesmarrjes së tyre në parlament, por jo domosdoshmërisht kjo rezulton në një reformë të suksesshme. Në sisteme të tilla, si ai shqiptar, shtetasit votojnë për partinë, e cila ka përcaktuar listën e deputetëve në bazë të një rendi të caktuar. Vendosja e 30% të kanditaturave femra, nuk do të thotë automatikisht se 30% e vendeve në parlament (nga secila parti) do të përbëhet nga femra. Është e nevojshme që ato të renditen në zonën “e zgjedhshme”, pra që ka një probabilitet shumë të lartë për të fituar. Në rast të kundërt, rezultati do jetë ai i vitit 2009. Pra, partitë janë parimisht në rregull me plotësimin e normave të kanditaturave, por i rendisin femrat në pozicione që një pjesë e vogël kanë mundësi të fitojnë.

  Objektivi nr. 3 i Kombeve të Bashkuara
The Beijing Platform for Action
unstats.un.org