Aktualisht pesëmbëdhjetë prej tyre janë deputete të Partisë Socialiste; njëmbëdhjetë deputete të Partisë Demokratike, katër deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një deputete të Partisë Kristian Demokrate. Qarku i Dibrës dhe ai i Gjirokastrës nuk kanë asnjë përfaqësuese femër në Kuvend.
Qarqet në veri të vendit në total sjellin në kuvend vetëm shtatë përfaqësuese gra si deputete, kundrejt njëmbëdhjetë deputeteve në qarqet e jugut dhe trembëdhjetë të tjera nga tre qarqet e Shqipërisë së mesme.
Burimi: Kuvendi
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Kuvendi
Komentet dhe analiza: ODA
Lista emërore e deputeteve femra ne parlament 1 Janar 2016
Burimi: Kuvendi
Komentet dhe analiza: ODA
Në vite në vendin tonë pjesëmarrja e gruas në kuvend është paraqitur në nivele të ulëta. Me Kodin e ri Zgjedhor dhe vendosjen e kriterit për lista kandidimi me përmbajtje jo më pak se 30% për secilën gjini dy proceset e fundit zgjedhore pas vitit 2009 shënuan rritje të përfaqësimit kundrejt vlerave tepër negative të shënuara në 1996 – 2005.
Krahasuar me vendet e Rajonit Shqipëria ka nivel më të ulët përfaqësimi se një pjesë e mirë e tyre. Ndër 20 vendet e marra në shqyrtim Spanja mban vendin e parë sa i takon pjesëmarrjes më të lartë të femrës në politikë me 41.1%. Shqipëria përfaqësohet nga femrat në vetëm 20.7% ndaj totalit. Turqia, Rumania, Mal i Zi, Hungaria, Bullgaria, Cekia dhe Sllovakia shënojnë rezultate më të ulëta se vendi ynë. Kjo shifër është një tregues jo vetëm i demokracisë së një vendi, por edhe i përmirësimit të barazisë midis meshkujve e femrave.
Burimi: http://data.worldbank.org/indicator/SG.GEN.PARL.ZS
Komentet dhe analiza: ODA