Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin e këmbimit valutor për Monedhat Pound Britanik GBP, EURO, Franga Zvicerane CHF, dhe Dollari Amerikan USD kundrejt Lekut Shqiptar gjatë muajve të vitit 2015 sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Në një vend me ekonomi të vogël dhe të hapur si Shqipëria kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në nivelin e çmimeve dhe në bilancin e pagesave. Gjatë vitit 2015 EURO është shkëmbyer mesatarisht me 139.74 Lekë, USD me 125.95 Lekë, Poundi Britanik me 192.51 Lekë dhe Franga Zvicerane me 131.08 Lekë.
Burimi: Bankës së Shqipërisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Bankës së Shqipërisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Monedha EURO ka shënuar vlerën më të lartë të saj më 20 Korrik 2015 ku është shkëmbyer me 141.13 Lekë, dhe vlerën më të ulët më 20 Nëntor 2015 ku është shkëmbyer me 136.8 Lekë. Ndërsa Dollari Amerikan vlerën më të lartë gjatë këtij viti e shënon më 11 Mars kur është shkëmbyer me 132.79 Lekë dhe vlerën më të ulët më 05 janar ku është shkëmbyer me 117.22 Lekë.
Kursi I Këmbimit sipas vlerave më të larta dhe më të ulëta vs Lekut
Burimi: Bankës së Shqipërisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kursi i këmbimit ka ndryshuar ndjeshëm për secilën monedhë në dymbëdhjetë muajt e këtij viti. Kështu po të krahasojmë vlera të datës 5 janar 2015 me datën 31 dhjetor 2015, na rezulton se Dollari Amerikan ka shënuar një rritje prej 7.31% duke ndryshuar nga 117.22 në 125.79 lekë. Franga Zvicerane ka ndryshuar me 8.87 % rritje dhe po kështu gjatë një viti Poundi Britanik është rritur me 4.18%. Ndërkohë monedha EURO ka ndryshuar me një ulje prej vetëm 1.93 % kundrejt lekut shqiptarë, ulje kjo në vlerë tepër të ulët po të krahasohet me zhvlerësimin e Euros kundrejt Dollarit apo monedhave të tjera në tregje ndërkombëtare.
Burimi: Bankës së Shqipërisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Bankës së Shqipërisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ndryshimi i Kursit të Këmbimit 05 Janar 2015 me 31 Dhjetor 2015
Burimi: Bankës së Shqipërisë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…

Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik për vitin 2025 dhe Koston e tij, duke përfshirë nivelin e borxhit dhe kostos për frymë. Të dhënat për këtë studim janë marrë nga Ministria e Financave, treguesit e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, të rishikuar në qershor të këtij…

Open Data Albania po zbardh të dhënat për nivelin e Transfertës së Pakushtëzuar (TP) për Bashkitë nga Buxheti i Shtetit për periudhën 2017 – 2025. Ndarja e TP-së për vitin 2025 sipas bashkive është prezantuar në artikullin e publikuar tek ndiqparate.al. Transferta e pakushtëzuar (e përgjithshme dhe sektoriale) e planifikuar…