Open Data Albania po publikon renditjen në Indeksit Global të Terrorizmit. Të dhënat përkojnë me periudhën 2006-2014 dhe janë vlerësim i Institute of Economics and Peace. Indeksi mat dhe vlerëson ndikimin direkt dhe indirekt të ngjarjeve të terrorizmit, duke përfshirë efektet, viktimat, lëndimet, dëmtimet materiale dhe efekte psikologjike që shkaktojnë.

Indikatori tregon ndikimin që ka terrorizmi tek këto vende dhe nuk mat rrezikun nga terrorizmi në të ardhmen. Vlerësimi përshkallëzohet nga zero deri në dhjetë, ku vlera më e lartë tregon edhe ndikim e ndjeshmëri më të lartë ndaj akteve terroriste. Në vitin 2014 Indeksi i Terrorizmit për Shqipërinë ka shënuar 2.12, nivel ky edhe më i larti në harkun kohorë të dhjetë viteve.


Burimi: Institute of Economics and Peace http://www.tradingeconomics.com   
Komentet dhe analiza: ODA

Në Europë vlera të larta në indeksin e terrorizmit (mbi 4), kanë shënuar Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Franca. Ndër vendet e marra në analizë Zvicra është vendi me vlerësim më të ulët të ndikimit të terrorizmit  në Europë.

Në vitin 2014 Zvicra ka vlerësimin e ulët 1.35, ndërkohë që në vitin 2006 vlerësimi ishte në vlerën 0.13. Spanja është një shtet europian, i cili është renditur me nivel të lartë në indeksin e terrorizmit global për vitin 2006, përkatësisht 5.58. Renditja për Spanjën ka ardhur ë rënie vit pas viti. 

Indeksi i terrorizmit në Europë 2006-2014


Burimi: Institute of Economics and Peace http://www.tradingeconomics.com   
Komentet dhe analiza: ODA

Në rang botëror vendim e parë e merr në vlerësim në vitin 2014 India me 7.75, pasuar nga Kina me 6.29 dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vlerësimin 4.61. India duket të ketë ruajtur nivelin e lartë në Indeksin Global të Terrorizmit ku në vitin 2010 shënonte vlerësimin me 8.09. Në këto nëntë vjet India nuk ka rënë asnjëherë në renditje sa i takon Indeksit Global të Terrorizmit.  Interesante paraqiten Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë shkallën e ndjeshmërisë 0 në këtë Indeks.

Indeksi i terrorizmit në Botë 2006-2014


Burimi: Institute of Economics and Peace http://www.tradingeconomics.com   
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci