Mesatarja e këtij indikatori për vitet 2007-2009, tregon qartë prioritetin e secilit prej vendeve të rajonit për kujdesin shëndetësor. Sipas të dhënave të marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, prej Open Data Albania Shqipëria është vendi që në mënyrë të vazhdueshme ka shpenzuar më pak nga buxheti i saj për shëndetin. Ky fakt shoqërohet me shpenzime të larta të sektorit privat. Në kushtet kur shteti nuk paguan një shërbim, individi paguan drejpërsëdrejti vetë për të. Nëse studiohet pesha që zënë shpenzimet publike ndaj shpenzimeve totale për shëndetësinë, do të shikohet se Shqipëria është vendi ku shpenzimet publike zënë peshën më të vogël.
Pra, shqiptarët shpenzojnë më shumë nga xhepi i tyre për kujdesin shëndetësor se sa fqinjët. Ndërkohë, Kroacia është vendi që shpenzon më shumë nga buxheti për shëndetësinë. Në fakt, edhe shpenzimet private të individëve janë më të ultat në rajon. Po të trajtosh shpenzimet për shëndetësinë si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto, trendindryshon, por për vendete tjera jo për Shqipërinë, e cila përsëri mbetet me përqindjen më të ulët, Bosnja Hercegovina zë vnedin e parë, dhe më pas Kroacia, Greqia dhe Serbia zënë të njëtin vend.

