Turizmi në Shqipëri shënon përmirësime të ndjeshme vit pas vit. Sipas një studim nga “Open data Albania” është shtuar në mënyrë të dukshme numri i turistëve në vendin tonë duke shtuar në këtë mënyrë edhe të ardhurat. Nëse vërejmë numrin e turistëve për vitin 2010-të vihet re një ardhje me 2,3 milionë ose e përkthyer ndryshe 30% më shumë sesa viti 2009-të.

Nga studimi I bërë nga “Open data Albania” mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri, mësohet se të ardhurat janë shtuar në masën 17%, një statistikë e kënaqshme për një nga degët e cila po kthehet nga më të rëndësishmet për ekonominë shqiptare në kohët e fundit. Për këto tre vitet e fundit 2007-2011 të ardhurat  nga turizmi janë shtuar në mbi 1,3 milionë euro.

Gjithashtu nga I njëjti studim del që se gjatë 2010-ës numri i hoteleve rezulton në 19% më shumë se viti paraardhës, por siç dihet këtu nuk është llogaritur edhe akomodimi i turistëve I cili bëhet edhe pranë shtëpive private të individëve të paregjistruar. Gjithashtu edhe numri I shtretërve ka pësuar rritje të ndjeshme. Sa i përket këtij viti numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë deri në muajin maj ka arritur deri në 1 milionë.