Një maratonë me ide dhe që në fund puna më e mirë merr çmim inkurajues. Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi një event inovativ Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana ku 21 studentë me 12 aplikime-analiza, me tema tepër interesante të fushave Ekonomi, Politika sociale, teknologji të reja , demografi, politikë, shendetësi etj. 
Open Datathon Albania u prezantuan edhe aplikime të konkurentëve nga Kosova, ku çmimin e parë me 300 USD e mori student i Gjeo-Informatikës Jonid Kanini dhe programues Julian Kanini me ” Tirana Bus Station” , ku të dy kanë shpalosur idetë e tyre për stacionet e autobuzëve duke iu dhënë prioritet qytetarëve.
Çmimi i II me vlera 150 USD, me temë punësimi, Ndërmarrjet Private, e mori Mariola Kapidani, Olta Begu dhe Eni Didi, student master në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Këta studentw kanë dhënë mendimet e tyre për punësimin e studentëve. Ndërsa çmimi i tretë për idenë më të mirë e kanë fituar Mirgit Vataj, Gjergj Xhaholli dhe Erinda Ibrahimllari, ideja e tyre ishte për t`u ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë nëpërmjet Alo 116.
 
Ndërkohë që shumë shpejt Instituti Shqiptar i Shkencave do të anonçojë sfidën dhe modalitetet për Open Datathon Albania 2012.