Kapitali total i Personave Juridik aksioner të Institucioneve Financiare Jobanka në Shqipëri arrin vlerën e 5.6 miliardë lekëve. Ndër Shoqëritë Tregtare aksionere vlerën më të lartë të kapitalit e ka Ministria e Ekonomise, Tregtisë dhe Energjetikes, i cili është aksioneri i vetëm i Postës Shqiptare me 100% të kapitalit themeltar ose 1.6 miliardë lekë kapital. Ky aksioner përbën 22% të totalit të kapitalit të institucioneve jobanka në vend dhe 29% të totalit të kapitalit të shoqërive tregtare aksionere në këto institucione.
Shoqëri tjetër aksionere me një kapital mbi 1 miliardë lekë është dhe Ministria e Financave, aksionere e Shoqërisë së parë të zhvillimit- FAF sh.a. Personi Juridik me kapitalin më të ulët është BALFIN, aksioner i Fin-al sh.p.k. me një kapital rreth 38 milionë lekë.
Institucione Financiare Jobanka dhe Kapital Aktual Themeltar (1/5/2014)
Burimi: Qendra Kombetare e Rregjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Më 1 Maj 2014 regjistrohen 98 individë aksioner në institucione jobanka. Ndër to dy kanë shtetësi të huaj dhe njëzetë e dy janë të gjinisë femërore. Individi me kapitalin më të madh është Renis Tërshana, i Credins Leasing sh.a. me një kapital prej 49% të kapitalit themeltar ose 415 milionë lekë.
Ky kapital përbën 6% të totalit të kapitalit të gjithë institucioneve dhe 24% të kapitalit të zotëruar nga individët. Aleksandër Pilo, aksioner po tek Credins Leasing sh.a. ka një pasuri kapitali prej 212 milionë lekësh ose 25% të aksioneve. Individët me vlerën më të ulët të kapitalit zotërues janë Nevrus Çallo, Majlinda Dini, Adriatik Muçaj dhe Aferdita Koko të Fondi Besa sh.a. me një vlerë prej 663 mijë lekë secili.
Institucione Financiare Jobanka. Individe Aksionere dhe Kapital Aktual Themeltar (1/5/2014)
Burimi: Qendra Kombetare e Rregjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Ndër individët e gjinisë femërore kapitalin aksioner më të madh e ka Monika Milo, aksionere pranë Credins Leasing sh.a., e cila zotëron 4.99% të aksioneve ose 42.3 milionë lekë. Individët zotërues të aksioneve në Institucionet Financiare Jobanka në total përbëjnë një kapital prej 1.7 miliardë lekësh.