Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në vitin 2013 janë dhënë 48 leje mjedisore për hidrocentrale, nga të cilat 11 janë miratuar për subjektin Telemenia Curri, në Curraj të Tropojës; 4 leje për subjektin Hidro Seta, në Dibër; 4 leje për subjektin Favina, në Korçë dhe 2 leje për subjektin Bistrica dhe Bistrica 3, të cilat kanë të njëjtin administrator, në Vlorë dhe Sarandë. Këto 4 kompani kanë përfituar 44% të gjithë lejeve mjedisore të miratuara për HEC-e në vitin 2013. Në shtrirje gjeografike, mbizotërojnë lejet e miratuara në zonën e Tropojës (11), Dibrës (7), Korçës (8), Elbasanit (5) dhe Pukës (3).
Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në vitin 2012 janë miratuar më pak se gjysma e lejeve të vitit 2013 për HEC-e. 6 leje janë dhënë në zonën e Korçës, 3 prej të cilave subjektit Strelca Energy në fshatin Gore dhe 3 subjektit D6, në fshatra të Bilishtit; 2 leje i përkasin subjektit HEC Ulëz Shkopet për HEC-e në zonën e Burrelit. Pjesa tjetër e lejeve të miratuara ka një shtrirje më të gjerë, si në Sarandë, Tiranë, Dibër, Kukës, etj.
Në vitin 2014, në 18 leje të miratuara gjithsej për HEC-e, 7 i përkasin subjektit Balkan Green Energy, për rikonstruksione të HEC-eve në zonën e Elbasanit, Korçës, Kuksit, Dibrës e Vlorës. 2 leje janë për subjektin Emikel për HEC-e në Gramsh e Skrapar; 2 për Gavran Energy për zonën e Librazhdit dhe 3 transferime lejeje janë miratuar për subjektin HEC Ulëz Shkopet (Kurum International) për HEC-et në Burrel.
Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Në lidhje me lejet e tjera mjedisore të miratuara për sektorin e energjetikës, spikasin lejet për parqe fotovoltanike dhe eolike të miratuara në vitin 2013. Janë 3 leje të miratuara në këtë vit për subjektin Malësia Solar për parqe fotovoltanike në Shkrel të Shkodrës dhe 1 leje për impiant fotovoltanik po në zonën e Shkodrës. Edhe në 6 lejet për parqet eolike mbizotëron Shkodra me 3 leje për subjektin Energjia Rinnovabile, ndërsa 3 lejet e tjera janë dhënë për zonën e Lezhës, Laçit dhe Petrushës.
Tabela në vijim paraqet lejet e miratuara për sektorin e energjetikës në periudhën janar 2012-prill 2014 sipas llojit të aktivitetit, firmës që e ushtron dhe vendndodhjes ku ushtrohet aktiviteti.
Burimi: Ministria e Mjedisit
Përpunimi dhe komentet: ODA