Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me ndërmarrjet ekonomike që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë sipas formës ligjore. Ky hulumtim bazohet në të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Ndërmarrjeve, regjistër që përpilohet në të dhëna të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve; Qendrës Kombëtare të Regjistrimit si dhe në vrojtimet statistikore të Institutit të Statistikave. Ndërmarrja si term ekonomik përfshin çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike edhe jofitimprurëse, pavarësisht formës së tij ligjore dhe funksionimit si person fizik apo juridik. Në vitin 2013 në Republikën e Shqipërisë regjistrohen gjithsej 111,083 ndërmarrje aktive prej të cilave 84,955 (76%) person fizik dhe 26,128 (24%) person juridik. Gjatë këtij viti janë regjistruar për herë të parë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit 12,131 ndërmarrje.
Nga këto, 9,584 (79%) person fizik dhe 2,547 (21%) person juridik. Ndër ndërmarrjet e reja krijuar në vitin 2013 3,549 prej tyre kanë pronar apo administrator një person të gjinisë femërore. Në total pjesëmarrja e gjinisë femërore në drejtimin e ndërmarrjeve aktive të Shqipërisë në këtë vit përbën 28% të totalit.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Ndërmarrjet e regjistruara si person juridik pranë QKR mund të jenë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqëri Anonime, Ndërmarrje Shtetërore, Shoqëri të tjera, Administratë Publike ose Organizata Jofitimprurëse (OJF) dhe Organizata Ndërkombëtare. Peshën më të madhe të ndërmarrjeve aktive person juridik në vitin 2013 e zënë Shoqëritë më Përgjegjësi të kufizuar, të cilat përbëjnë 79% të totalit ose 20,760 ndërmarrje. Ndër këto, 2,941 ndërmarrje drejtohen nga pronare apo administratore femra.
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Ndër vite ndërmarrjet aktive në Shqipëri kanë ardhur duke u shtuar. Nga 103,038 ndërmarrje në total që rezultojnë në vitin 2010, në 111,083 në vitin 2013. Ndërmarrjet që funksionojnë si person fizik kanë pësuar një rritje nga 80,863 në 84,955 në këto katër vite, ndërsa ndërmarrjet person juridik nga 22,175 në 26,128.
Ndërmarrjet aktive 2010-2013
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Ndërmarrjet aktive te regjistruara si Person Juridik 2010-2013
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Viti gjatë të cilit janë krijuar më shumë ndërmarrje është viti 2012 gjatë të cilit janë krijuar 12,248 ndërmarrje, 10,069 person fizik dhe 2,179 person juridik. Në këtë vit janë krijuar 1,836 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, 175 organizata jofitimprurëse, 44 shoqëri anonime etj.
Ndërmarrjet aktive Person Juridik sipas vitit të krijimit dhe formës ligjore
Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)
Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Griselda Rruci

Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Ndërmarrjet Shtetërore, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit. Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement…

Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Biznesin, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit. Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for…

Buxhetimi vendor është një proces kyç për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të njësive të qeverisjes vendore. Ai mundëson menaxhimin efektiv të burimeve financiare për të përmirësuar shërbimet dhe infrastrukturën publike. Një analizë e detajuar e të ardhurave dhe shpenzimeve ndihmon në planifikimin dhe shpërndarjen e drejtë të fondeve. Sipas…