Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për Shoqëri Biznesi të regjistruara në vitit 2019 nga 1 janari deri 31 dhjetor. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetit, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë Biznesin. Gjithashtu pasaporta lidh (linkon) të dhëna për Tendera dhe pagesa nga Thesari i Shtetit bërë në favor të kësaj shoqërie. Në këtë artikull po agregojmë të dhëna për Shoqëri Biznesi sipas formës së tyre ligjore si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK në total për 2019 janë regjistruar 3195 ose 97% e totalit; shoqëri aksionare SHA 32 të tilla të themeluara në vitin 2019; degë të shoqërive të huaja janë 52 të regjistruara në vitit 2019; Shoqëri të bashkëpunimit bujqësor janë 6; shoqëri përfaqësimi janë regjistruar gjatë 2019 4;shoqëri të thjeshta 1 dhe shoqëri kursim krediti po 1.

Shoqëritë aksionare dhe ato me përgjegjësi të kufizuar megjithëse kanë një numër shumë të ndryshëm kanë pak a shumë një vlerë kapitali të injektuar të ngjashme çka tregon që shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar nuk kanë ndonjë mirëkapitalizim të aseteve dhe funksionojnë me vlera kapitali aksionar dhe injektim investimi të ulët.


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Në vitin 2019 në vend janë regjistruar 3 291 (tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e një) shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK.

Në excelin që shoqëron këtë artikull dhe është vendosur në fund të tij janë të listuara shoqëritë sipas formës ligjore. Gjithashtu në databazën Open Corporates Albania janë krijuar pasaporta me informacion, të dhëna dhe dokumente të aksesueshme për publikun për të gjitha shoqëritë e biznesit të themeluara në vitin 2019. Makina e kërkimit e databazës bën të mundur kërkimin dhe listimin e shoqërive sipas emrit, zotëruesve, ish zotëruesve, llojit të aktivitetit, origjinës së kapitalit, vlerës së kapitalit, vitin e themelimit, statusin, licencat e shoqërive.

Shoqëritë e themeluara dhe regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë Vitit 2019, kanë një kapital aksionar dhe vlerë kuotash në total prej  8 970 697 392.82 (tetë miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë milion e  gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy) Lekë. Open Corporates Albania është një databazë me të dhëna të hapura, me informacion lehtësisht të aksesueshëm për shoqëri biznesi që veprojnë në vend.

Shkarko excel: Shoqëri Biznesi të Regjistruara në 2019 sipas formës ligjore
Komente dhe Analiza : Open Corporates Albania