Taksa e Qarkullimit aplikohet mbi benzinën dhe gazoilin. Për mbledhjen e kësaj takse ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, për taksën e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin e importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për benzinën dhe gazoilin e prodhuar në vend.
Kjo taksë është aplikuar në nivele të njëjta për të dyja produktet. Gjatë viteve 2012-2013 niveli i taksës së qarkullimit ishte në masën 7 lekë/litër. Viti 2014 solli një rritje të kësaj takse me 10 lekë/litër, duke arritur në një nivel të taksës prej 17 lekë/litër. Rritja e kësaj takse është përforcuar edhe më shumë në ligjin nr. 157/2014, ku niveli i saj arrin në 27 lekë/litër.
Burimi: Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Niveli i taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin, 2012-2015
Burimi: Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania