Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin e këmbimit valutor për vitin 2014. Kursi zyrtar i këmbimit të monedhave të huaja kundrejt lekut  përfaqësohet nga një vlerë e vetme dhe publikohet nga Banka e Shqipërisë. Në një vend me ekonomi të vogël dhe të hapur si Shqipëria kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në nivelin e çmimeve dhe në bilancin e pagesave. Një kurs këmbimi i qëndrueshëm ndihmon në stabilitetin financiar të vendit.

Sipas Bankës Qendrore gjatë vitit 2014 Euro është shkëmbyer mesatarisht me 139.97 Lekë, Dollari me 105.48 lekë dhe Poundi Britanik me 173.62 lekë.

Kurset e Këmbimit 2014


Burimi:London Bullion Market, Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Grafiku më poshtë tregon luhatjet mujore të kursit të këmbimit në Lekë për njësi të monedhave kryesore Euro dhe USD:


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Kursi i këmbimit për monedhën Euro gjatë vitit 2014 është luhatur ngushtë në intervalin 139.31-140.54 lekë, duke sinjalizuar një kërkesë ofertë të balancuar. Për të njëjtën periudhë, ecuria e Dollarit Amerikan ndaj lekut shfaqet më e luhatshme. Deri në muajin prill 2014 Dollari Amerikan ka dobësuar pozitat e tij ndaj lekut mesatarisht me 0.61% në vit, për ta rimarrë veten në pjesën e dytë të vitit ku ka shënuar një rritje mesatarisht me 1.45% në vit.

Kursi Lek për njësi  të monedhës së huaj 2014

Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Në përputhje me legjislacionin vendas, Ari dhe metalet e tjera të çmuara mbahen me vlerë të drejtë duke u bazuar në çmimin e Tregut të Arit në Londër (London Bullion Market), në datën e raportimit. Sipas ndryshimit të çmimit në këtë treg ndryshon edhe përllogaritja e vlerës për këtë sasi rezervash. Në vitin 2014 vërehet një rritje e  çmimit të arit duke arritur në vlerën 133 384 lekë/onz.

Çmimi i arit dhe metaleve te çmuara ne fund te vitit sipas Tregut të Arit në Londër (London Bullion Market)



Burimi: London Bullion Market, Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci