Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me subjektet tatimpaguese, të cilat në 31 Gusht 2015 kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore të papaguara në afat. Bazuar në legjislacionit tatimor, të gjithë tatimpaguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat konsiderohen subjekte të borxhit tatimor. Administrata tatimore vendos marrjen e masave te sigurimit mbi pasuritë me qëllim ekzekutimin e detyrimeve dhe fillimin e procedurave për mbledhjen me forcë të tyre.
Më 31 Gusht 2015, rezultojnë 13.242 subjekte bllokuara për mos shlyerje të detyrimit tatimor. Ndër këto subjekte pjesa kryesore janë penalizuar për detyrime tatimore të papaguara në vitin 2014 konkretisht 4 561 persona të tatueshëm.
Ky numër është rritur duke u dyfishuar kundrejt 1 janarit të vitit 2014 kur numri i subjekteve persona tatimorë që rezultonin nën masë sekuestro për shkak të mospagimit të detyrimit tatimor në afat shënonte gjithsej 6608 të tillë. Për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara në afat për vitin 2014, rezultojnë nën bllokim 4 561 raste duke shënuar përshkallëzim të këtij fenomeni.
Burimi: https://www.tatime.gov.al/sq-al/Media/Publikime/Borxhi%20Tatimor/Documents/Borxhi20150908.pdf
Komentet dhe analiza: ODA
Rrethi me më shumë subjekte tatimore për të cilat janë vendosur masa të sigurimit mbi pasurinë për ekzekutim të detyrimeve tatimore është Tirana me 6923 subjekte ose 52% të totalit. Në krahasim me 1 Janarin e 2014, ky numër është rritur mbi dy herë pasi në janar 2014 numri i subjekteve nën masa sigurimi për pasurinë për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara ka qenë 3742. Ndërkohë rrethet e tjera shënojnë përkatësisht Fieri 13% të totalit, Durrësi 11%, Berati 6%, Vlora 4% etj.
Burimi: https://www.tatime.gov.al/sq-al/Media/Publikime/Borxhi%20Tatimor/Documents/Borxhi20150908.pdf
Komentet dhe analiza: ODA
Administrata Tatimore nga ana e saj nuk bën ndonjë publikim se sa është borxhi tatimor i secilit subjekt apo vlera e mbledhur nga sekuestro për llogari të autoriteteve tatimore.
LISTA E SUBJEKTEVE ME BARRE SIGURUESE DHE HIPOTEKORE
Burimi: https://www.tatime.gov.al/sq-al/Media/Publikime/Borxhi%20Tatimor/Documents/Borxhi20150908.pdf
Komentet dhe analiza: ODA
Aktualisht në vend ekzistojnë 112 537 ndërmarrje aktive duke na rezultuar se numri i subjekteve tatimore me barrë siguruese dhe hipotekore për mospagim të detyrimit tatimorë, ka kaluar masën e 10% të totalit të ndërmarrjeve çka flet për një situatë jo pozitive për subjektet tatimore në vend.
Numri i subjekteve nën peshën e bllokimit dhe sekuestros për mospagime në afat të borxheve tatimore pritet të rritet ndjeshëm pas ashpërsimit të legjislacionit tatimor dhe operacioneve të inspektimit në terren.
Subjekte nën barrë siguruese e hipotekore për detyrime tatimore të papaguara në afat, 31 gusht 2015 krahasuar me 1 janar 2014
Kontribuoi: Griselda Rruci

Open Data Albania po analizon ndryshimet në të ardhurat buxhetore për vitin 2024, me Akt Normativ Nr. 3 datë 28.08.2024. Ky është ndryshimi i dytë i buxhetit të planifikuar me Ligj Nr. 97/2023. Ndryshimi i parë planifikimeve buxhetore u miratua në shkurt me Akt Normativ Nr. 1/2024 (shih artikullin për…

Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Biznesin, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit. Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for…

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore u miratua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në bazë të Ligjit Nr. 8652/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar, dhe Ligjit Nr. 9632/2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar. Kjo taksë hyri në fuqi në vitin 2016, me Vendim të…