Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me dinamikën e depozitave bankare me apo pa afat në Republikën e Shqipërisë me vitin 2015. Depozita pa afat konsiderohen depozitat ku personat fizikë apo juridikë mund të mbajnë paratë e tyre dhe të kenë mundësi për t`i tërhequr ato në çdo kohë. Ndërsa depozitat me afat janë ato depozita ku parave të depozituara ju paracaktohet një afat i caktuar maturimi.
Në vitin 2015 rezulton të jenë depozituar 153.5 miliard lekë pa afat maturimi dhe 339.6 miliard lekë me një afat të paracaktuar maturimi. Pra, depozitat me afat gjatë këtij viti kanë qenë sa dyfishi i atyre pa afat.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Në një shtrirje më të gjatë kohore depozitat pa afat kanë shënuar rritje vjetore në vitet 2009 deri 2015. Më parë depozitat kanë patur luhatje të theksuara që është lidhur kryesisht me ekzistencën e skemave piramidale apo me perceptimin e qytetarëve kundrejt sistemit bankar. Kjo duket edhe për faktin që gjatë viteve 1993-2015 situata paraqitet kryesisht në favor të depozitave me afat.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Sipas hulumtimit të Open Data Albania subjektet që depozitojnë në institucione të ndryshme financiare janë: autoritetet lokale, ndërmarrjet jofinanciare publike, institucione të tjera financiare, sektori privat dhe individët. Në vitin 2015 këto subjekte kanë zgjedhur t’i depozitojnë paratë e tyre kryesisht në depozita me afat. Ndërkohë individët janë depozituesit më të mëdhenj në vend me rreth 86% të totalit të depozitave.
Depozitat me dhe pa afat sipas autoritetit depozitues 2015
Vlera ne milionë leke
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Griselda Rruci

Open Data Albania ka zbardhur Pasuritë Shtetërore nën administrim të Njësive të Qeverisjes Vendore të dhëna me qira nëpërmjet Ankandit Publik për periudhën 2015 - 2024. Në artikull evidentohen Bashkitë që kanë dhënë sipërfaqe toke me qira, lloji i aktivitetit të ushtruar në këto pasuri dhe kompanitë qiramarrëse. Të dhënat…

Open Data Albania po hulumton mbi perfomacën financiare të bankave të nivelit të dytë për vitin 2023. Të dhënat janë marrë nga bilancet e audituara që subjektet financiare banka depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë, prej të cilave 5…

Buxheti i shtetit është instrumenti kryesor financiar dhe politik i një qeverie, që përcakton mënyrën se si mblidhen dhe shpërndahen burimet publike për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e vendit. Ai reflekton politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Buxheti i shtetit…