Open Data Albania po hulumton lidhur me ecurinë e përdorimit të internetit në vitet 2010-2014. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjatë këtyre viteve ka pasur ndryshime si në numrin e pajtimtarëve me askes broadband, ashtu edhe në mjetet e përdorura për të aksesuar në internet si dhe volumin e të dhënave të transmetuara.

Në vitin 2014 raportohen gjithsej 1 637 994 pajtimtarë të internetit, ndër të cilët 206 896 janë pajtimtarë me akses broadband nga rrjete fikse, 177 613 janë pajtimtarë me akses broadband 3G me USB/ Modem dhe 1 253 485 janë pajtimtarë me akses broadband 3G me aparat celular.

Burimi: http://www.akep.al/images/stories/AKEP/publikime/raporte/RAPORTI%20VJETOR2014-170415.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër pajtimtarët me akses në internet nga rrjetet fikse 40% përdorin operatorin Albtelekom (82 118 pajtimtarë), 23% operatorin ABCOM (47 480 pajtimtarë), 13% përdorin operatorin Albanian Satellite Communications ASC (26 379 pajtimtarë), 11% operatorin Abissnet (23 259 pajtimtarë) etj.

Interneti 3G deri në vitin 2014 ofrohet nga 3 operatorë, përkatësisht AMC, Vodafone dhe Albtelekom. Operatori Vodafone ka numrin më të madh të pajtimtarëve me akses broadband 3G, përkatësisht 86 580 pajtimtarë me USB/Modem dhe 858 366 pajtimtarë me aparat celular.

Burimi: http://www.akep.al/images/stories/AKEP/publikime/raporte/RAPORTI%20VJETOR2014-170415.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Burimi: http://www.akep.al/images/stories/AKEP/publikime/raporte/RAPORTI%20VJETOR2014-170415.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Burimi: http://www.akep.al/images/stories/AKEP/publikime/raporte/RAPORTI%20VJETOR2014-170415.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër vite përdorimi i internetit ka pësuar rritje. Në harkun kohor të pesë viteve (2010-2014) numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjete fikse është rritur 72%. Në vitin 2010 raportohen 120 000 pajtimtarë të internetit me rrjete fikse ose 86 896 pajtimtarë më pak se në vitin 2014.

Pajtimtarët e internetit 3G nga ana tjetër janë rritur me mbi 400% në harkun kohor 2011-2014. Në vitet 2011-2012 ky shërbim ofrohej vetëm nga operatorët AMC dhe Vodafone, ndërsa vitet 2013-2014 ky shërbim ofrohet edhe nga operatori Albtelekom.

Burimi: http://www.akep.al/images/stories/AKEP/publikime/raporte/RAPORTI%20VJETOR2014-170415.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Rritja e përdorimit të internetit ndër vite ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe rritje në volumin e të dhënave të transmetuara. Nëse në vitin 2012 janë transmetuar 796 000 Gbyte të dhëna nëpërmjet internetit, në vitin 2014 janë transmetuar rreth 8 herë më shumë ose 6 269 940 Gbyte.
Kontribuoi: Griselda Rruci