Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi paranë dhe ekuivalentet e saj 2014. Sipas Bankës së Shqipërisë ekuivalente të parasë konsiderohen llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat maturimi më të shkurtër se tre muaj, si dhe ari dhe metalet e tjera të çmuar të mbajtur brenda dhe jashtë vendit.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Depozitat në bankat e huaja në vitin 2014 shënuan 30 mld lekë duke shënuar rritje kundrejt vitit paraardhës. Në vitin 2007 ato ishin në vlerën e 40. 84 mld lekë, pra rreth 1.4 herë më shumë se në vitin 2014. Vlera më e lartë e depozitave në bankat e huaja është arritur në vitin 2008 dhe paratë e depozituara arrinin vlerën e 58.8 mld lekë.

Likuiditeti në monedhë vendase është 28.59 mld lekë kundrejt 47.23 mld që ishte një vit më parë. Në harkun kohorë të viteve likuiditeti ka shënuar rritje vit pas viti duke shënuar në vitin 2014 për herë të parë një ulje drastike të likuiditetit në monedhë vendase.

Edhe likuiditeti në monedhë të huaj është ulur në vera të ndjeshme prej 11 miliard lek kundrejt 2013. Sa i takon arit të depozituar nga shteti shqiptar në banka jashtë vendit, për vitin 2014 kjo sasi përbën vlerën ekuivalente me 9 569 000 000 lekë. Në këtë kategori përfshihet gjendja e arit jomonetar, platinit dhe argjendit të vlerësuara me kursin e këmbimit fiks të Londrës në datën e raportimit.

Paraja dhe ekuivalentet e saj 2007-2014



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Paraja dhe ekuivalentet e saj 2007-2014
Vlera ne milionë leke



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Sa i takon arit të depozituar nga shteti shqiptar në banka jashtë vendit, për vitin 2014 kjo sasi përbën vlerën ekuivalente me 9.57 mld lekë. Në këtë kategori përfshihet gjendja e arit jo monetar, platinit dhe argjendit të vlerësuara me kursin e këmbimit fiks të Londrës në datën e raportimit.

Gjatë vitit 2014 shteti shqiptar ka depozituar në bankat jashtë vendit një vlerë prej 30 mld lekë, pra rreth 8 mld lekë më shumë se një vit më parë.

Këto para të depozituara nuk janë gjë tjetër veçse para që si pasojë e mos gjetjes së një terreni të përshtatshëm për t’i investuar në vend janë depozituar në bankat jashtë vendit. Në këtë vit depozitat në bankat e huaja përbëheshin 40.8% nga llogari rrjedhëse, 59.2% nga depozita afatshkurtra, 0.1% nga kontrata të së ardhmes dhe shumë pak interes i përllogaritur.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Depozitat afatshkurtra dhe llogaritë rrjedhëse në bankat e huaja kanë norma interesi që bazohen në monedhën e depozitës apo llogarisë rrjedhëse. Kontratat e ardhshme janë kontrata standarde për blerjen ose shitjen në një datë të ardhshme të një aktivi financiar ose jofinanciar, me një çmim specifik të paracaktuar. Më 31 dhjetor 2014, vlerësimi neto për këto kontrata ishte 17 milionë lekë.
Kontribuoi: Griselda Rruci