Në fund të vitit 2015, vlera e dëmeve të paguara ishte 26% e primeve të mbledhura nga kompanitë e sigurimeve. Ritmi i rritjes së pagesës së dëmeve ka qenë shumë më i ulët se ritmi i rritjes së primeve, përvec vitit të fundit ku dëmet e paguara janë rritur 28% dhe primet me 21% krahasuar me një vit më parë.
Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Komentet dhe Analiza: ODA
Sigurimet e Jo-Jetës mbartin peshën më të madhe të tregut të sigurimeve me përkatësisht 92.62% ndaj totalit të sigurimeve të kryera gjatë këtij viti. Kjo kategori sigurimi përfshin gjithë shërbimet e sigurimit të cilat nuk përfshihen në sigurimin e jetës (si sigurimi i pasurive të paluajtshme, sigurimi i shëndetit, i automjeteve etj).
Sigurimi i jetës, i ofrohet individëve dhe në rast të vdekjes së tyre një individ tjetër i përcaktuar nga i siguruari përfiton një shumë sipas kontratës. Gjatë vitit 2015 kjo katëgori përbënte 7.29% të totalit të tregut të sigurimeve.
Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Komentet dhe Analiza: ODA
Ndërkohë në tregun e sigurimit të jetës, raporti i dëmeve të paguara kundrejt primeve të përfituara nga shoqëritë e sigurimeve ka qenë më i ulët vetëm 18.36%. Kjo është llogaritur si raport i dëmeve të paguara (188 milionë lekë) kundrejt primeve të përfituara (1.03 miliardë lekë). Edhe në këtë rast primet e paguara lidhur me këto kontrata mund t’i përkasin viteve të mëparshme.
Raporti Prime të akumuluara/Dëme të paguara 2006-2015
Burimi: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Komentet dhe Analiza: ODA