Vlera e kontratave parashikohet përmes një fondi limit të caktuar, dhe më pas vendoset sipas ofertave të pjesëmarrësve në garë. Vlera e Ofertës duhet të jetë e drejtë, dhe e përcaktuar në konkurrim të lirë mes operatorëve. Sa më e rregullt të jetë gara publike, aq më me eficencë shpenzohen paratë e taksapaguesve përmes kontratave. Në rastin në fjalë Open Data Albania, bazuar në të dhëna të databazës së Agjensisë së Prokurimeve Publike, ka analizuar çmimin për njësinë ‘Dru Zjarri’ kryesisht për shkollat dhe konviktet sipas Autoriteteve Kontraktuese, institucione buxhetore të njësive të qeverisjes vendore Bashki.
Analiza vlerëson se cili është tenderi dhe kontrata me çmimin më të lartë për njësi, sipas: a. fondit limit të shpallur dhe b. vlerës së ofertës fituese. Kjo analizë është realizuar për periudhën 2015 dhe 2016 për njësi të qeverisjes vendore sipas ndarjes së re administrative dhe territoriale. Në analizë është marrë edhe diferenca mes çmimit për njësi parashikuar në fondin limit caktuar nga Autoriteti Prokurues, dhe çmimit për njësi vendosur sipas ofertës së shpallur fituese. Për tendera që janë ende duke u zhvilluar, është bërë vlerësimi vetëm për vlerën për njësi sipas fondit limit të parashikuar nga Institucioni.
Vlerat ndryshojnë ndjeshëm nga një bashki në tjetrën. Kështu nëse në Tiranë një metër stere është blerë me 7333 lekë, në Përmet apo Korçë e njëjta njësi është blerë me vlerë tre herë më të vogël. Në çmimin e vendosur ndikojnë mjaft kritere ku më të rëndësishme janë konkurrenca dhe gara e rregullt pa ndërhyrje.
Vlerë fond limit për njësi VS Çmim ofertë fituese për njësi (metër sterë) Vlera në Lekë pa TVSH
*Për Bashkinë Korcë, Maliq dhe Drejtorinë Nr.2 të Punëtorëve nuk është shpallur ende Oferta Fituese
Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania
Autoriteti që parashikon çmimin më të lartë për njësi është Drejtoria Nr.3 e Punëtorëve Tiranë me çmimin 7 527 lekë për metër stere. Vlera totale e kontratës është 5 166 670 lekë, lidhur në datën 28.12.2015 me kontraktorin ALCANI SHPK. Lloji i procedurës është Kërkesë për Propozim. Në garë morri pjesë vetëm një konkurrent. Sasia e blerë është 686.4 metër stere. Çmimi vec furnizimit me lëndën e blerë, parashikon edhe kosto të shërbimit të transportit në territorin e mbuluar nja kjo Drejtori. Kjo kontratë ndërmjet Drejtorisë Nr.3 të Punëtorëve Tiranë dhe Kompanisë ALACNI SHPK është ripërsëritur me procedurë negocimi të drejtëpërdrejtë (pa garë) në datën 17.02.2016 me vlerë 5 191 670 të fondit limit.
Shpallja e tretë e kësaj Drejtorie përkon me datën 03.08.2016 dhe çmimi për njësi sipas fondit limit është 7 333 lekë për metër stere. Fondi limit total është 6 013 330 dhe sasia e kuotuar me këtë fond është 820 mst. Edhe këtë prokurim e ka fituar e njëjta kompani duke paraqitur një ofertë të barabartë me fondin limit. Procedura është karakterizuar nga mungesë konkurencë e cila është pasojë e disa kritereve tepër kufizuese të shpalljes së datës 22.06.2016. Po për territorin e bashkisë Tiranë, kemi vlera të larta edhe në shpalljet e një drejtorie tjetër të kësaj njësia që është Drejtoria nr 2.
Çmimi për metër stere për këtë institucion është 6 131 lekë për metër stere. Bashkitë Krujë dhe Kukës pasojnë me çmime sipas shpalljeve për fondin limit në vlera 4000 lekë dhe 3500 lekë. Në nivele më të ulëta qëndrojnë shpalljet e bashkive Korçë dhe Përmet. I njëjti raport qëndron edhe sa i takon ofertave.
Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania
Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania
Diferencën më të lartë mes ‘Vlerës për njësi sipas fondit limit’ me ‘çmimin për njësi sipas ofertës fituese’ e paraqet Bashkia Krujë ku diferenca qëndron në nivelin 19% , bëhet fjalë për Blerje me Vlerë të Vogël, me Fond Limit 400 000 lekë dhe Ofertë Fituese 325 000 lekë.
Këtë bashki e pasojnë autoritete të tjera prokuruese si Bashkia Përmet me 8 %, dhe Bashkia Durrës me 6%. Sa më e lartë të jetë diferenca aq më shumë ka ndikuar konkurenca e lirë në përftimin e një oferte që garanton efiçencë me fondet publike.
Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania
Renditja sipas Cmimit/Njësi (mst) Dru Zjarri. Cili Autoritet blen me Cmimin më të lartë
Burimi: app.gov.al
Kontribuoi: Open Procurement Albania
Të dhënat janë të publikuara në portalin dhe pasaportat e tenderave në portalin Open Procurement Albania.