Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me buxhetin faktik të shpenzuar për shërbimin spitalor me vitet 2014-2015. Ky buxhet ka të bëjë me shpenzime për investime, paga, kosto medikamentesh, shërbime, mirëmbajtje, rimbursim ilaçesh, etj. Ky artikull realizohet përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit , proces që mundësohet nga platforma Spending Data Albania.

Në vitet 2012-2015 buxheti faktik për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë varion nga 13.4 në 19.5 miliardë lekë. Viti që shënon buxhetin më të lartë është viti 2014 me një buxhet prej 19 460 556 604 lekë, ndërsa viti me buxhetin më të ulët është viti 2012 me një vlerë buxheti prej 13 351 403 088 lekë.


Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Buxheti i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 2015 ishte 5.4 miliardë lekë, pra 34% e buxhetit total për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë. Spitali Ushtarak, i cili së fundmi ka ndryshuar emrin në Spitali i Traumës ka pasur një buxhet faktik prej 835 milionë lekësh në vitin 2015, pra rreth 5% e totalit. Sanatoriumi, nga ana tjetër si një spital jo më pak i rëndësishëm me vendndodhje në Tiranë, ka pasur një buxhet prej 3% ndaj totalit, pra 482 milionë lekë.


Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë vitit 2015 spitali me buxhetin faktik më të madh pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka qenë Drejtoria e Spitalit Shkodër me një buxhet të ekzekutuar prej 702 235 906 lekësh, ndërsa në vitin 2014 ka qenë Drejtoria e Spitalit Fier me një buxhet prej 645 191 485 lekësh.


Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA



Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Spitalet Rajonale të cilat kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i shtetit në harkun kohor 2012-2015 janë spitalet e Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës. Gjatë vitit 2012 buxheti faktik i spitaleve dhe shërbimeve rajonale në total ka qenë 47% e totalit të buxhetit faktik të shërbimit spitalor, ndërsa në vitin 2015 ky raport është zvogëluar në 43% të totalit.


Burimi: Spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Të gjitha transaksionet sipas vlerës, datës, përshkrimit të shpenzimit dhe përfituesit janë të aksesueshme me të dhëna autentike tek Spending Data Albania, Monitorim i Thesarit të Shtetit.

Kontribuoi: Griselda Rruci