Në vitin 2001, Kodi Penal Parashikonte Vrasjen për Gjakmarrje në Nenin 78 Vrasja me Paramendim, (ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 21.01. 2001, neni 10) paragrafi i dytë. Konkretisht: “Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm. Në vitin 2013 Ligjvënësi e ashpërsoi masën e dënimit të parashikuar për këtë lloj krimi me pasoja të rënda.
Me Ligj nr 144/2013 Për disa Shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr 7895, datë 27. 01. 1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, u shtua neni 78/a me emërtesën Vrasje për Gjakmarrje, me parashikimin: Vrasja me dashje për Gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se 30 vjet ose me burgim të përjetshëm”. Trendi i procedimeve gjyqësore për këtë llok krimi ka ardhur në rritje. Në dy vitet e fundit nën analizë për vrasje sipas parashikimit të nenit 78/a janë dënuar gjashtëmbëdhjetë autor. Në total për dhjetë vitet nën analizë janë shënuar 129 procedime penale me 135 të dënuar.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Procedime dhe të dënuar për Vrasje për Gjakmarrje (neni 78 paragrafi i dytë dhe neni 78/a) 2005-2015
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Megjithëse Kodi parashikon dënime ë ashpra për nenet 78 paragrafi i dytë dhe nenin 78 pika a, në vjetarët statistikorë konstatohet që jo gjithmonë procedimet për këtë vepër penale referojnë dënime po kaq të ashpra.
Kjo vjen si pasojë e gjykimeve të shkurtuara me ulje dënimi, gjykimeve për autorë të mitur apo rikualifikimet e veprave. Konkretisht në 100 raste kemi dënime me burgim 10 deri 25 vite heqje lirie, më burgim të përjetshëm vetëm 7 raste ndërsa me burgim 25 deri 35 vite janë 4 raste.
Të dënuar për Vrasje për gjakmarrje (neni 78 paragrafi i dytë dhe neni 78/a) sipas masave të dënimit 2005-2015
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Një tjetër vepër penale e konsideruar e lidhur me gjakmarrjen është edhe veprimi kriminal që parashikohet në nenin 83/a të Kodit tonë Penal, Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje. Kanosja bëhet për qëllime ngujimi, duke e privuar personin nga liria dhe si rrjedhojë nga të drejtat e tjera kushtetuese. Në dhjetë vitet e fundit, janë procedura 18 raste nga gjykatat shoqëruar me 17 të dënuar për nenin 83/a.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Nxitja për gjakmarrje e parashikuar në nenin 83/b, është një tjetër vepër penale, e cila lidhet me gjakmarrjen. Në dekadën e fundit, janë shënuar 2 procedime gjyqësore dhe 3 të dënuar për këtë vepër. 1 person është dënuar me gjobë dhe 2 të tjerë me burgim deri në 2 vjet, për nxitjen për gjakmarrje. Asnjë femër nuk është dënuar për veprimin kriminal të parashikuar në nenin 83/b, në vitet 2005-2015.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD
Komentet dhe analiza: ODA
Në asnjë rast nuk kemi autore femra të procedura për nxitje për gjakmarrje apo kanosje për gjakmarrje. Vëllimi i procedimeve penale për Vrasje për Gjakmarrje në kontekstin social referon jo vetëm një mentalitet të vjetër të trashëguar nga kohët kur në mungesë të shtetit dhe institucioneve gjyqësia bëhej nga individi. Ky fenomen tregon edhe besim të dobët tek Institucionet e Hetimit, Gjykimit dhe Ndëshkimit të autorit të një krimi të rëndë, nga autoriteti shtetëror dhe sistemi i drejtësisë.