Kosto e borxhit për frymëështë një idikator që llogaritet si raport i shumës së interesave që paguhen nga Buxheti i Shtetit për borxhin e marrë dhe ende të pashlyer me popullsinë e vendit në një vit të caktuar. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij treguesi për vitet 2010-2017.


Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ecuria e kostos së borxhit për frymë ka pësuar oshilacione të ndryshme ndër vite, duke reflektuar sipas rastit jo vetëm nivelin e stokut të borxhit, por edhe shtrenjtësinë e tij nëpërmjet rritje/uljes së normës së interesave apo lëvizjet e kursit të këmbimit. Kështu, nga një trend rritës për vitet 2010-2013, vitet 2014-2015 u shfaqën me rënie të kostos së borxhit, si pasojë e uljes së normave të interesit të tregut të brendshëm, kursit të këmbimit lekë/euro dhe uljes sëkontigjencave për garancitë.

Trendi ndryshoi në vitin 2016, ku kostoja e borxhit për frymë ishte 14 899 lekë apo 11.5% më shumë se në vitin 2015, pasi Ministria e Financave parashikonte një shtrenjtim të borxhit të jashtëm dhe në fakt, kjo vlerë nuk u rishikua as gjatë ndryshimeve që iu bënë Buxhetit 2016 nëpërmjet Akteve Normative.

Viti 2017 prezantohet me një rënie të kostos së borxhit për frymë, duke shkuar në 14 569 lekë, 2.22% më pak se në 2016-n, edhe pse kemi një rritje të stokut të borxhit në terma absolut. Ky nivel në rënie i kostos së borxhit vjen falë normave të pritshme të interesit në tregun e brendshëm, të cilat parashikohen të jenë ende nën nivelin mesatar të tre viteve të fundit. Edhe pse gjatë vitit 2017 vlerësohet të ketë një rritje të interesave të borxhit të jashtëm, por edhe të borxhit të brendshëm, Ministria e Financave mendon se këto efekte do të japin ndikimet e tyre në buxhet në vitet 2018-2019.


Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat në formë tabelare mbi
koston e borxhit, popullsinë, koston e borxhit për frymë dhe ecurisë së tyre
për periudhën 2010-2017.

Kosto e borxhit, Popullsia dhe Kosto e Borxhit për frymë në vitet 2010-2017

Burimi: Ministria e Financave, INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Blerta Zilja