Open Data Albania po hulumton mbi Shtrirjen Gjeografike të Bankave të Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë sipas bashkive. Bankat e Nivelit të Dytë, janë shoqëri me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, që ushtrojn veprimtari bankare duke përfshirë por pa u kufizuar me pranimin e depozitave monetare ose i fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie, si dhe emetimi i mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike.

Në bazë të të dhënave zyrtare nga Shoqata Shqiptare e Bankave, por edhe nga faqet zyrtare të internetit apo ekstraktet e bankave pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), deri në Mars të vitit 2017, shtrirja gjeografike e 16 Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, ku me shtrirje gjeografike nënkuptojmë prezencën e bankave në formën e degëve, agjencive, bankomateve (ATM) dhe punonjësit e tyre, paraqitej si vijon: Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë një shtrirje gjeografike në pothuaj gjithë territorin e vendit me prezencë totale në rreth 61 bashki, me 374 degë, 146 agjenci, 852 bankomate dhe 6 894 punonjës. Ndërkohë që të gjitha bankat e kanë Drejtorinë Qendrore dhe selinë e themelimit në kryeqytet Tiranë.

Pjesa më e madhe e bankave (12 nga 16) kanë filluar ta ushtrojnë aktivitetin me licensë nga Banka e Shqipërisë pas një periudhe deri dy vite pas themelimit. Pjesa tjetër e bankave (4 nga 16) ose kanë marrë licensë nga Banka e Shqipërisë me ligjin e vjetër për bankat (para viti 1998) dhe për rrjedhojë janë detyruar të ndryshojnë licensën për t’iu përshtatur ligjit të ri, ose janë themeluar si degë të bankave të huaja, e më pas kanë ndryshuar formën juridike (pas ndryshimit të ligjit në vitin 1998) duke u ristrukturuar juridikisht si shoqëri të regjistruara në Shqipëri.  

Prezenca e bankave me degë dhe agjenci nëpër qytetet e vendit mund të grupohet si vijon: Në 33 qytete ose 54% të rasteve ka prezencë të vogël (nga 1 deri në 3 banka); Në 18 qytete ose 30% të rasteve ka prezencë të mesme (nga 4 deri në 10 banka), në 10 qytete ose 16% të rasteve ka prezencë të madhe (nga 11 deri në 16 banka).



Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA

Qytetet me prezencën më të madhe të bankave në Shqipëri janë Tirana me 16 banka e shoqëruar nga Elbasani dhe Fieri me nga 15 banka dhe Shkodra me 14 banka. Janë rreth 18 qytete nga 61 në total ku ushtrojnë aktivitetin bankat, në të cilat ka vetëm 1 bankë që ushtron aktivitetin. Ndërsa në 5 qytete ka vetëm nga 2 banka që ushtrojnë aktivitet.

Banka me shtrirjen gjeografike më të madhe në territorin e Shqipërisë është Banka Raiffiesen me një prezencë në 54 qytete, e ndjekur nga Banka Societe Generale Albania me 36 qytete, Banka Kombëtare Tregtare me 33 qytete dhe Banka Alpha Albania me 29 qytete. Bankat me shtrirjen gjeografike më të vogël janë Banka e Kreditit e Shqipërisë me prezencë në 2 qytete, e shoqëruar nga Banka Ndërkombëtare Tregtare me 3 qytete dhe Banka e Bashkuar e Shqiperisë me 4 qytete.

Prezenca e Detajuar e Bankave te Nivelit te Dyte neper Qytetet e Shqipërisë

Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA


Banka që ka numrin më të madh të degëve në territorin e Shqipërisë është Banka Kombëtare Tregtare me 64 degë e shoqëruar nga Banka Credins me 48 degë dhe Banka Raiffeisen me 46 degë. Bankat me numrin më të vogël të degëve janë Banka e Parë e Investimeve dhe Banka e Kreditit e Shqipërisë me nga 2 degë secila të shoqëruara nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë me 4 degë. Banka që ka numrin më të madh të agjencive në territorin e Shqipërisë është Banka Raiffesen me 43 agjenci e shoqëruar nga Banka Kombëtare Tregtare me 25 agjenci dhe Banka Intesa Sanpaolo e Banka Procredit me nga 15 agjenci secila. 3 banka nuk kanë asnjë angjenci (Banka Veneto, Banka Ndërkombëtare Tregtare dhe Banka Societe Generale), të shoqëruara nga Banka e Kreditit e Shqipërisë dhe Banka NBG Albania me nga njw agjenci secila. 2 banka kanë një numër më të madh agjencish se sa degësh (Banka Procredit dhe Banka e Parë e Investimeve).

Banka që ka numrin më të madh të bankomatëve (ATM) në territorin e Shqipërisë është Banka Raiffesen me 194 Bankomate e shoqëruar nga Banka Kombëtare Tregtare me 148 banokomate dhe Banka Tirana me 71 bankomate. 2 banka nuk kanë asnjë bankomat (Banka e Bashkuar e Shqipërisë dhe Banka e Kreditit e Shqipërisë), të shoqëruara nga Banka Ndërkombëtare Tregtare me vetëm 6 bankomate në gjithë Shqipërinë;

Të dhëna mbi Prezencën e Bankave, Degëve, Agjencisë, ATM-ve dhe Numrin e Punonjësve



Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA



Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqipëri dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA

Sistemi bankar shqiptar vazhdon të mbetet një ndër punëdhënësit më të mëdhenj institucionalë në vend. Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave

në të 16 bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të punësuar një numër total prej 6 894 punonjësish. 3 bankat që kanë numrin më të madh të stafit dhe që përbëjnë rreth 50% të të punësuarve në këtë sektor janë Banka Raiffesen me 1 406 punonjës e shoqëruar nga Banka Kombëtare Tregtare me 1.285 punonjës dhe Banka Credins me 739 punonjës.

Ndërsa bankat me stafin më të vogël renditen Banka e Kreditit e Shqipërisë me 28 punonjës, e ndjekur nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë me 78 punonjës dhe nga Banka Ndërkombëtare Tregtare me 92 punonjës në gjithë Shqipërinë.