Open Data Albania po hulumton lidhur me produktet dhe shërbimet financiare të Bankave të Nivelit të Dytë të liçensuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitetin brenda vendit si dhe Instrumentet e Pagesës Elektronike e Bankingun Modern të ofruar nga Bankat e Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë. Bankat e Nivelit të Dytë, janë shoqëri me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, që ushtrojnë veprimtari bankare duke përfshirë por pa u kufizuar me pranimin e depozitave monetare ose i fondeve të tjera të ripagueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie, si dhe emetimi i mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike. Sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë së miratuar me vendimin nr. 11, datë 06.02.2008 Për instrumentet e pagesave elektronike: Instrument i pagesave elektronike (IPE) është instrumenti që i mundëson mbajtësit të kryejë pagesa elektronike (nëpërmjet një karte që përmban një shirit magnetik, një mikro qark ose një kod identifikues). Këtu përfshihen si instrumentet e pagesave me akses në distancë, ashtu edhe instrumentet e parasë elektronike.

Instrument i pagesave me akses në distancë – është një instrument, që i mundëson mbajtësit të aksesojë fondet në llogarinë e tij në një bankë, zakonisht nëpërmjet numrit të identifikimit personal dhe ose mjeteve të tjetra të identifikimit. Këtu përfshihen: kartat eletronike bankare (krediti dhe debiti) janë instrumente të pagesës elektronike, të emetuara nga bankat për të kryer pagesa bankare. Kartat mund të jenë krediti të cilat mundësojnë huamarrjen përtej limitit të gjendjes në llogari dhe karta debiti të cilat nuk mundësojnë huamarrje, por vetëm përdorim të gjendjes në llogari; bankomatet (ATM) janë pajisje (makineri) elektronike bankare, të cilat u lejojnë klientëve të kryejnë tërheqin apo depozitojnë para pa ndihmën fizike të një përfaqësuesi të bankës në vende të ndryshme; pikat e shitjes (POS) është vendi ku bëhen shitjet. POS-et mund të jetë një qendër tregtare, një treg ose një qytet. Nga pikëpamja e shitësit një POS konsiderohet si zonë ku një klient kompleton një transaksion me mjete të pagesës në distancë (karta bankare), dhe shërbimet e tjera elektronike bankare.
 
Shërbime të tjera elektronike bankare – janë shërbimet bankare të realizuara online, të cilat mund të aksesohen nga klientët e subjekteve të kësaj rregulloreje, nëpërmjet përdorimit të mjeteve të ndryshme të telekomunikacionit, si për shembull, telefoni, celulari, terminalet ose kompjuterët personalë etj. Në këto shërbime futen: E-banking është shërbimi në distancë, nëpërmjet kanaleve elektronike të shpërndarjes dhe të komunikimit (kryesisht internetit), i produkteve dhe i shërbimeve bankare, brenda veprimtarive të lejuara për bankat e nivelit të dytë (sipas përkufizimit në rregulloren  BSH “Për mbikëqyrjen e transaksioneve bankare në rrugë elektronike”); Mobile Banking është një shërbim financiar 24 orësh që lejon një përdorues të ekzekutojë transaksionet financiare në distancë nëpërmjet një pajisjeje inteligjente (telefon celular, tablet etj.); Tregtia Elektronike (E-commerce), një shërbim që mundëson një firmë ose individ për të kryer biznes në një rrjet elektronik, zakonisht në internet.

Në bazë të të dhënave zyrtare nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe nga faqet zyrtare të internetit të bankave, gjatë periudhës 2013 – 2015 bankat e nivelit të dytë ofronin produktet dhe shërbimet financiare elektronike e moderne si vijon: Në fund të vitit 2015, sistemi bankar në Shqipëri ofronte në total: 1.041.796 karta elektronike me një rritje prej rreth 21.1% krahasuar me vitin 2013; nga këto, rreth 955.856 (ose 92%) janë karta debiti dhe kanë një rritje prej 21.5% që nga viti 2013, dhe rreth 86.016 (ose 8%) janë karta krediti dhe kanë një rritje prej 16.8% krahasuar me vitin 2013; janë 8.310 POS me një rritje prej rreth 27.1% krahasuar me vitin 2013; janë 3 banka (Raiffeisen, BKT dhe Credins) që ofrojnë të gjithë instrumentet e pagesës elektronike së bashku më të gjithë shërbimet e bankingut modern; dhe 7 banka (Raiffeisen, Veneto, BKT, Tirana, Aplha, Procredit dhe Credins) ofrojnë të gjithë instrumentet e pagesës elektronike; 2 banka (Banka e Bashkuar e Shqipërisë dhe Banka e Kreditit e Shqipërisë) nuk ofrojnë asnjërin prej instrumenteve të pagesës elektronike apo shërbimeve të bankingut modern; Viti më zhvillimin më të madh të instrumenteve të pagesës elektronike konsiderohet viti 2015, ku secili prej produkteve të ofruara nga bankat pati një rritje nga 15% deri në 20%, krahasuar me vitin paraardhës, ndërkohë kjo rritje në vitin 2014 rezultonte të ishte rreth 6% krahasuar me vitin paraardhës.

Sherbimet e Instrumentave te Pageses Elektronike dhe Bankingut Modern ne Bankat e Nivelit te Dyte ne Shqiperi – 2013-2014-2015 



Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA


Kartat Elektronike (Debit dhe Kredit) në fund të vitit 2015 ishin 14 banka të cilat ofronin karta elektronike për klientët e tyre, nga të cilat: Bankat me numrin më të madh të kartave elektronike të emetuara ishin BKT me 279 975 karta (27% e totalit), Raiffiesen me 217 807 karta (21% e totalit) dhe Credins me 102 821 karta (10% e totalit). Bankat me numrin më të vogël të kartave elektronike të emetuara ishin Banka Ndërkombëtare Tregtare me 2 272 karta (0.2% e totalit), Banka Amerikane e Investimeve me 11 375 karta (1.1% e totalit) dhe Banka Veneto me 12 523 karta (1.2% e totalit). 2 banka nuk ofrojnë asnjë kartë elektronike për klientët e tyre.

Bankat me rritjen më të madhe në ofrimin e kartave elektronike në periudhën 2013-2015, janë BKT me një rritje prej 98.8%, Banka Veneto me një rritje prej 50.7% dhe Alpha Bank me një rritje prej 31.3%. Bankat me rënien më të madhe në ofrimin e kartave elektronike për të njëjtën periudhë janë Banka Union me -21.5%, Banka Amerikane e Investimeve me -9.8% dhe Banka Procredit me -7.8%.

Kartat e Debitit në fund të vitit 2015 ishin 14 banka të cilat ofronin karta debiti për klientët e tyre, nga të cilat: Bankat me numrin më të madh të kartave të debitit të emetuara ishin BKT me 241.539 karta (25.3% e totalit), Raiffiesen me 194.191 karta (20.3% e totalit) dhe Credins me 99.188 karta (10.4% e totalit). Bankat me numrin më të vogël të kartave të debitit të emetuara ishin Banka Ndërkombëtare Tregtare me 2.272 karta (0.2% e totalit), Banka Amerikane e Investimeve me 10.675 karta (1.1% e totalit) dhe Banka Veneto me 12.137 karta (1.3% e totalit). 2 banka nuk ofrojnë karta debiti për klientët e tyre; Bankat me rritjen më të madhe në ofrimin e kartave të debitit në periudhën 2013-2015, janë BKT me një rritje prej 108.8%, Banka Veneto me një rritje prej 49% dhe Banka Alpha me një rritje prej 34.7%. Bankat me rënien më të madhe në ofrimin e kartave të debitit për të njëjtën periudhë janë Banka Union me -24.1%, Banka Amerikane e Investimeve me -9.7% dhe Banka Procredit me -7%.

Kartat e Kreditit në fund të vitit 2015 ishin 11 banka të cilat ofronin karta krediti për klientët e tyre, nga të cilat: Bankat me numrin më të madh të kartave të kreditit të emetuara ishin BKT me 38 412 karta (44.7% e totalit), Raiffiesen me 23 616 karta (27.5% e totalit) dhe Banka Alpha me 7 915 karta (9.2% e totalit). Bankat me numrin më të vogël të kartave të kreditit të emetuara ishin Banka Veneto me 386 karta (0.4% e totalit), Banka NBG me 465 karta (0.5% e totalit) dhe Banka Amerikane e Investimeve me 700 karta (0.8% e totalit). 5 banka nuk ofrojnë karta krediti për klientët e tyre;

Pikat e Shitjes (POS) – në fund të vitit 2015 ishin 8 nga 16 banka të cilat ofronin pajisjet POS për klientët e tyre, nga të cilat: Bankat me numrin më të madh të pikave POS ishin BKT me 3 748 pajisje (45.1% e totalit), Raiffiesen me 1 347 pajisje (16.2% e totalit) dhe Banka Alpha me 1 310 pajisje (15.8% e totalit). Bankat me numrin më të vogël të pikave POS ishin Banka Veneto me 112 pajisje (1.3% e totalit) dhe Banka Tirana me 245 pajisje (2.9% e totalit); Bankat me rritjen më të madhe në ofrimin e pikave POS në periudhën 2013 me 2015, janë Banka Veneto me një rritje prej 600%, BKT me një rritje prej 83.2% dhe Banka Credins me një rritje prej 26.8%. Bankat me rënien më të madhe në ofrimin e pikave POS për të njëjtën periudhë janë Banka Tirana me -19% dhe Banka Instesa Sanpaolo me -14.6%.

Shërbimet e Bankingut Modern – në fund të vitit 2015 ishin 12 banka nga 16 që ofronin shërbimin e E-Banking, 8 banka që ofronin shërbimin M-Banking dhe 3 banka që ofronin shërbimin e E-Commerce.

Instrumentet e Pageses Elektronike ne Bankat e Nivelit te Dyte ne Shqiperi – 2013-2014-2015

Burimi: Faqet zyrtare te bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi dhe Shoqata Shqiptare e Bankave
Komentet dhe Analiza: ODA