Herësi, Numri i Votave për Kandidat që duhet tejkaluar për tu bërë deputet pozicione jo fituese PS, PD. PSD dhe LSI Rezultate 2021

Open Data Albania ka kalkuluar Herësin, numrin e votave  që duhet të tejkalojnë kandidatët e vendosur në fund lista, për të marrë një mandat duke spostuar kolegët në pozicione të favorshme por që nuk kanë mbështetje me vota parapëlqyese.

  • Me ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor konkretisht neni 163, pasi është përcaktuar numri i mandateve të subjektit në një qark të caktuar, fillon listimi i kandidatëve të subjektit në atë qark duke renditur në krye të listës kandidatët që kanë tejkaluar herësin dhe më pas kandidatët që kanë qenë në zonën fituese sipas mandateve.
  • Nëse nuk ka kandidat me herës (numër votash) të tejkaluar lista dhe renditja mbetet po ajo që Kryetari i Partisë ka dorëzuar në fillim të fushatës pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  • Këta kandidat mund të jenë në pozicione inferiore në listën fillestare me firmë të Kryetarit të Partisë.
  • Herës është mesatarja numerike që del nga pjesëtimi i total vota të subjektit (partisë) në atë qark, me numrin e mandateve po të partisë (subjektit), gjithmonë rezultate të qarkut. Herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 mijë vota.
  • Në çdo rast një gandidate e grupit Gjinor më pak të përfaqësuar ruan pozicionin e saj në listë nëse Deputeti Fitues nga Vota Parapëlqyese është i gjinisë tjetër. Pra me fjalë të thjeshta një grua mund të rrëzohet vetëm nga një kandidate grua.
  • Siç shikohet nga tabela dhe vizualizimet mesatarja numerike në qarqe është e lartë dhe në pjesën më të mirë të rasteve është mbi 10 mije.

Për Partinë Socialiste herës më të ulët se 10 mijë vota shënojnë:  Durrësi me 9616 vota; Berati me 8471 Vota; Vlora me 7378 Vota;  Lezha më 9090 vota dhe Gjirokastra me 8177. Në qarqet më lart një kandidat socialist në fundlistë duhet të ketë mbi Herësin që të dalë në pozicione fituese duke spostuar më pak të votuarit në pjesën me mandate fituese të listës. Për të gjithë qarqet e tjera herësi mbetet i Lartë mbi 10 mijë vota


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për Partinë Demokratike Herësi është më pak se 10 mijë vota në Qarqet: Lezhë 8500; Elbasan 9645; Vlora 8032; Shkodra 9441; Dibra 9673 Vota. Në të gjitha qarqet e tjera një kandidat në pjesën jofituese të listës duhet të marrë mbi 10 mijë vota që të rrëzojë një koleg në renditjen fituese të listës së qarkut.


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për LSI në të tre qarqet ku ka fituar Mandate Herësi është I Lartë mbi 10 mijë vota.


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për PSD e Tom Doshit ka një herës më të vogël se 10 mijë vota në Shkodër.


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: KQZ
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shkarko excel: Herësi për Subjektet elektorale, zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Aranita Brahaj