Radio ‘Blue Sky’ Kosove prezanton Open.Data.AL

Radio Blue Sky, kanal i dyte radiofonik i RTK ne Prishtine ka ftuar ne studio Zyrtaren e Marrdhenieve me Publikun prane Open.Data.Al znj. Aranita Brahaj. Intervista eshte transmetuar ne emisjonin e mengjesit ne daten 21 shkurt 2011 ora 08.40 deri 09.00. Teme e intervistes prezantimi i Open Data ne Shqiperi dhe mundesia e pershtatjes se projektit edhe per Kosoven. Degjoni Intervisten e plote KETU

Papunësia në Shqipëri Krahasuar me Vendet e Rajonit

Shkalla e papunësisë është raporti midis numrit të të papunëve te regjistruar dhe numrit të popullsisë aktive (forcës së punës). Forca e punës përbën pjesën e popullatës e cila është në moshë pune  dhe është në kërkim të vazhdueshëm për punë. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë: *Vlerësime të FMNBurimi: FMNKomentet dhe Analiza: ODA Bazuar në shkallën e papunësisë, Shqipëria renditet…

Kosto e borxhit krahasuar me disa tregues fiskal dhe PBB-në në periudhën 1993-2011

Kosto e borxhit krahasuar me disa tregues fiskal dhe PBB-në në periudhën 1993-2011. Për të krijuar një ide më të qartë se sa i kushton një shteti shuma e interesave që paguan, ajo mund të vendoset përballë disa treguesve të tjerë fiskal si dhe PBB-së. Kosto e borxhit përballë shpenzimeve kapitale dhe shpenzimeve të personelit Burimi: Minstria e FinancaveTë dhënat 1993-2010 janë shifrat faktikeTë dhënat…

ODA: Zgjedhjet e 2009 dhe “8 maji”, më të kushtueshmet për Shqipërinë

OPEN Data Albania bën të ditur se zgjedhjet e qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 janë proceset zgjedhore më të kushtueshme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. “Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të…

Studimi, 1.34 milione shqiptare perdorues interneti

Open Data Albania ka kryer nje hulumtim mbi numrin e perdoruesve te internetit ne Shqiperi bazuar ne te dhenat e Unionit Nderkombetar te Telekomunikacioneve (ITU). Gjate dhjetevjecarit te fundit rezulton se numri i perdoruesve te internetit per 100 banore ka ndryshuar si me poshte Burimi Unioni Nderkombetar i Telekomunikacioneve (ITU)Analiza dhe Komentet ODA Sikurse mund te shihet edhe nga grafiku vihet re nje rritje e…

Shëndetësi, shqiptarë paguajnë nga xhepi

Tiranë – Sektori publik mbulon vetëm 40 për qind të shpenzimeve në shëndetësi, pjesa tjetër mbulohet nga sektori privat. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor mbulon vetëm 45 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë të familjeve shqiptare. Më të goditur nga kjo gjë janë grupet me nivel të ulët të ardhurash. Për sistemin finaciar që ka zgjedhur Shqipëria për shëndetësinë pritej që sektori publik të…

Popullsia në Tiranë në vitet 2001-2009

Tirana është një ndër qytetet më të synuara për banim nga shqiptarët. Ndër vite ajo ka qenë mikpritëse e shumë të ardhurëve nga rrethet, por edhe shumë të tjerë janë larguar prej saj. Gjithsesi, ritmet e numrit të banorëve në kryeqytet kanë gjithmonë rritëse.   Burimi i të dhënave: Bashkia TiranëPërpunimi dhe komentet: ODA Vitet 2003-2005 kanë shënuar rritjet më të larta, me 4.8%-6.1%. Vetëm…

Open Data: Stoku i borxhit publik për 2010 ishte rreth 715.5 miliardë lekë

Borxhi publik kap vlerën absolute më të madhe të këtij 10-vjeçari Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Open Data Albania, ka kryer një hulumtim, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe FMN, lidhur me ecurinë e stokut të borxhit të shtetit shqiptar gjatë…

Lejet e ndërtimit në rritje me 21%

Në vitin 2010, sektori i ndërtimit ka patur një zhvillim pozitiv. Në rang vendi, janë dhënë mbi 1.800 leje ndërtimi, në një rritje vjetore me 21%. Sipas shifrave të rezultuara nga studimi i “Open Data Albania”, qyteti me numrin më të madh të lejeve figuron Durrësi. Lejet janë dhënë për ndërtime banesash, hotele apo edhe objekte tregtare.

Open Data Albania: Shqiptarët më shumë lekë për borxhin, se për arsimin

Shqiptarët paguajnë më shumë për borxhin e vendit se sa për sektorë bazë si arsimi, shëndetësia, mbrojtja, mjedisi etj. Portali Opean Data Albania ka kryer hulumtimin me temë “Ku shkojnë paratë e shqiptarëve” dhe ka konstatuar se 83,3 lekë nga të ardhurat ditore të secilit prej nesh shkojnë për mbulimin e kostove të borxhit, apo ndryshe, për pagimin e interesave të kredive që iu janë…

Shqipëri, më 2010 2.3 milionë vizitorë të hua

Treguesit më të rëndësishëm të turizmit janë numri i turistëve të huaj , dhe të ardhurat e siguruara nga turizmi. Gjithashtu për të krahasuar zhvillimin e turizmit në një vend është e nevojshme llogaritja e kapaciteteve turistike të një vendi. Gjatë vitit 2010, numri i vizitorëve të huaj ishte 2.3 milionë, krahasuar me 1.8 milion që ishte një vit më parë. Kjo tregon një rritje…

Open Data Albania përzgjidhet ndërmjet gjigandëve të Data.Gov

Open Data Albania ka kënaqësinë t’Ju njoftojë se projekti ynë për Inovacion dhe Transparencë tashmë po konkurron suksesshëm në mediume shkencore ndërkombëtare përkrah gjigandëve të Data.Gov. Open Data Albania ka kënaqësinë t’Ju njoftojë se projekti ynë për Inovacion dhe Transparencë tashmë po konkurron suksesshëm në mediume shkencore ndërkombëtare përkrah gjigandëve të Data.Gov. Stafi IT (eksperte te informatikës) pranë ODA kanë realizuar një prezantim shkencorë me…

Shqipëria piramidë, ka falimentuar ekonomikisht

Shqipëria është shteti që ka falimentuar brenda shtetit. Borxhet e jashtme dhe të brendshme kanë krijuar një sistem piramidë që për inerci e mban në këmbë, por që realisht është e zhytur deri në grykë. Vendi aktualisht në arkën e tij nuk mund të përballojë dot më as pagesan e rrogave dhe pensioneve aktuale, asistencës ekonomike për familjet e varfra dhe shërbimet e tjera publike.…

Struktura e Kapitalit Aksioner të Bankave në Shqipëri (i përditësuar deri më 31/12/2010)

Sistemi bankar shqiptar filloi të zhvillohet me strukturën e ekonomisë së tregut në vitin 1992, kur u krijua edhe fillimisht sistemi me 2 nivele: Banka Qëndrore dhe bankat e nivelit të dytë. Në vitin 1992, ekzistonin tre banka me kapital shtetëror: Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Tregtare Agrare. Gjatë 20 viteve të fundit është shënuar një progres i dukshëm në këtë sistem,…

Shifrat flasin shqip

Ka nisur si projekt i shoqërisë civile dhe është shndërruar në burim të parë informacioni. Open Data Albania dhe procesi i një pune që nis në zyrat e shtetit dhe përfundon në përqindje dhe grafikë që mund të kuptohen nga të gjithë. Në vitin 2011 për mbrojtjen sociale dhe sigurimet shoqërore, qeveria shqiptare ka shpenzuar plot 105.7 miliardë lekë, ose 25.84 për qind të gjithë…