Raporte Gjinore dhe Open Data, Zbardhen të dhëna social-ekonomike mbi balancat

Portali Open Data Albania publikon në vijimësi të dhëna qe lidhen me Statistika për Balancat Gjinore në vend. Artikujt listohen për Tema Raporte Gjinore (Gender Relations). Të dhënat e fundit të publikuara lidhen me balancën në sektorë dhe fusha si Demografi, Edukim, Përfaqësim Publik dhe Politika Penale ndaj grupeve gjinore. Të dhënat ndihmojnë në evidentimin e raporteve dhe zhvillimit të grupeve sipas gjinive, por zbulojnë edhe disbalanca…

Në punojmë në Edukim Qytetar – Fuqizim i të rinjve në Antikorrupsion

Fuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, ky është qëllim për të cilin prej një viti kemi krijuar një grup me të rinj pjesë e OpenDataYouthNetwork. Në muajin tetor ky ekip u trajnua mbi disa tema të rëndësishme në analizë dhe rritje kapacitetesh kundër korrupsionit. Edukimi qytetar dhe forcimi i Modeleve FactChecking për llogaridhënie janë dy aspekte të rëndësishme të aktiviteteve dhe projekteve të organizatës. Puna me…

Bëji Zgjedhjet të Vlejnë. Nevoja për monitorim mbi Keqpërdorimin e Fondeve Publike në Fushatë Elektorale

Më 14 maj 2023 mbahen zgjedhje në 61 Bashki të vendit. AIS bazuar në monitorime zgjedhore të mëparshme, vlerëson se ka risk të lartë për deformim të vullnetit zgjedhor përmes keqpërdorimit të fondeve publike në periudhë zgjedhore. Pak ditë para votimit për Zgjedhjet e Përgjithshme Prill 2021, u konstatuan zhvendosje të buxhetit shtetëror nga fondi për Punë Publike tek fondi për Grantime Individuale. Thesari kaloi para…

Kontrolli Kushtetues mbi Ligjet Korruptive, Vakancat disa vjeçare në Gjykatën Kushtetuese sjellin Pasoja të Rënda për Parandalimin e Korrupsionit me Ligj

Organizata AIS inicioi në Shtator 2021 një Padi për Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit  që rregullon Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit. Padia e Organizatës AIS/ Open Data Albania kërkonte  Shfuqizim të Pjesshëm të Ligjit nr 97/2019 për miratimin e Aktit normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9 / 2019 të Këshillit të Ministrave për Përballimin e Pasojave të Fatkeqësive…

OpenData Youth Fellowship Retreat 22 dhe 23 tetor 2022

Organizata AIS / Open Data Albania prej një viti po punon me një grup student dhe profesionit të rinj duke krijuar një program Fellowship për fuqizimin e të rinjve në çështje të Antikorupsionit. Gjatë vitit po mbahen evente si sesione pune; forume diskutimi; intership pranë ekipit të organizatës; trajnime dhe takime të tjera për rrjetëzim. Në fundjavën 22 dhe 23 tetor , anëtar të ekipit…

Die Welt/ Probleme me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit – a është Shqipëria gati për BE-në?

Shqipëria drejt BE, shtypi Gjerman kritikon qeverinë, themeluese e AIS, Aranita Brahaj flet për korrupsionin dhe drejtësinë Gazeta serioze Gjermane ka Die Welt ka publikuar këtë shtator një artikull me titull: Corruption, justice and issues with press freedom – is Albania ready for the EU? Artikulli analizon me kujdes disa aspekte të gjeopolitike dhe sfida të Shqipërisë në Negocimin drejt EU. Gazetarja Mandoline Rutkowski vizitoi…

393 Donator Fushata Zgjedhore 2021, PS me shume donacione, LSI tejkalon PD, Lista e Donatorëve për çdo parti

Open Data Albania po zbardh shumat dhe emrat e Donatorëve Elektoral në Zgjedhjet e Prill 2021. Donatorët e Fushatave zgjedhore janë subjekte private shoqëri, persona juridik apo fizik që dhurojnë fonde, mallra apo shërbime për subjektet elektorale kandidat apo parti. Donacionet janë të detyrueshme për tu regjistruar sipas formës ligjore. Dhurimet në natyrë mallra apo shërbime të ofruara pa kundërshpërblim konsiderohen inkind – në natyrë dhe vlera…

Web-ATRAKO jashtë funksionit, Open Corporates Albania ofron një regjistër online të plotë me kontrata PPP Koncesione

Sulmi Kibernetik i filluar në korrik 2022 mbi databaza shtetërore, ka çuar off line edhe databazën shtetërore me të dhëna dhe dokumente të PPP Koncesione nga ATRAKO Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve. Këto të dhëna janë të detyrueshme për publikim dhe aksesim publik. Organizata AIS me web-portalin Open Corporates Albania vë në dispozicion një Regjistër me të gjitha kontratat dhe dokumentet e Koncesioneve PPP të…

PPP apo Koncesione në Sektorin Shëndetësi, Investimi vetëm 9% e Pagesave Buxhetore

Open Data Albania po evidenton të dhëna mbi vlerat kontraktore dhe vlerat e investimit të Kontratave të Koncesionit PPP të miratuara në Sektorin e Shëndetësisë për periudhën 2015-2022. (Shiko artikullin) Konkretisht janë në zbatim 4 kontrata koncesioni PPP në Sektorin e Shëndetësisë Të katra janë me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit Vlera e plotë e kontratave me Koncesion PPP në Shëndetësi është rreth…

Amnistia Fiskale dhe Deklarimet Vullnetare të Pasurive në Shqipëri

AIS promotor i Open Data Albania po publikon një Raport me Fakte dhe Historik nga procese si amnisti, falje, legalizim asetesh apo procedura të deklarimit vullnetar të aplikuara nga Qeveritë në vend në dekadat e fundit. Raporti ka të dhëna mbi Historikun e Iniciativave dhe Akteve Ligjore sikurse ka cekur edhe efektet, masën e legalizimeve dhe deklarimeve që ka shënuar procesi. Historiku i amnistive fiskale…

Pastrimi i Parave në Kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale, qëndrime të AIS analizë dhe konkluzione

Organizata AIS ka analizuar me kujdes draft ligjin për “Për Amnistinë Fiskale dhe Penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar”, draft i iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë dhe i prezantuar për Konsultim Publik nga Qeveria shqiptare më 23 qershor 2022. Afati për mendime dhe rekomandime i procesit të konsultimit të Ligjit është data 23 korrik 2022. Në finale organizata mori në…

Open Data Albania: Rriten me 173 % klikimet, qytetarët interes për analiza ekonomike e të dhëna transparente

OpenData, akses dhe transparencë për Sektorët e rriskuar nga Korrupsioni Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption – ky është projekti që po zbaton Organizata jonë me mbështetje të SIDAs – Sweden International Development Cooperation Agency. Programi ka dy komponent: Rritje e transparencës mbi paratë publike dhe Fuqizim të të Rinjve kundër korrupsionit, përmes edukimit qytetar dhe forcimit të modeleve…

Prokurimet Publike dhe Fushata Zgjedhore 2021, NdiqParate.al: Në Prag fushate, 28% e Tenderëve u bënë pa Garë të Hapur

Portali Open Data Albania ka analizuar të gjitha procedurat tenderuese me fonde publike përgjatë viteve 2020 dhe 2021, vëllimin e tyre dhe identifikimin e fondit limit, të kontraktuar pa garë të hapur. Ajo çka u konstatua në analizë është se, viti 2020 dhe semestri që paraprin fushatën zgjedhore 2021 ka në tërësi vlerë monetare të prokuruar 150% më lartë se vitet e zakonshme. Kjo dëshmon për një…

Projeksion: Shqipërisë i duhet edhe një shekull për të mbërritur mesataren e të ardhurave për frymë të BE-së

Shqipëria mund të arrijë nivelin e të ardhurave për frymë të mesatares së vendeve të Bashkimit Europian pas një shekulli. Ky është një projeksion ekonomik i realizuar nga analistë të Open Data Albania, duke vlerësuar tre skenar të rritjes ekonomike dhe afrimit të nivelit të të ardhurave për frymë të Shqipërisë me BE-në. Analizat që publikohen tek #OpenDataAlbania kanë për qëllim të furnizojnë debatin dhe opinionin publik…

Debat Publik bazuar në fakte dhe të dhëna

Analizat që Publikohen tek #OpenDataAlbania kanë për qëllim të furnizojnë debatin dhe opinionin publik me fakte të vërteta dhe argumente të bazuara. Rritja Ekonomike e Shqipërisë, mundësia e saj për tu përafruar dhe njehsuar me nivelin e vendeve të Bashkimit Europian është analizuar me detaje në artikullin Projeksion, data kur Shqipëria potencialisht arrin nivelin e të ardhurave për Frymë të BE-se  https://ndiqparate.al/?p=15501 nga Ilir Brasha…