Pesë përqind e shoqërive të  regjistruara në vitin 2019 janë pezulluar brenda vitit. Ky është një indikator i hulumtimit të statusit të shoqërive të biznesit të themeluara  gjatë dymbëdhjetë muajve të vitit 2019. Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për Shoqëri Biznesi të regjistruara në vitit 2019 nga 1 janari deri 31 dhjetor. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetit, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë Biznesin. Gjithashtu pasaporta lidh (linkon) të dhëna për Tendera dhe pagesa nga Thesari i Shtetit bërë në favor të kësaj shoqërie. Në këtë artikull po agregojmë të dhëna për Shoqëri Biznesi sipas statusit të tyre gjatë muajve të parë pas regjistrimit. Në vitin 2019 në vend janë regjistruar 3 291 (tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e një) shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK.  Ne muajin shkurt 2020, rezultonin me aktivitet të pezulluar 177 prej tyre çka tregon vështirësi dhe defekte të zbatimit të plan biznesit fillestar që në muajt e parë të themelimit. Nga këto 177 janë 106 shoqëri që kanë shënuar pezullim aktiviteti që në tre muajt e parë të aktivitetit. Nga këto shoqëri janë 2 të çregjistruara dhe 16 në proces likuidimi. Përfundimi apo pezullimi i ciklit të biznesit që në vitin e parë të punës për shoqëri të ndryshme biznesi është një moment interesant i dinamikës dhe cilësisë së bërjes biznes në vend.


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Gjithashtu në databazën Open Corporates Albania janë krijuar pasaporta me informacion, të dhëna dhe dokumente të aksesueshme për publikun për të gjitha shoqëritë e biznesit të themeluara në vitin 2019. Makina e kërkimit e databazës bën të mundur kërkimin dhe listimin e shoqërive sipas emrit, zotëruesve, ish zotëruesve, llojit të aktivitetit, origjinës së kapitalit, vlerës së kapitalit, vitin e themelimit, statusin, licencat e shoqërive.

Shoqëritë e themeluara dhe regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë Vitit 2019, kanë një kapital aksionar dhe vlerë kuotash në total prej  8 970 697 392.82 (tetë miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë milion e  gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy) Lekë. Open Corporates Albania është një databazë me të dhëna të hapura, me informacion lehtësisht të aksesueshëm për shoqëri biznesi që veprojnë në vend.

Shkarko excel : Shoqëri Biznesi të Regjistruara në 2019 sipas statusit, të pezulluarat
Komente dhe Analiza : Open Corporates Albania