Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për Shoqëri Biznesi të regjistruara në vitit 2019 nga 1 janari deri 31 dhjetor. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetit, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë Biznesin. Gjithashtu pasaporta lidh (linkon) të dhëna për Tendera dhe pagesa nga Thesari i Shtetit bërë në favor të kësaj shoqërie. Në këtë artikull po agregojmë të dhëna për Shoqëri Biznesi sipas rrethit , vendndodhjes gjeografike ku bizneset kanë selinë. Ky informacion shërben për të njohur shpërndarjen gjeografike të zonave dhe mundësive të biznesit të krijuara në vitin 2019.

Në vitin 2019 në vend janë regjistruar 3 291 (tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e një) shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK. Tirana shënon 60% të numrit të shoqërive të krijuara në vitin 2019. Janë 1896 shoqëri të themeluara dhe regjistruara në këtë rreth. Ndërkohë këto shoqëri kanë 46.6% të totalit të kapitalit aksionar. Rethi që pason sipas numrit është Durrësi me 390 shoqëri biznesi të krijuara ose 11.85% e totalit të shoqërive të krijuara në vend gjatë 2019. Vlora dhe Fieri pasojnë me 120 dhe 102 shoqëri biznesi secila. Lezha, Shkodra, Elbasani, Kamza dhe Korça apo Berati janë gjithashtu rrethe me një numër të konsiderueshëm shoqërish të reja të biznesit të themeluara në vitin 2019. Ndërkohë sa i takon kapitalit aksionar megjithëse me një numër të ulët shoqërish Korça ka vlerë të lartë kapitali. Kështu Korça me 56 shoqëri shënon 40% të totalit të kapitalit aksionar të shoqërive të themeluara në vend gjatë vitit 2019. Por kjo nuk përkon me një situatë të mirë të injektimit të kapitalit privat pasi vlera rritet për shkak të një shoqërie publike (nën pronësi të bashkisë Maliq) të themeluar këtë vit dhe me kapital aksionar të lartë prej 3.5 miliard lekë.


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania


Të dhënat: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Në excelin që shoqëron këtë artikull dhe është vendosur në fund të tij janë të listuara shoqëritë sipas rretheve ku janë themeluar. Gjithashtu në databazën Open Corporates Albania janë krijuar pasaporta me informacion, të dhëna dhe dokumente të aksesueshme për publikun për të gjitha shoqëritë e biznesit të themeluara në vitin 2019. Makina e kërkimit e databazës bën të mundur kërkimin dhe listimin e shoqërive sipas emrit, zotëruesve, ish zotëruesve, llojit të aktivitetit, origjinës së kapitalit, vlerës së kapitalit, vitin e themelimit, statusin, licencat e shoqërive.

Shoqëritë e themeluara dhe regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë Vitit 2019, kanë një kapital aksionar dhe vlerë kuotash në total prej  8 970 697 392.82 (tetë miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë milion e  gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy) Lekë. Open Corporates Albania është një databazë me të dhëna të hapura, me informacion lehtësisht të aksesueshëm për shoqëri biznesi që veprojnë në vend.

Shkarko excel: Shoqëri Biznesi të Regjistruara sipas rretheve viti 2019
Komente dhe Analiza : Open Corporates Albania