Open Data Albania po publikon emra Kryefamiljar të cilët Këshilli Bashkiak Durrës i ka miratuar me VKB (periudha Janar – Prill 2021) si subjekte përfitues të grantit të rindërtimit sipas projektit model.
Ne total janë 182 kryefamiljarë përfitues (787 persona ne total) të grantit sipas listave të miratuara sipas VKB-ve 13 datë 04.02.2021; 17 datë 22.2.2021; 38 datë 31.3.2021 dhe 48 datë 14.4.2021 të Këshillit Bashkiak Durrës.
Vlera totale e grantit është parashikuar në masën 521 491 224 lekë.
Projekt Model referuar VKB-ve më lart do të konsiderohet: projekti që realizon vetë subjekti, që kërkon përfitimin e grantit, me kusht që të plotësojë kërkesat dhe standardet sipas parimeve të procesit të rindërtimit dhe sipas parashikimeve të këtij vendimi; projekti që realizon vetë subjekti, kur ndërtimi do të realizohet në të njëjtin truall dhe sipërfaqja e truallit nuk lejon realizimin e projektit model (pika 8 e kreut II të VKM-së Nr.5 datë 6.1.2020 të ndryshuar).
Sipas grafikut me poshtë 13 % e subjekteve janë përfitues te strukturës së banimit 1+1 – me vlerë totale të grantit prej 52 633 102 lekë; 45 % përfitues të strukturës 2+1 – masa totale e grantit 208 257 314 lekë dhe 42% e tyre janë përfitues sipas strukturës 3+1 me vlerë granti 260 600 808 lekë.
Masat e grantit të rindërtimit për objektet të cilat janë klasifikuar për prishje dhe që duhen rindërtuar nga e para janë:
- 2 236 552 lekë, për familjet me përbërje familjare deri në 2 anëtarë, me sip. 70 m2 dhe strukturë 1+1.
- 2 617 558 lekë, për familjet me përbërje familjare deri në 4 anëtarë, me sip. 80 m2 dhe strukturë 2+1.
- 3 428 958 lekë, për familjet me përbërje familjare deri në 5 anëtarë, me sip. jo më pak se 90 m2 dhe strukturë 3+1. (pika 2 e VKB nr.8 Dt.28.01.2021)
Kriteret për kalimin e masës së grantit të rindërtimit sipas projekteve model nga Bashkia Durrës janë të parashikuara në Kontratën Model të bashkangjitur VKB nr8/2021 ku ndër të tjera përcaktohet që kalimi i masës së grantit do të bëhet në dy këste: kësti i pare në masën 60% kalohet nga Bashkia Durrës tek përfituesi i cili bën tërheqjen e shumës pas miratimit të kërkesës për leje ndërtimi dhe kësti i dytë kalohet pas verifikimit dhe mbikëqyrjes nga strukturat përkatëse për zbatimin e kontratës sipas kushteve të përcaktuara ne kontratë.
Subjekti përfitues duhet të dorëzoje projektin model, i cili është hartuar nga projektues të liçensuar dhe është i konfirmuar nga strukturat përgjegjëse të Bashkisë Durrës mbi rregullsinë dhe ligjshmërinë e tij.
Shkarko excel: Ndërtim nga e para për Kryefamiljarë përfitues grantesh rindërtimi Bashkia Durrës Janar – Prill 2021Komente dhe Analiza: Open Data Albania