Open Data Albania po hulumton mbi ndryshimet e Buxhetit të Shtetit për menaxhimin e dy fatkeqësive natyrore: Tërmeti Nëntor 2019 dhe Pandemia Covid 19. Qëllimi i këtij artikulli është evidenca e efekteve financiare në Buxhetin e Shtetit 2020 dhe 2021. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga tabelat buxhetore të Ministrisë së Financave referuar akteve ligjore të miratuara. Për menaxhimin e procesit të rindërtimit për shkak të tërmetit është krijuar një fond i posaçëm për rindërtimin. Ndërsa për menaxhimin e shpenzimeve të pandemisë është rritur buxheti në sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes, si dhe fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për të përballuar shpenzime të tjera të nevojshme dhe të paparashikuara. Në këtë artikull do të analizohen ndryshimet e Ligjit të Buxhetit 2020 dhe 2021, konkretisht ndryshimet në Fondin Rezerve, Fondin e Rindërtimit dhe Buxhetit e Sektorit Shëndetësi dhe Sektorit të Mbrojtjes, që janë ndër fondet kryesore të përdorur për financimin e shpenzimeve që kanë rrjedhur nga tërmeti dhe pandemia.
Gjatë vitit 2020, janë miratuar katër Akte Normative për ndryshimin e Ligjit Për Buxhetin e Vitit 2020’, ku shpenzimet buxhetore fillestare u planifikuan 549.37 Miliard Lekë , në planifikimin final rezultuan 30 miliardë Lekë më shumë.
Akti Normativ nr.6 datë 21.03.2020 Totali i Shpenzimeve në Buxhet u rrit me 1.6% duke rezultuar në 558.37 Miliard Lekë.
Akti Normativ nr.15 datë 15.04.2020. Totali i Shpenzimeve në Buxhet nuk ndryshoi.
Akti Normativ nr.28 datë 02.07.2020. Shpenzimet totale u rriten në 579.53 Miliardë Lekë (pesë qind e shtatë dhjetë e nëntë miliardë) Lekë, ose 3.8% më të larta se shuma e miratuar në AN nr. 6.
Akti Normativ nr.34 datë 16.12.2020 Totali i Shpenzimeve në Buxhet nuk ndryshoi.
Gjatë vitit 2020 Fondi Rezerve u rrit nga 1.7 miliardë Lekë plani origjinal në 16.2 miliardë Lekë plani i ndryshuar. Shtesa plus 14.5 miliard Lekë e Fondit Rezerve, pra 48% e rritjes së Shpenzimeve totale gjatë vitit, u alokua si vijon: 13.5 miliardë Lekë si fond për Kontigjencë për paketën sociale AntiCovid, ndërsa plus 1 miliardë Lekë për menaxhimin e emergjencave të kuadër të masave anti covid, kjo e fundit mbart dhe kostot për blerje vaksine.
Fondi kontigjencë për paketën sociale anticovid, u krijua si pjesë e Fondit Rezervë në Akt Normativ nr. 6 në Mars 2020 në shumën 7.5 miliardë Lekë. Ky fond u shtua përmes Aktit Normativ nr. 15 në 13.5 miliardë Lekë, dhe është shpërndarë nëpërmjet 2 paketave financiare për mbështetjen sociale ndaj qytetarëve dhe bizneseve: (i) Paketa e parë mundësoi mbështetje për biznesin e vogël dhe qytetarët, përmes ndihmës financiare në vlerën 26 mijë Lekë në muaj për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë Lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik. Gjithashtu, ajo mundësoi edhe dyfishimin e pagesës për personat që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie; (ii) Paketa e dytë siguroi mbështetje për sipërmarrjen dhe punëmarrësit, përmes subvencionit në vlerën 40 mijë Lekë për punonjësit e larguar nga puna dhe punonjësit e bizneseve të mbyllura me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; subvencionit për punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë Lekë, subvencionit të pagës së luftës për punonjësit e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit; mbështetjes për punonjësit e Rafinerisë së Ballshit; ndihmës financiare për aplikuesit e ndihmës ekonomike.
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Nryshimet ne Buxhetin e MSHMS, 2020
Në planin origjinal Buxheti për Shëndetësinë (MSHMS) ishte rreth 62.969 miliardë Lekë. Pas miratimit të Aktit të parë Normativ nr. 6 në muajin Mars 2020, shpenzimet e Ministrisë së Shëndetësisë pësuan një rritje me plus 1.2 miliardë Lekë, duke rezultuar në 64.169 miliard Lekë. Pas miratimit të aktit të tretë Akt Normativ Nr. 28, shpenzimet e Ministrisë së Shëndetësisë u rritën me plus 1.22 miliardë Lekë, duke rezultuar në vlerën 65.395 Miliard Lekë. Aktit i katërt normativ, shënoi shtesë 620 milionë Lekë, duke rezultuar në planifikimin final në shumën 66.015 Miliard Lekë për Ministrinë e Shëndetësisë. Si rezultat i ndryshimeve të Ligjit të Buxhetit 2020, në total ndryshimet nëpërmjet katër akteve normative, realizojnë një rritje të Shpenzimeve Buxhetore 2020 me rreth tridhjetë miliardë Lekë ose 5.5 për qind më shumë se planifikimi fillestar. Nga kjo rritje, vetëm 10 për qind e saj ose tre miliardë Lekë, u alokuan si buxhet shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat ishin për menaxhimin e epidemisë në forcimin e sistemit shëndetësor. Shpenzimet finale për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rezultuan 4.8 për qind më të larta se planifikimi fillestar.
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ndryshime Fondi Rindërtimit 2020.
Për menaxhimin e një tjetër fatkeqësie siç ishte tërmeti në fund të vitit 2019, u krijua një Fond i posaçëm për të menaxhuar programet e reja të rindërtimit Fondi i Rindërtimit. Në ligjin e Buxhetit 2020, ky fond u planifikua në shumën 20 miliardë Lekë, pra sa 3.6% e Shpenzimeve totale të Buxhetit, ose 1.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në korrik 2020 pati një rritje të këtij fondi në 34 miliardë Lekë dhe të peshë së tij në 6% të shpenzimeve totale. Ndërkohë që me ndryshimin e Buxhetit në Dhjetor 2020 pati një tkurrje me 2 miliardë Lekë. Pra në total gjatë vitit 2020, Fondi i rindërtimit u rrit me plus 12 miliardë Lekë ose 40% e shtesës së Shpenzimeve totale buxhetor.
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ndryshime Buxheti 2021
Buxheti 2021 vijon të jetë një buxhet në mbështetje dhe menaxhimin e dy fatkeqësive natyrore si tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19 përmes skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjes pro-aktive ndaj biznesit dhe masave parandaluese të përhapjes së mëtejshme të COVID-19. Për shkak të dinamikave të situatave dhe shpenzimeve të paparashikueshme për menaxhimin e pandemisë, planifikimi i Buxhetit 2021 rezulton me nevoja për ndryshim. Deri në Gusht 2021 janë miratuar katër Akte Normative, për ndryshimin e Ligjit nr.137 dt. 16.12.2020 – Buxheti i vitit 2021, nga të cilat 3 ndryshime kanë si qëllim kryesor ndryshimet e Fondit Rezervë për financimin e shpenzimeve për vaksinat kundër COVID 19, përveç aktit të parë në Shkurt. Si rezultat i ndryshimeve të Ligjit të Buxhetit 2021, në total rezulton rritje e Shpenzimeve Buxhetore 2021 me rreth plus 17 (shtatëmbëdhjetë) miliardë Lekë gati 3 për qind më shumë se planifikimi fillestar.
Akti Normativ Nr.4 date 05.02.2021, qëllimi i këtij akti normativ ishte financimi i nevojave shtesë të procesit zgjedhor.
Akti Normativ nr.8 date 22.03.2021, i cili mundësoi një rialokim prej 1 miliardë Lekësh brenda zërave të fondit rezervë të Këshillit të Ministrave. Qëllimi i këtij akti normativ ishte sigurimi i fondit të nevojshëm për blerjen e vaksinës kundër Covid-19.
Akti Normativ nr.18 date 12.04.2021, i cili mbështeti procesin e vaksinimit, duke rritur me 2 miliardë Lekë shpenzimet në fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, përmes rritjes me të njëjtën vlerë të të ardhurave tatimore.
Akti Normativ Nr.26 date 22.06.2021, ka qëllim mbështetjen e procesit të vaksinimit kundër pandemisë COVID-19, për të arritur imunizimin e të gjithë popullsisë. Shtohen me 2 miliardë Lekë shpenzimet për fondin rezervë të buxhetit të shtetit, nga të cilat 1 miliardë Lekë kanë qëllim financimin e shpenzimeve për fushatën e vaksinimit kundër pandemisë COVID-19. Ky fond është siguruar nga rialokimi i fondit në të njëjtën masë, por të papërdorur, që ishte planifikuar për skemën e rimbursimit të kurimit në shtëpi për COVID-19.
Ndryshime Fondi Rezervë 2021
Nga ndryshimet Fondi Rezerve në total është rritur me plus 5 miliardë Lekë, ndërsa fondi rezerve i Këshillit të Ministrave u rrit me 6 miliardë Lekë, ku 1 miliardë Lekë ishte rialokim nga një zë po i Fondit Rezerve total. Nga kjo shtesë plus 6 miliardë Lekë, 5 miliardë Lekë ose 30 % e rritjes së shpenzimeve totale buxhetore, janë shtuar për financimin e shpenzimeve për vaksinën kundër COVID 19.
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ndryshime Buxheti i MSHMS 2021
Buxheti i Shëndetësisë u ndryshua që me daljen e parë të aktit normativ në Shkurt 2021, me plus 5 miliardë Lekë, nga 66.142 miliardë Lekë në 71.452 miliardë Lekë, duke sjellë rritje në mbështetjen financiare të shërbimit të kujdesit parësor, dytësor dhe përkujdesit social. Megjithatë shërbimi i kujdesit parësor pësoj sërish tkurrje në ndryshimin e Buxhetit në Qershor 2021, duke u rikthyer në nivelet e planifikimit origjinal. Në ndryshim nga ky program, në qershor u vu re një rritje e lartë e shpenzimeve të planifikuara për menaxhim dhe administrim në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në ndryshim total të 4 akteve normative në 2021 rezulton që buxheti i shëndetësisë është rritur me plus 4.3 miliardë Lekë, pra sa 25% e rritjes së shpenzimeve totale buxhetore gjatë 2021. Rezulton me 0.6% rritje shpenzimet për kujdesin parësor, me 9% rritje kujdesi dytësor, 7% rritje përkujdesi social dhe 75% rritje shpenzime për menaxhim dhe administrim. Nga ana tjetër konstatohet rënie e planifikimit fillestar të shpenzimeve për shërbimin e shëndetit publik dhe shërbimit kombëtar të urgjencës.
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Ndryshime Fondi i Rindertimit 2021
Në vitin 2021 në planifikimin origjinal, ky fond rezulton 28 miliardë Lekë, pra 4.7% e shpenzimeve buxhetore totale ose 1.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pavarësisht ndryshimeve të Buxhetit gjatë kësaj periudhe ky fond nuk është prekur.
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: MFE (2021)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania
Për të dhëna të tjera dhe artikuj mbi ndryshimet buxhetore nga pandemia Covid 19 apo Rindërtimit, mund të aksesoni artikuj në rubrikën Artikuj ODA .
Shkarko excel: Ndryshimi i Buxhetit gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 2020 dhe 2021Komente dhe Analiza : Open Data Albania