Open Data Albania po përditëson të dhënat mbi lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore ndër vite, trendin dhe dinamikat e këtyre treguesve për periudhën 2011-2021. Burimi i informacionit është Instituti i Statistikave. Lindjet dhe Vdekjet janë dy komponentë që ndikojnë në ndryshimin e popullsisë vit pas viti duke sjell përllogaritjen e komponentit të tretë, shtesën e popullsisë si diferencë të lindjeve me vdekjet gjatë një viti. Treguesit mbi Lindjet, Vdekjet dhe Shtesat natyrore ndikohen nga faktor të ndryshëm social dhe ekonomik. Efekti i Pandemisë drejtpërdrejtë si një moment që ndikon cilësinë e shëndetit por edhe indikatorë të tjerë që lidhen me garanci për jetë normale janë të rëndësishëm në kontekstin e faktorëve demografik në dy vitet e fundit.

Viti 2021 është vitit që ka shënuar numrin më të ulët të lindjeve me 27 284 lindje, pasur nga viti 2020 me 28 075 lindje. Në terma absolute, rënien më të madhe të numrit të lindjeve vit pas viti është regjistruar në vitin 2015 me 3,045 lindje më pak në krahasim me vitin 2014, si pasojë e numrit të lartë të lindjeve të shënuar në këtë vit. Në vitin 2020 rezultojnë 486 më pak lindje se viti 2019, ndërsa në vitin 2021 rezultojnë 791 lindje më pak krahasuar me vitin 2021.


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Tirana, Shkodra,dhe  Lezha janë qarqe të cilat nuk kanë shënuar rënie të numrit të lindjeve gjatë dy viteve të fundit. Ndryshe paraqitet situate në të gjithë qarqet e tjera, ku 2020 dhe 2021 kanë shënuar rënie. Nëse shohim numrin gjithsej të lindjeve sipas qarqeve për periudhën 2011-2021, Vihet re se qarku i Tiranës shënon 30.4%  të numrit të lindjeve të regjistruara në Shqipëri, ndjekur nga qarku i Durrësit me 10.3 % të lindjeve të regjistruara në vend. I njëjti pozicion ruhet dhe për çdo vit nga secili qark nxitur dhe nga fakti se ku përqendrohet numri më i lartë i popullsisë në vend. Vetëm në vitin 2021, Tirana shënon 9,473 lindje të gjalla, ndjekur nga Durrësi me 2,980 lindje. Një numër shumë i vogël lindjesh shënohen në qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës, kjo edhe si pasojë e migrimeve të jashtme dhe të brendshme të popullsisë.


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Vitet 2020 dhe 2021 janë karakterizuar nga rritje të treguesve të vdekjeve dhe kjo është drejtpërdrejt apo pasojë e sëmundjes Covid -19, pezullimit të disa shërbimeve shëndetësor gjatë pandemisë dhe rëndimit të pacientëve me sëmundje kronike për shkak të pasojave të Pandemisë.

Vdekshmëria si pasojë drejtpërdrejtë e Covid-19, por dhe sëmundjeve të tjera të pasuara pas kësaj gjendje virusale, ka rritur numrin e vdekjeve të regjistruara në vend në mënyrë drastike. Viti 2021 shënoi rritjen më të madhe të numrit të vdekjeve gjatë gjithë dekadës së fundit. Janë 30 580 të vdekur në statistikat e publikuara nga INSTAT, ndjekur nga viti 2020 me 27 605 vdekje. Rritja me bazë vjetore e vdekjeve gjatë periudhës 2011- 2021 është regjistruar më e lartë në vitin 2020 me 25.8% dhe në vitin 2021 me një rritje prej 10.8% më shumë se viti 2020.


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Viti 2021 ka shënuar për çdo qark përveç Kukësit, numrin më të lartë të vdekjeve të ndodhura gjatë gjithë periudhës 2011-2021. Ashtu si dhe për lindjet, gjatë vitit 2021, Tirana ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në vend me 7 831 vdekje. Nëse shohim numrin gjithsej të vdekjeve të regjistruara nga viti 2011 deri në vitin 2021 sipas qarqeve, vihet re se 23.9% e vdekjeve janë regjistruar në qarkun e Tiranës dhe 11.2% në qarkun e Fierit. Qarku i tretë me numrin e vdekjeve më të lartë gjatë këtij njëmbëdhjetëvjeçari është Korça, duke përbërë 9.8% të vdekjeve të ndodhura gjatë kësaj periudhe kundrejt totalit në vend.


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shtesa natyrore në Shqipëri përgjatë çdo viti të regjistruar deri në vitin 2020 ka rezultuar pozitive si pasojë e numrit më të lartë të lindjeve sesa vdekjeve të regjistruara. Për herë të parë në Shqipëri shënohet një shtim natyror të popullsisë Negativ. Në vitin 2021 në Shqipëri janë shënuar më shumë vdekje sesa lindje, respektivisht 3 296 vdekje më shumë sesa lindje. Vlora është qarku me shtimin natyror negative më të lartë në vend me 1 222 vdekje më shumë sesa lindje, ndjekur nga Fieri i cili shënon 1 216 vdekje më tepër sesa lindje. Ndryshe paraqitet situate për kryeqytetin, ku lindjet rezultojnë në numër më të lartë se vdekjet. Pavarësisht bilancit pozitiv të Tiranës dhe disa qarqeve të tjera të lindjeve kundrejt vdekjeve, numri i qarqeve dhe shtesa natyrore negative (pra jo shtesë por pakësim natyror) Lindje-Vdekje, është më i lartë se qarqet që paraqesin një shtesë natyrore pozitive. Bien në sy qarku i Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve të regjistruara në këtë qark ka qenë negative përgjatë gjithë periudhës së marrë në shqyrtim. Shtesa natyrore ka ardhur në rënie dhe për ato qarqe të cilat rezultojnë me një shtesë natyrore pozitive përgjatë gjithë periudhës 2011-2021 si Durrësi, Dibra, Kukësi dhe Tirana.


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Viti 2021 ka qenë padyshim një nga vitet më negative në faktorë demografik në vend, duke patur ndikime negative në të gjitha qarqet. Niveli i lartë i vdekshmërisë së shënuar gjatë këtij vitit sikurse numrat në rënie për Lindje shënon një panoramë të errët për potencialin social ekonomik të vendit.

Shkarko excel: Lindjet, Vdekjet dhe Shtesa apo Pakësimi Natyrore për Popullsinë sipas Qarqeve 2011 -2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania