Skip to content
Open Data Albania

Open Data Albania

  • English
  • Rreth nesh
  • Artikuj ODA
  • Media
    • ODA në media
    • ODA njoftime në shtyp
  • Tema
    • Bashki Qeverisje Lokale
    • Ekonomi
    • Edukim
    • Energjetike
    • Financa Publike
    • Inovacione
    • Korporata/Shoqeri Biznesi
    • Koncensione
    • Kriminalitet
    • Popullsi / Demografi
    • Procese Zgjedhore
    • Program Rindërtimi
    • Rajoni
    • Raporte gjinore
    • Shendetesi
    • Shkembime Tregetare
    • Transaksione Thesari
    • Treg Punësimi
    • Shpenzime Elektorale
  • Thesari
  • Regjistri Biznesit
  • Regjistri Koncesionar
  • Prokurimet Transparente
  • Para & Pushtet
  • Akses Info Drejtesi
  • Kontakt

Llogari Kombëtare, Ndryshimet mes Sistemeve Europiane të Llogarive ESA1995 dhe ESA 2010

Autori: Open Data Albania Date : 11 Nëntor, 2021

Open Data po hulumton mbi ndryshimet mes Sistemeve Europiane të Llogarive (European System of Accounts-ESA) përkatësisht ESA 1995 dhe ESA 2010.

Sistemi Europian i Llogarive (European System of Accounts – ESA) paraqet një kuadër kontabël të pranuar ndërkombëtarisht dhe i detyrueshëm për tu zbatuar nga të gjitha vendet e Kontinentit Europian,  nëpërmjet të cilës bëhet matja e aktiviteteve ekonomike dhe financiare të një ekonomie, komponentëve të saj si dhe lidhjeve mes tyre për një periudhë kohe të caktuar (zakonisht 1 vit).

Sistemi Europian i Llogarive bazohet në parimet ndërkombëtarisht të pranuara të kontabilitetit të Sistemit të Llogarive Kombëtare (System of National Account-SNA), që përcakton një standard kontabiliteti të pranuar nga të gjithë shtetet e botës. Sipas SNA llogaritë duhet të jenë në përputhje me parimet e vlefshme ndëkombëtarisht të kontabilitetit, pra gjithëpërfshirëse, konsistente dhe të integruara/ unifikuara. ESA 1995 është në përputhje me parimet e SNA 1993, ndërsa ESA 2010  është në përputhje me SNA 2008.

ESA 1995 është e publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 310/1996 në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Europian. Ndërsa ESA 2010 është e publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 549/2013 si Aneksi (A) i Rregullores së Bashkimit Europian dhe mënyra e implementimit të saj nga vendet anëtare apo kandidate  për të qenë pjesë e Bashkimit Europian është publikuar si Aneks (B) i kësaj Rregulloreje. Implementimi i ESA 2010 është detyrim i përcaktuar nga EUROSTAT për të gjitha vendet e BE dhe ato kandidate siç është vendi ynë,  me qëllim për ti pasur të gjitha të dhënat e harmonizuara me të njëjtat standarde.

Deri Shtator 2014, vendet Europiane për vlerësimin e llogarive të tyre kombëtare janë bazuar në ESA 1995. Më pas, të dhënat e llogarive kombëtare janë mbështetur mbi metodologjinë e sistemit të llogarive të përshkruara në ESA 2010. Gjithashtu të gjitha vendet e Ballkanit (jo-EU) kanë filluar përshtatjen e metodologjisë sipas ESA 2010 si detyrim nga EUROSTAT, që prej vitit 2014.

Shqipëria, si shtet kandidat në BE ka filluar që në vitin 2014 përditësimin e vlerësimit të llogarive kombëtare sipas ESA 2010. Në vitin 2014, në Shqipëri u implementuan standardet e reja të metodologjisë ESA 2010 në vlerësimet e Produktit të Brendshëm Bruto PBB. Për këtë qëllim me VKM Nr. 320, datë 28.05.2014 hyri në fuqi Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike Rev. 2, në mënyrë që të gjitha statistikat të reflektonin sistemin e ri të klasifikimit. Konkretisht sipas Institutit të Statistikave në Shqipëri, konstatohet se për vlerësimin e llogarive kombëtare janë vënë në zbatim disa nga ndryshimet e reja metodologjike si:

-Zgjerimin e vlerësimeve për sektorin financiar duke përfshirë të gjithë institucionet financiare për të cilat disponohen të dhëna bazuar në klasifikimin e ri të ESA 2010 dhe SNA 2008.

–  Aplikimin e metodës së re për llogaritjen e shërbimeve të ndërmjetësimit financiar të matura indirekt (FISIM). 

– Vlerësimin e prodhimit të Bankës së Shqipërisë bazuar mbi dallimin që duhet bërë midis prodhimit të tregut dhe jo të tregut.

– Rishikimin e përkufizimit për prodhimin e kompanive të sigurimit të cilat ofrojnë sigurim jo-jete.

– Zbatimet Metodologjike për vlerësimin e treguesve të Shpenzimeve (trajtimi i Konsumit final të Familjeve, Trajtimi i Formimit Bruto të kapitalit fiks sipas llojeve të aseteve, etj. )

Sipas INSTAT, implementimi i metodologjisë ESA 2010 pati efekt pozitiv në vlerat e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) ndërkohë që përmirësimi i metodave ekzistuese statistikore dhe përfshirja e burimeve të reja patën një impakt negativ. Megjithatë efekti i përgjithshëm neto i tyre nuk ka shkaktuar ndryshime të mëdha në normën e rritjes reale të Produktit të Brendshëm Bruto.

Ndërsa ndryshime thelbësore nga implementimi i ESA 2010 vihen re në vlerën e shtuar bruto sipas aktiviteteve ekonomike.  Kjo pasi seritë e reja sipas ESA 2010, paraqesin një peshë më të madhe të sektorit të industrisë e ndërtimit krahasuar me atë të shërbimeve. Një ndryshim i tillë është rezultat i ndryshimeve në klasifikimin sipas aktiviteteve ekonomike nga njëra anë, por edhe i ndryshimeve metodologjike e burimeve të reja të informacionit nga ana tjetër.

Në lidhje me implementimin e ESA 2010, në Progres Raportin e vitit 2021 nga Komisioni Europian, evidentohet se Shqipëria duhet të përmirësohet më tej në llogaritjen e të ardhurave Kombëtare Bruto (GNI), dhe të fillojë hartimin e inventarit të GNI në bazë të përshkrimit ekzistues të burimeve dhe metodave të përdorura në përpilimin e llogarive kombëtare. Gjithashtu rekomandohet rritja e kapaciteteve raportuese për statistikat financiare qeveritare sipas ESA2010 dhe sigurimin e monitorimit të rregullt të standardeve.

Më në detaje, dallimet mes ESA 1995 dhe ESA 2010 do të trajtohen në pjesën në vijim. ESA 2010 paraqet dallime të rëndësishme në krahasim me ESA 1995 në lidhje me përkufizimet dhe fushëveprimin. Në metodologjinë sipas ESA2010, janë shtuar edhe 11 kapituj të rinj që paraqesin  zhvillimet e reja në matjen e ekonomisë, në  krahasim me ESA1995 që përmbante 13 kapituj. Këto kapituj të rinj janë kryesisht në përfshirjen e llogarive satelitore (si kontabiliteti social, roli i turizmit në llogaritë kombëtare, roli i sektorit shëndetësor, njohja e kapitalit human, ekonomiks i mjedisit, ekonomiks i mirëqenies), llogaritë qeveritare dhe llogaritë me pjesën tjetër të botës. Kategoritë kryesore që kanë pësuar ndryshime janë në lidhje me kufirin e prodhimit, asetet jo-financiare, instrumentet financiarë, Qeveria dhe me pjesën tjetër të botës.


Burimi: European System of Accounts 2010, European System of Accounts 1995, Manual on changes between ESA 1995 and ESA 2010
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

NRNdryshimet kryesoreKategoriaESA 1995ESA 2010Ndikimi ne llogarite kombetare
1Shpenzimet pёr kёrkim dhe zhvillim (Research and Development)Kufiri i prodhimitShpenzimet pёr R&D konsideroheshin si kosto e ndёrmjetme e njёsisё ekonomike.Shpenzimet pёr R&D pёrfshihen nё kёrkesёn finale dhe janё komponentё tё GDP-sё.Si rezultat i kёtij ndryshimi, llogaritё kombёtare sipas ESA2010 do tё jenё mё tё larta krahasuar me ESA95
2Vlerësimi i outputit pёr pёrdorim final nga vetё prodhuesit e tregutKufiri i prodhimitOutputi final i prodhuar pёr konsum konsiston nё tё mirat dhe shёrbimet qё mbahen ose pёr konsum vetjak ose pёr formimin e kapitalit nga e njёjta njёsi institucionale. Sipas sistemit tё llogarive, output final i prodhuar vlerёsohet me çmimet bazëё tё produkteve tё ngjashme nё treg, duke krijuar kёshtu suficit tё ardhurash. Ndryshimi mes sistemeve ndodh nё momentin kur çmimet bazëё tё produkteve tё ngjashme nё treg nuk gjenden.
Outputi final pёr pёrdorim vetjak vlerёsohet duke u bazuar nё kostot e prodhimit tё produktit
Outputi final pёr pёrdorim vetjak vlerёsohet duke u bazuar nё kostot e prodhimit plus njё marzh pёr tepricёn neto tё krijuar.Nё rastet kur output vlerёsohet sipas ESA 2010 qё pёrfshin marzhin, atёherё so tё rrisё nivelin e GDP-sё.
3Sigurimi i jo-jetёsKufiri i prodhimitESA 95 i trajton tё gjitha pretendimet pas njё ngjarjeje tё mbinatyrshme (katastrofat) si transferte korente.ESA 2010 i trajton tё gjitha pretendimet pas njё ngjarjeje tё mbinatyrshme (katastrofat) si transferte kapitale, nё mёnyrё qё tё mos ndikojё tё ardhuat e disponueshme tё konsumatorёve.Ky ndryshim e bёn vlerёsimin e shёrbimit tё sigurimit mё pak tё paqёndrueshёm. Nga pikёpamja e metodёs sё shpenzimeve, GDP ёshtё e ndikuar nga njё ndryshim nё eksporte dhe konsumin final tё sigurimeve. Nga pikёpamja e metodёs sё tё ardhurave, GDP ёshtё e prekur nga ndryshimet nё suficitit tё tё ardhurave tё siguruesve minus ndryshimit tё sufitciteti nё tё ardhurat e mbajtёsve tё policёs qё klasifikohen si konsum i ndёrmjetёm.
4Shpenzimet pёr sistemin e armatimeveAset jo-financiarNё ESA 95, vetёm blerja e atyre pajisjeve ushtarake qё konsideroheshin se kanё njё ekuivalent civil do tё regjistroheshin si formim kapitali. Psh: fushat ajrore, spitalet, doket. Blerja e sistemeve të armëve ushtarake regjistrohej si shpenzim aktual (konsum i ndёrmjetёm). Vlera e shtuar bruto mbetet e pandryshuar.Nё ESA 2010, kufiri i aseteve tё kapitalit ushtarak u zgjerua duke pёrfshirё edhe armёt ushtarake dhe sistemet mbёshtetёse, edhe nёse ato nuk kishin ekuivalent civil.Sipas ESA 2010, blerja e sistemeve tё armёve ushtarake qё pёrdorёn vazhdimisht dhe mё shumё se 1 vit regjistrohet si formim kapitali. Kjo rrit masёn e vlerёs sё shtuar bruto gjatё gjithё jetёs ekonomike tё aktiveve.GDP rritet me masёn e konsumit tё kapitalit fiks.
5Klasifikimi i sektorit publik, privat dhe qeverisёQeveriaNё ESA 95 njё entitet ёshtё I klasifikuar nё sektorin e pёrgjithshёm qёveritar nёse:
a) Nuk ёshtё njёsi institucionale e kontrolluar nga qeveria
b) ёshtё njёsi institucionale e kontrolluar nga qeveria, por nuk ёshtё njёsi tregtare.
Pra Qeveria e përgjithshme përfshin ato njësi institucionale, të cilat janë prodhues jotregu ose të cilat kanë funksion kryesor rishpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë kombëtare dhe ku më shumë se 50% e aktivitetit të tyre financohet nga buxheti i qeverisëOutputi final pёr pёrdorim vetjak vlerёsohet duke u bazuar nё kostot e prodhimit tё produktit
Sipas ESA 2010 njё entitet ёshtё i klasifikuar nё sektorin e pёrgjithshёm qёveritar nёse:
a) Njёsia i shet vetёm qeverisё dhe nuk konkuron me ofertues tё tjerё privat pёr tё lidhur kontratё me qeverinё.
b) Kur qeveria ka njё ofertues tё vetёm tё caktuar tё mallrave dhe shёrbimeve ku ky i fundit i shet mё pak se 50% tё prodhimit tё tij tek njёsitё joqeveritare dhe nuk konkuron me ofertues tё tjerё privat pёr tё lidhur kontratё me qeverinё.
c) Kur ofertuesi nuk ka nxitje pёr tё ndryshuar ofertёn e tij me qёllim marrjen e njё aktiviteti tjetёr fitimprurёs.
Pra Qeveria e përgjithshme përfshin ato njësi institucionale, të cilat janë prodhues jotregu ose të cilat kanë funksion kryesor rishpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë kombëtare dhe ku më shumë se 50% e aktivitetit të tyre financohet nga buxheti i qeverisë
Pёrvec kriterit tё 50%, janё cilёsitё e mёsipёrme qё pёrcaktojnё nёse ёshtё njё njёsi institucionale qeveritare apo jo. ESA 2010 nё kostot e prodhimit pёrfshin koston e kapitalit qё mund tё pёrafrohet me interesin neto.
Pёrfshirja e interesit neto nё raportin shitje/kosto prodhimi ka tё ngjarё tё rezultojё nё njё rritje tё numrit tё njёsive tё klasifikuara nё sektorin qeveritar, si dhe nё deficitin dhe borxhin qeveritar. Gjithashtu mund tё ndikojё nё masёn e vlerёs sё shtuar, rrjedhimisht edhe GDP-nё
6Partneriteti Publik PrivatQeveriaNuk ka patur parashikime tё llogaritjes sё PPP nё llogaritё kombёtareNё ESA 2010 pёrfshihet pёr herё tё parё implikimet e PPP nё llogaritё kombёtare (ndikimi nё deficit dhe borxh publik).
Nё rastet e koncesioneve /PPP ku pagesat e qeverisё me para ose nё natyrё pёrbёjnё pakicёn e tё ardhurave tё kompanisё koncesionare, qoftё nё mёnyrё tё drejtёpёrdrejtё apo tё tёrthortё, atёherё koncesioni nuk pёrfshihet nё bilancin qeveritar.
Nёse qeveria financon nё forma tё ndryshme shumicёn e kostove tё ndёrtimit, aktivi duhet tё regjistrohet nё bilancin qeveritar. Nё kёtё rast, cdo e ardhur e marrё nga koncesionari gjatё fazёs sё funksionimit duhet tё ridrejtohen tek qeveria.Gjithashtu nёse nё kontratёn fillestare apo gjatё jetёs sё saj, qeveria siguron njё garanci minimale tё tё ardhurave, atёherё aseti duhet tё regjistrohet nё bilancin e qeverisё.
Nё kёtё rast do tё kishte impakt nё huadhёnien/ huamarrjen e qeverisё pasi shpenzimet kapitale do tё regjistrohen si formim bruto I kapitalit fiks nё llogaritё kombёtare. Gjithashtu do tё kishte impakt nё borxhin e qeverisё, duke e rritur atё.
7TVSH – bazuar nё burimet e veta EU –Kjo pёrfshin TVSH qё vendet anёtare tё BE paguajnё institucioneve tё BE-sё.QeveriaKjo tarifё regjistrohej si taksё mbi prodhimin dhe importet e paguar direkt pёr pjesёn tjetёr tё botёsKjo tarifё konsiderohet si transfertё korrente e paguar nga cdo shtet pjesёmarrёs tek institucionet e EU.Nuk ka impakt nё GDP, por sasia e taksave mbi prodhimin dhe importin tё pagueshёm pjesёs tjetёr tё botёs do tё ulet.
8Banka Qёndrore- Alokimi i outputitKufiri i prodhimitSipas ESA 95 outputi i bankёs qёndrore matet si shumё e kostove dhe klasifikohet si konsum i ndёrmjetёm i ndёrmjetёsve tё tjerё financiarё.Ndёrkohё edhe sipas ESA 2010 outputi i bankёs qёndrore matet si shumё e kostove, por alokimi i tij ndryshon nga ESA 95. Komisionet dhe tarifat pёr shёrbimet direkte tё faturuara nga Banka Qёndrore drejt njёsive rezidente apo jo-rezidente, duhet t’u alokohen kёtyre njёsive. Veteёm diferendca me kostove me tarifat dhe komisionin duhert tё klasifikohet si konsum i ndёrmjetёm i ndёrmjetёsve financiarё.Rritet GDP me vlerёn e komisioneve dhe tarifave tё alokuara tek jo-rezidentёt (eksport) dhe njёsitё rezidente. Gjithashtu GNI (Tё ardhurat kombёtare bruto) do tё rriten me tё njёjtёn masё si GDP.
9Pёrmirёsimi i tokёs njihet si aktivAset jo-financiarESA 95 njihte pёrmirёsimet e tokёs si formim kapitali, por nuk i njihte si aktiv mё vete. Kjo coi nё njё mospёrputhje mes formimit tё kapitalit.ESA 2010 ka krijuar njё kategori nё vete nё aktive, pёr pёrmirёsimet e tokёs e cila lejon krahasimin e formimit tё kapitalit nga toka dhe pёrmirёsimi i tokёs. Nё rastet kur nuk ёshtё e mundur tё ndahet vlera e tokёs para pёrmirёsimit dhe vlera e tokёs pas pёrmirёsimit, toka alokohet nё atё kategori qё ka vlerёn me tё madhe.Ky ndryshim mund tё sjellё rritje nё GDP dhe GNI, pasi njohja e aktivit tё ri ‘pёrmirёsimet e tokёs’, lejon qё formimi I kapitalit tё futet nё njё model tё pёrhershёm inventari, qё gjeneron vlerёsime tё ndryshimeve nё stokun e pёrmirёsimeve tё tokёs
10Kompensimi i punonjёsve (stoku opsional I punonjësve)Instrumenta FinanciareNuk ka qёnё e parashikuar nё ESA 95Nё ESA 2010 Opsioni i aksioneve tё punonjёsve u prezantuar si njё mёnyrё pёr korporatat qё tё shpёrblejёn punonjёsit e tyre ekzekutivё. Punёdhёnёsi u jep mundёsi punonjёve pёr tё blerё aksione nё tё ardhmen, me njё cmim tё caktuar nё momentin kur jepet opsioni.Pёrderisa ky opsion nuk ishte I pёrfshirё mё parё nё pёrkufizimin e kompensimit tё punonjёsve, atёherё pёrfshirja e tyre do tё rezultojё nё nivele mё tё larta tё kompensimit tё punonjёsve. Kёto do tё regjistrohen si paga apo shpёrblime tё tjera sipas udhёzimeve tё ESA 2010. Nuk ka ndikim nё llogaitё kombёtare.
11Super DividentёtInstrumenta FinanciareNuk ka qёnё e parashikuar nё ESA 95Nё ESA 2010, pёrcaktohet si mё poshtё:
Dividentёt pёrjashtojnё super dividentёt. Super Dividentёt janё dividentё qё janё mё tё mёdhenj nё krahasim me nivelin e fundit tё dividentёve dhe fitimeve. Pёr tё pёrcaktuar nёse dividentёt janё tё mёdhenj, pёrdoret koncepti i tё ardhurave tё shpёrndara. Nёse niveli i dividentёve tё deklaruar ёshtё shumё i madh, dividentёt e tepёrt do tё trajtohen si transaksione financiare dhe do tё klasifikohen si ‘super-dividentё’.
Nuk ka impakt nё llogaritё kombёtare.
12Subjektet me qёllim tё veçantë (SQV) jashtё vendit dhe huamarrja e qeverisё.QeveriaVetëm përkufizimNё ESA 2010, ёshtё zgjeruar koncepti i SQV-ve krahasuar me ESA 95. Me konkretisht janё pёrcaktuar karakteristikat shtesё si mё poshtё:
a) SQV nuk ka punonjёs dhe aktive jo financiare
b)Nuk kanё shumё prezencё fizike
c)Janё tё lidhura me njё korporatё tjetёr si degё.
d) Janё nё njё territor ndryshe nga vendi ku ndodhet kompania mёmё.
Pёrshkrimi shtesё i natyrёs dhe aktiviteteve tё SQV nuk pёrbёn nё thelb njё ndryshim tё konceptit nga ESA 95, si rezultat nuk prek as llogaritё kombёtare. Megjithatё kur SQV-tё kontrollohen nga qeveria, atёherё sipas ESA 2010, tё gjitha asetet dhe detyrimet financiare tё SQV-sё absorbohen nё llogaritё financiare tё qeverisё.
13Zyrat Qёndrore dhe kompanitё aksionereNjesiaNё ESA 95, korporatat u pёrcaktuan si njёsi institucionale tё cilat kontrollojnё njё grup filialesh.Nё ESA 2010 u bё njё riformulim i pёrkufizimit duke i klasifikuar nё Zyra Qёndrore dhe Kompani aksionere.ёshtё bёrё njё riklasifikim i njёsive institucionale nga sektorёt jo-financiarё nё sektorё financiarё.
14Nёnsektorёt e sektorit tё korporatave financiareInstrumenta FinanciareNё ESA 95 kishte pesё nёnsektorё tё korporatave financiare si: Banka Qendrore; Institucionet e tjera financiare dhe monetare; Kompanitё e sigurimit dhe fondet e pensionit; kompanitё jofinanciare; ndёrjetёs tё tjerё financiarё.Nё ESA 2010, u zgjeruan nёnkategoritё nga pesё nё nёntё duke u shtuar Fondet e tregut monetar; Fondet e investimit tё tregut jo tё parasё; Ndihmёsit financiarё; Ndёrmjetёs tё tjerё financiarё; institucione financiare tё varura; kompanitё e sigurimit; Fondet e pensionit.Mund tё shkaktojё njё zhvendosje tё madhe tё aktiveve dhe detyrimeve financiare nga sektorёt jo financiarё nё sektorёt financiarё.
15GarancitёInstrumenta FinanciareNё ESA 2010 ёshtё bёrё njё pёrkufizim garancive tё huasё dhe ёshtё prezantuar njё tjetёr lloj garancish si ajo e kredive studentore. Sipas ESA 2010, garancitё janё angazhime ku garantuesi merr pёrsipёr tek huadhёnёsi qё nёse huamarrёsi dёshton , atёherё ky do i kompensojё humbjen e shkaktuar. Shpesh paguhet njё tarifё pёr ofrimin e njё garancie.ispozitat pёr garancitё e standartizuara sipas ESA 2010 trajtohen nё tё njёjtёn mёnyrё si sigurimi I jo-jeteёs.
16Tё drejtat e tёrheqjes speciale (SDR) tё FMN-sё si aktive dhe detyrimeInstrumenta FinanciareSDR-tё janё aktive rezervё ndёrkombёtare tё krijuara nga Fondi Monetar Ndёrkombёta, tё cilat u ndahen anёtarёve tё tij pёr tё plotёsuar pasuritё rezervё ekzistuese. Nё ESA 95 nuk njiheshin detyrimet e kёtyre aktiveve.Sipas ESA 2010, SDR-tё njhen si aktive me detyrime, edhe pse aktivet pёrfaqёsojnё pretendimet ndaj pjesёmmarёve nё mёnyrё kolektive jo mbi FMN-nё.Vendet qё mbajnё SDR kanё njё kёrkesё pёr sektorin e pjesёs tjetёr tё botёs- tё gjithё kombet anёtare tё FMN-sё. Prandaj secili prej anёtarёve, mban pёrgjegjёsi ndaj vendeve tё tjera qё pёrfaqёsojnё.
17Tё mirat e dёrguara jashtё vendit pёr pёrpunimPjesa tjeter e BotesMes ESA 95 dhe ESA 2010 ka patur njё ndryshim thelbёsor nё trajtimin e mallrave tё dёrguara jashtё vendit pёr pёrpunim pa ndryshim pronёsie.
Nё ESA 95 mallra tё tillё shёnohen si eksporte kur dёrgohen jashtё vendit, ndёrkohё regjistrohen si importe kur kthehen nga jashtё, me njё vlerё mё tё lartё si rezultat i pёrpunimit. Kjo njihet si metoda e regjistrimit bruto, dhe nёnkupton njё ndryshim nё pronёsi nё mёnyrё qё tregtia ndёrkombёtare tё pёrfaqёsojё njё vlerёsim tё vlerёs sё mallrave qё tregohen.
Nё ESA 2010, ka dy ndryshime kryesore. Sё pari, njihet njё shёrbim i ri pёrpunimi- shёrbimet prodhuese mbi inputet fizike nё pronёsi tё tё tjerёve. Sё dyti, nёse nuk ka ndryshim pronёsie, mallrat qё dёrgohen jashtё vendit pёr pёrpunim nuk pёrfshihen nё shifrat e eksporteve dhe importeve.Me ndryshimin e ri, shёrbimi neto I pёrpunimit ёshtё njё tarifё e ngarkuar pёr shёrbimin e pёrpunimit. Ky shёrbim ёshtё I regjistruar nё llogaritё kombёtare- eksport I shёrbimeve prodhuese pёr vendin pёrpunues dhe import pёr pronarin e mallrave.
18TregtiaPjesa tjeter e BotesNё ESA 95 ishte e pёrjashtuar nga tregtia e tё mirave, por në vend të kësaj përfshiu ndryshimin midis shitjes dhe blerjes së mallrave si një kategori shërbimi “tregtar” brenda shërbimeve të tjera të biznesit.Sipas ESA 2010, tregtia do tё pёrkufizohet si blerja e një të mire nga një rezident tek një jorezident dhe rishitja e mëvonshme e mallit në një jorezident tjetër, pa hyrë e mira në kufijtё ekonomikё tё tregtarit.Trajtimi I ri I kёsaj forme tё tregtisё ёshtё nё pёrputhje me ndryshimin e parimit tё pronёsisё.Kjo lloj tregtie kёrkon qё mallrat tё ndryshojnё pronёsinё dhe kёshtu transaksionet regjistrohen nё tregti, nё llogarinё e tё mirave.
19Skema e pensionit tё punonjёsve.Instrumenta FinanciareESA 95 njeh detyrimet e pensionit në bilanc vetëm për skemat e financimit privat.
Prandaj, aktivitetet e shumë skemave tё pensionit, të tilla si sigurimet shoqërore dhe skemat e punëdhënësve të pafinancuar, nuk çuan në njohjen e aktiveve/detyrimeve financiare.
ESA 2010 njeh të drejtat e pensionit të lidhura me punësimin, pavarësisht nëse aktivet e nevojshme ekzistojnë në skema të ndara apo jo.Në llogaritë kombëtare është përfshirë një tabelë shtesë e cila lejon regjistrimin e të gjitha të drejtave të përllogaritura të pensioneve duke bashkuar skemën e pensioneve të regjistruar në llogaritë kombëtare, si dhe skemat e pensioneve ‘pay-as-you-go’ të cilat gjithashtu menaxhohen nga qeveria. Sipas ESA2010 skema e pensioneve ‘pay-as-you-go’ është përjashtuar nga llogaritë bazë kombëtare dhe konsiderohet si detyrim kontigjent.Nё rastin kur shtetet rikonsiderojnё mёnyrёn e llogaritjes sё kontributeve shoqёrore nё lidhje me skemat e pensionit, GDP ndikohet.
20Tarifat e pagueshme pёr huadhёnien e letrave me vlerё dhe huatё e aritInstrumenta FinanciareNuk ka qёnё e parashikuar nё ESA 95Të gjitha tarifat që paguhen për pronarët e letrave me vlerë të përdorura për huadhënien e letrave me vlerë dhe pronarët e arit të përdorur për kredi ari (qofshin nga llogaritë e arit të alokuara ose të pa alokuara) regjistrohen me konventë si interes.Kjo mund tё ndryshojё shumё pak GDP-nё nё rastin e pёrdoruesve jo-rezidentё.
21Aktivitetet e ndёrtimit jashtё vendit.Aset jo-financiarSipas ESA 95, njësitë që kryenin një veprimtari ndërtimi jashtë vendit për një periudhë më pak se një vit nëse prodhimi përbën formim bruto të kapitalit fiks, atёherё njihen si njёsi rezidente nё vendin ku aktiviteti kryhet.ESA 2010 nuk e njeh kёtё pёrjashtim. Sipas metodologjisё sё re, kur aktiviteti i ndёrtimit kryhet pёr mё pak se njё vit, aktiviteti mbetet pjesё e aktiviteteve tё njёsisё institucionale prodhuese.Ky ndryshim prek GDP -në, pasi sipas ESA 2010 aktiviteti i ndërtimit do të regjistrohet si prodhim i vendit të origjinës, në vend të vendbanimit të përkohshëm të njësisë.
22FISIM midis insitucioneve rezidente dhe jo rezidente.Kufiri i prodhimitSipas ESA 95, importet dhe eksportet e FISIM duhet të llogariten duke përfshirë FISIM midis institucioneve financiare rezidente dhe institucioneve financiare jorezidente.(FISIM-Shërbimet financiare ndërmjetësuese të matura indirekt)Ndryshimi në ESA 2010 është se nuk ka llogaritje dhe shpërndarje të FISIM midis ndërmjetësve financiarëGDP ndryshon (mund tё rritet ose mund tё zvogёlohet).
Burimi: European System of Accounts 2010, European System of Accounts 1995, Manual on changes between ESA 1995 and ESA 2010, Instat (2021), Llogarite Kombetare Vjetore
Perpunoi: Open Data Albania

Ndryshimet kryesore janë të paraqitura më poshtë:

  • Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim  njihen si formim kapitali bruto

Sipas ESA95 shpenzimet për kërkim dhe zhvillim llogariteshin si kosto e ndërmjetme e njësisë ekonomike, ndërsa për shkak ndryshimeve në metodologji sipas ESA2010, shpenzimet për kërkim dhe zhvillim tashmë llogariten si pjesë e kërkesës finale dhe si rezultat edhe në llogaritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

  • Shpenzimet për armë njihen si formim kapitali bruto

Me ESA2010 do të klasifikohen si formim kapitali fiks shpenzimet për blerjen e mallrave që përdoren vazhdimisht dhe për më shumë se një vit si automjete dhe pajisje të tjera si anije ushtarake, avionë ushtarak, tanke, transportues raketash etj.

  • Partneriteti Publik Privat/ Koncesione

Në ESA 2010 është përcaktuar për herë të parë mënyra e trajtimit të koncesioneve/PPP, duke parë efektet që ato kanë nё llogaritë kombëtare (ndikimi nё deficit dhe borxh publik). Nё rastet e koncesioneve PPP  ku pagesat e qeverisë me para ose nё natyrë pёrbёjnё pakicën e të ardhurave të kompanisë koncesionare, qoftë nё mёnyrё të drejtë për drejtë apo tё tёrthortё, atёherё koncesioni nuk përfshihet nё bilancin qeveritar. Nëse qeveria financon nё forma të ndryshme shumicën e kostove të ndërtimit, aktivi duhet të regjistrohet nё bilancin qeveritar. Nё kёtё rast, çdo e ardhur e marrë nga koncesionari gjatë fazës së funksionimit duhet të ridrejtohen tek qeveria. Gjithashtu nëse nё kontratën fillestare apo gjatë zhvillimit të saj, qeveria siguron një garanci minimale të të ardhurave, atёherё aseti duhet të regjistrohet ne bilancin e Qeverisë.

  • Ndryshimi i pronësisë ekonomike

Pronësia ekonomike nënkupton personin fizik apo juridik që merr përsipër të gjitha përfitimet dhe risqet nga pikëpamja ekonomike të një aseti fizik. Ndryshe nga ESA 1995, në ESA 2010 është përfshirë kriteri i pronësisë ekonomike në përkufizimin e importit dhe të eksportit të mallrave. Përkufizimi i ri sipas ESA 2010 nënkupton ndryshime në mënyrën se si trajtohen:

  1. Aktiviteti tregtar që është shitja e një të mire nga një rezident tek një jo-rezident tjetër pa hyrë e mira në ekonominë e vendit të rezidentit. Kjo tashmë është regjistruar si tregti mallrash në vend të shërbimeve.
  2. Aktiviteti përpunues i mallrave të dërguara jashtë vendit ose të marra nga jashtë për t’u përpunuar përjashtohet nga tregtia e mallrave, ndërsa procesi i përpunimit regjistrohet si shërbime. Kjo sjell modifikimin e vlerësimit të flukseve të mallrave dhe shërbimeve, megjithëse me një efekt neto pothuaj zero në bilancin tregtar, dhe rrjedhimisht edhe në PBB.
  3. Sektori i korporatave financiare është i përshkruar në mënyrë më të detajuar, me qëllim arritjen e qëndrueshmërisë me sistemin e statistikave financiare të Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gjithashtu kufiri i aktiveve financiare është zgjeruar duke përfshirë një mbulim më të gjerë të kontratave financiare.
  4. Janë përcaktuar rregulla të reja për regjistrimin e të drejtave të pensionit. Në llogaritë kombëtare është përfshirë një tabelë shtesë e cila lejon regjistrimin e të gjitha të drejtave  të përllogaritura të pensioneve  duke bashkuar skemën e pensioneve të regjistruar në llogaritë kombëtare, si dhe skemat e pensioneve ‘pay-as-you-go’ të cilat gjithashtu menaxhohen nga qeveria. Sipas ESA2010 skema e pensioneve ‘pay-as-you-go’ është përjashtuar nga llogaritë bazë kombëtare dhe konsiderohet si detyrim kontingjent.
  5. Janë përcaktuar rregulla më strikte mbi mënyrën e trajtimit të subjekteve për qëllim të veçantë. Sipas ESA 2010, detyrimet e qeverisë  mbi subjekte me qëllim të veçantë të kontrolluara nga qeveria duhet të regjistrohen në llogaritë kombëtare (subjektet PPP).
  6. Është qartësuar mënyra e regjistrimit të transaksioneve të korporatave publike (shoqërive me zotërim publik) më qëllim përmirësimin e regjistrimit të zërave që mund të ndikojnë ndjeshëm borxhin e qeverisë
  7. Është përcaktuar trajtimi i super dividendëve të paguar nga korporatat publike. ‘Super dividendët’ do të trajtohen si pagesa të jashtëzakonshme dhe tërheqje nga kapitali. Nëse niveli i dividentёve të deklaruar ёshtё shumë i madh, dividentёt e tepërt do të trajtohen si transaksione financiare dhe do të klasifikohen si ‘super-dividentё’.
  8. Sipas ESA 2010, shlyerjet e detyrimeve pas një ngjarjeje të jashtëzakonshme, trajtohen si një transferim kapitali dhe jo si një transferim korent, në mënyrë që të mos ndikojnë në të ardhurat e disponueshme të konsumatorëve. Kjo metodologji e bën vlerësimin e shërbimit të sigurimit më të qëndrueshëm.
  9. Gjithashtu në ESA 2010 prezantohet një ndryshim në skemën e kompensimit të punonjësve. Për herë të parë, punonjësve u lejohet të blejnë aksione të kompanisë dhe të marrin një përqindje fitimi prej tyre.
  10. Pra Sistemi Europian i Llogarive ESA 2010 prezanton jo vetëm ndryshimet konceptuale në lidhje me ESA 1995 por gjithashtu paraqet edhe përshkrime të përmirësuara dhe të zgjeruara të metodologjisë së llogarive kombëtare. Në ESA 2010, paraqiten më tepër të dhëna mbi bilancet, jepen detajime të mëtejshme të llogarive financiare, paraqitet për herë të parë një set i ri të dhënash mbi detyrimet potenciale të Qeverisë si borxhet e korporatave publike, garancive, Koncesionet dhe  Partneritetet Publike dhe Private, duke siguruar në këtë formë të dhëna makroekonomike të krahasueshme.

Kjo Analizë Faktesh po publikohet në kuadër të zbatimit të projektit me titull Improved Policy Debate and Accountability to Delivering on Fundamentals First, throug the Establishment of Cluster One EU Negotiations Platform Albania C1-EU-NPA Projekt që zbatohet nga katër Organizata Shqiptare CSDG, ISP, AIS dhe KSHH me mbështetje financiare të Mbretërisë së Holandës.

Shkarko excel: Llogari Kombëtare, Ndryshimet mes Sistemeve Europiane të Llogarive ESA1995 dhe ESA 2010
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
FacebookTweetLinkedIn

Related posts:

Ndryshimet e sektorit bankar në Shqipëri 2018-2020, efektet në strukturën e kapitalit aksionar Default ThumbnailStoku i Borxhit Publik për Frymë në vitet 2010-2018 Borxhi për frymë në vitet 2010-2015 Borxhi për frymë në vitet 2010-2016
  • ← Historik i Inflacionit dhe Indeksi i Çmimit të Konsumit në Shqipëri, 1991 deri 9 mujori 2021
  • Të Ardhura Bashki, Totali Struktura dhe Ecuria 2010 – 2020 →

Kerko

Postimet e fundit

  • AIS zhvilloi trajnimin e radhës në kuadër të projektit iMonitor 2.0
  • Takimi përmbyllës i Programit Open Data Fellowship – Youth Empowerment Against Corruption dhe DataThon Albania 2025
  • Shqipëria bëhet pjesë e Open Tender Evropë, BigData për Prokurime Publike 2010 – 2026
  • Prokurimi Publik në Vitet Zgjedhore: Evidencë Statistikore dhe Analizë Risku 2015 – 2025 _ Raport Monitorimi dhe Dokument Evidencash
  • Shoqëria civile i kërkon Kuvendit të mos cenojë transparencën, shqyrtimin parlamentar dhe konsultimin publik në procedurat e përshpejtuara për legjislacionin e integrimit europian

Etiketa

AIS (15) Aranita Brahaj (13) bashki (26) BE (17) Biznese (14) Borxh (24) Borxh Publik (15) Buxhet (43) Buxheti i Shtetit (29) buxhetor (25) covid-19 (20) Covid 19 (13) Durrës (12) eksport (12) energji elektrike (15) Financa (23) Gjermani (12) import (14) INSTAT (17) Itali (14) kapital (14) Kosovë (13) Ndiq Parate (17) OpenCorporatesAlbania (13) Open Corporates Albania (21) Open Data (14) Open Data Albania (32) Open Procurement Albania (12) Open Spending Albania (10) Pandemi (11) PBB (33) PPP (23) raporte gjinore (11) Realizim (12) rritje (18) Salillari (11) Serbi (12) Shqipëri (41) Shëndetësi (15) tendera (16) Tirana (11) Tiranë (16) TVSH (15) të ardhura (29) Vlorë (11)

Arkiva

  • Korrik 2026
  • Maj 2026
  • Prill 2026
  • Mars 2026
  • Shkurt 2026
  • Janar 2026
  • Tetor 2025
  • Shtator 2025
  • Gusht 2025
  • Korrik 2025
  • Qershor 2025
  • Maj 2025
  • Prill 2025
  • Mars 2025
  • Janar 2025
  • Dhjetor 2024
  • Nëntor 2024
  • Tetor 2024
  • Shtator 2024
  • Gusht 2024
  • Korrik 2024
  • Qershor 2024
  • Maj 2024
  • Prill 2024
  • Mars 2024
  • Shkurt 2024
  • Janar 2024
  • Dhjetor 2023
  • Nëntor 2023
  • Tetor 2023
  • Shtator 2023
  • Gusht 2023
  • Korrik 2023
  • Qershor 2023
  • Maj 2023
  • Prill 2023
  • Mars 2023
  • Shkurt 2023
  • Janar 2023
  • Dhjetor 2022
  • Nëntor 2022
  • Tetor 2022
  • Shtator 2022
  • Gusht 2022
  • Korrik 2022
  • Qershor 2022
  • Maj 2022
  • Prill 2022
  • Mars 2022
  • Shkurt 2022
  • Janar 2022
  • Dhjetor 2021
  • Nëntor 2021
  • Tetor 2021
  • Shtator 2021
  • Gusht 2021
  • Korrik 2021
  • Qershor 2021
  • Maj 2021
  • Prill 2021
  • Mars 2021
  • Shkurt 2021
  • Janar 2021
  • Dhjetor 2020
  • Tetor 2020
  • Prill 2020
  • Korrik 2018
  • Maj 2018
  • Prill 2018
  • Mars 2018
  • Shkurt 2018
  • Janar 2018
  • Dhjetor 2017
  • Nëntor 2017
  • Tetor 2017
  • Shtator 2017
  • Gusht 2017
  • Korrik 2017
  • Maj 2017
  • Prill 2017
  • Mars 2017
  • Shkurt 2017
  • Janar 2017
  • Dhjetor 2016
  • Nëntor 2016
  • Tetor 2016
  • Shtator 2016
  • Gusht 2016
  • Korrik 2016
  • Qershor 2016
  • Maj 2016
  • Prill 2016
  • Mars 2016
  • Shkurt 2016
  • Janar 2016
  • Dhjetor 2015
  • Nëntor 2015
  • Tetor 2015
  • Shtator 2015
  • Gusht 2015
  • Korrik 2015
  • Qershor 2015
  • Maj 2015
  • Prill 2015
  • Mars 2015
  • Shkurt 2015
  • Janar 2015
  • Dhjetor 2014
  • Nëntor 2014
  • Tetor 2014
  • Shtator 2014
  • Gusht 2014
  • Korrik 2014
  • Qershor 2014
  • Maj 2014
  • Prill 2014
  • Mars 2014
  • Shkurt 2014
  • Janar 2014
  • Dhjetor 2013
  • Nëntor 2013
  • Tetor 2013
  • Shtator 2013
  • Gusht 2013
  • Korrik 2013
  • Qershor 2013
  • Maj 2013
  • Prill 2013
  • Mars 2013
  • Shkurt 2013
  • Janar 2013
  • Dhjetor 2012
  • Nëntor 2012
  • Tetor 2012
  • Shtator 2012
  • Gusht 2012
  • Korrik 2012
  • Qershor 2012
  • Maj 2012
  • Prill 2012
  • Mars 2012
  • Shkurt 2012

Rreth nesh

Insituti Shqiptar i Shkencave

Te drejtat e Perdorimit

Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Data Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data

Projekte

Deklarime Pasurore
Prokurime Transparente
Open Corporates Albania
Spending Data Albania
Akses Info Drejtesi

Kontakt

Rruga “Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana
[email protected]
© 2026 Open Data Albania | Designed by: Theme Freesia | Powered by: WordPress